Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Mediat dje dhe sot, raportuan me foto një udhëtim të kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në avion. Një foto ku bashkëshortja me këmbë përpjetë lexonte libra dhe Luli dëgjonte muzikë në kufje.
Për të dhënë detaje në lidhje me këtë udhëtim ka reaguar vetë zëdhënësi jo zyrtar i PD-së, Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.
Në rrjet,”çeta e ushtarëve” me dhe pa pagesë, apo servilët e radhës që duan të mbrojnë Lulin kanë dalë në mbrojtje të kryetares së Republikës së Re, zonjës Aurela. Është dhënë urdhëri për ta mbrojtur, se nuk kish asnjë çudi në atë foto dhe nuk kish asnjë problem. Oborri ka edhe zëdhënës edhe kllouna me shumicë.
Këtë që tha Erion Isufi e thonë dhe disa humoristë të tjerë apo qesharakë që i vijnë vërdallë opozitës. Po, nuk ka asnjë çudi në atë foto, Erion!
Nuk ka asnjë çudi në fakt kur shikon se dikush po lexon një libër apo dikush tjetër po dëgjon muzikë. Nuk janë ato çudia. Çudia është tek këmbët përpjetë, tek arroganca që tregojnë ato, për të cilën ti nuk ke thënë asnjë fjlalë.
Për me tepër është normale një udhëtim i tillë, duke dëgjuar muzikë dhe lexuar libra, por jonormalja është sesi kryetari i Republikë së Re, njeriu që na flet për shqiptarët e mjerë, udhëton në biznes klas me bashkëshorten e tij, duke paguar disa mijëra euro biletën, ndërkohë që fluturimet në Europë maksimumi zgjatin dy orë apo dy orë e 30 minuta. Kjo tregon arrogancën e luksit dhe të parasë së një oligarku, si vetë Lulzim Basha.
Nuk ka asgjë jo normale në atë foto, ku shikon se dy bashkëudhëtarë, mbajnë qëndrim ndaj njëri-tjetrit, mos vallë janë hidhëruar? Mos kemi ndonjë problem?
Ti si zëdhënës jo zyrtarë i partisë dhe i familjes a mund të na e sqarosh, çfarë ka ndodhur me të dy, që qendrojnë kaq menjëanë?
Biletat, fundja, po paguhen nga kuotat e demokratëve të varfër e nëse nuk i kanë paguar ata, por i ka paguar Landmark, na e thuaj dhe këtë. Apo vetë Luli nga rroga që merr si kryetar i PD-së, nga rroga që ka marrë si deputet dhe si ministër i PD-së, ta dimë dhe këtë.
Nuk ka asgjë jo normale në atë foto. Gjithçka është normale, ashtu si xhiroja e ?Landmark Comunication? e cila ka qenë 10 herë më e vogël në vitin 2013 dhe është shtuar fort gjatë qëverisjes së rilindjes. Pikërisht për të tilla udhëtime, arrogante që kushtojmë më mijëra euro, me fluturime luksi më këmbë përpjetë, duke treguar arrogancën e Republikës së Re.
Tani, edhe ti bashkë me ata që fluturonin, duke mbrojtur kryetaren reale të Republikës së Re, vazhdoni se asgjë jonormale nuk ka në atë fluturim. Ashtu sikundër nuk ka asgjë jonormale me situatën brenda opozitës. Ashtu si nuk ka asgjë jonormale me situtuatën në Shqipëri. Ashtu si kurrë më parë, nuk ka asgjë normale me kompaninë tënde Erion apo kllounat që ke në shërbim.
Gjithçka është normale! Edhe këmbet përpjetë! Edhe biletat e shtrenjta! Edhe xhiroja e rritur e kompanisë tënde! Edhe vilat ne rezidencat e oligarkëve! Dhe shantazhet dhe gjobat ndaj mediave! Edhe kërcënimet që i bëjnë biznesit! Të gjitha këto janë krejtësisht normale!
Përpara Erion, me Lulin në krye të PD-së dhe Aurelën kryetare të vërtetë të saj!/CNA.al
Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e ...
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën reg...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e ...
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 n...
Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...
Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferenc...
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hun...
Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u ...
Nga Ylli DylgjeriTu priten majat!Në Anglinë e fundshekullit ...
Nga Klodian TomorriTentativa e Bashkise se Tiranes per te ta...
Nga Martina PeshtaniKush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ...
Sot gazeta “Koha Jonë”, ashtu si shumë ditë të tjera, përpiq...
Nga Frrok Çupi-Në momentin kur përfaqësuesi i PD, vetë kryet...
Nga Lorenc VangjeliEshtë si një lojë sporti, një ndeshje fut...
Nga: Klodian TomorriQeveria e gjeti zgjidhjen e informalitet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...