Video-Festa e “Verërave dhe gështenjave”/ Ndizet atmosfera në Pogradec
E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Pogradecit organiz...
* Nga Miron Çako
Jeta është dhurata më e madhe që Zoti iofron çdo qenie njerëzore, por jo të gjithë e vlerësojnë dhe e përmbushin jetën e tyre. Një nga këta personalitete që e ka vlerësuar jetën edhe e ka përmbushur dhe vazhdon ta përmbushë atë me fjalë edhe punë të mira,është edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,Fortlumturia e tij, Anastasi Janullatos.
Ai ka lindur në Pire më 4 nëntor të vitit 1929. Prindrit e tij ishin i ati Jerasimos Janullatos dhe e ëmaRoksani Malltezi.Vitet e fëmijërisë edhe rinisë i kaloi në një periudhë të vështirë ku Europa edhe Ballkani sapo dolën nga lufta e parë,hynë në një tjetër luftë të dytë më mizore se para, qëu mori jetënshumë të pafajshmëve,dhe ringjalli ndjenjat mëprimitive mes njerëzve,duke lënëmbrapa vetëm shkatrim qytetërimesh. Megjithatë, edhe pse koha ishte e egër, përsëri shpirti i atij mbeti i butë dhe plot besim dhe dashuri për Zotin,që e drejtonte në dashuri përtë afërmin,të krijuar sipas ikonës së Zotit:?Sepse dashuria është nga Perëndia dhe kush do, ka lindur nga Perëndia dhe e nje Perëndinë?(Letra e 1 Joanit 4 -7)
Tek ky njeri janë kombinuar në mënyrë të veçantënjë shpirt i madh dhe një inteligjencë tepër e lartë.Etja e tij e pashuar për dituri e çoi atë drejt një përkushtimi të plot ndajZotit Jisu Krishtit Birit të Njeriut:?DiturinëePerëndisë?(I Korintasve 1-24),sepse Solomoni i urtë (971-931 pr K) këshillonte: ?Dituria është gjëja më e
rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson. Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie”.( Fjalët e Urta 4:7-9)
Ai përfundoi shkëlqyeshëm studimet universitare me notën më të lartëdhe u bë Doktor i Fakultetit të Universitetit të Athinës. Ka studiuar Fetarologji, Teologji Ekumenike dhe Etnologji në Universitetin e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani me bursë pasuniversitare të Fondacionit ?Alexander von Humbold?. Ka studiuar Islamin, Budizmin, Taoizmin, Konfucizmin dhe besime fetare afrikane në vendet ku ato ekzistojnë në Indi, Tajlandë, Srilanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Meksikë dhe Karaibe.
Profesor Doktor Anastasi, ka qenë Pedagog i Historisë së Feve në Universitetit Kombëtar Kapadostrian të Athinës nga viti 1972-1997, Dekan i Fakultetit të Teologjisë 1982-1996 dhe Anëtar Korespondent i Akademisë së Athinës 1993-2005. Që nga 1991 dhe deri më sot është Profesor Emeritus i Universitetit të Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës që prej 2006.
Gjithashtu ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë dhe Doktor Nderi i Filozofisë i 17 Universiteteve, Fakulteteve, ose Degëve Universitare, si në (Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali). Flet anglisht, gjermanisht, frëngjisht, lexon latinisht, italisht, spanjisht dhe shqip.
Është autor i dhjetëra monografive shkencore dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve me përmbajtje teologjike ose fetarologjike, studime dhe artikuj që janë përkthyer në 12 gjuhë të huaja. Ka mbajtur ligjërata në forume ndërkombëtare, lidhur me dëshminë e sotme të krishterë, dialogun ndërfetar, solidaritetin dhe paqen botërore.
Në vitin 1960 u përkushtua totalisht misionit hieratik dhe u hirotonis hierodhjakon dhe në vitin 1964 prift.Në vitin 1972 u hirotonis episkop (i Andrusës) duke pasur përgjegjësinë e Drejtorit të Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë (1971-1972).
Duke kuptuar qartë urdhërin e Krishtittë thënë nxënësvetë tij në çdo kohë: ?Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese? (Mk 16:15), çeli rrugën për ringjalljen e dëshmisë orthodhokse në botë në ditët e sotme. Ka punuarpër një dhjetëvjeçar (1964, 1981, 1990) për ngritjen e kishave të reja lokale në Afrikë, si mbikqyrës i Mitropolisë së Irinupolit, në Kenia, Tanzani dhe Ugandë. Për periudhën 1981-1990 ka zhvilluar një veprimtari të gjerë hierapostolike dhe sociale. Për këtë u nderua me dekoratën Bamirësi i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë 2009.
Episkopi i Andrusës, Anastasi, që ishte me shërbim hierapostolik në Afrikën Lindore,në janar të vitit 1991, zgjidhet nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike si eksark patriarkal, përtëardhur nëShqipërinë post-ateist-komuniste, për të parë çfarë kishte mbetur nga persekutimi që kishte provuar Kisha Ortodhokse Autoqefale në Shqipëri, e izoluar prej 40 vjetësh nga kishat e tjera si motra. Ai erdhi në Shqipëri në 17 korrik 1991 dhe u prit me mallëngjim nga një grup i vogël besimtarësh.Duke udhëtuar në mbarë Shqipërinë konstatoi shkatërrimin e frikshëm dhe shpërbërjen e plotë të Kishës Ortodhokse në Shqipëri. Pothuajse nga tri episkopatat, 19 zëvendësitë arhieratike, 330 enoritë dhe 25 manastiret që kishte Kisha në administrim para 1967, nuk kishte mbetur asgjë, pasuritë kishtare ishin të konfiskuara, kishat të transformuara në depo, stalla, reparte ushtarake, shtëpi kulture dhe nga të gjithë klerikët, kishin mbetur vetëm 12 priftërinj, tre dhjakonë, asnjë episkop, ku shumica ishin të sëmurë dhe në moshë të thyer.
Orthodhoksët e Shqipërisë kërkuan që eksarku patriarkal të qëndronte në Shqipëri dhe të merrte përsipër veprën e ringritjes së Kishës, sepse nuk u gjend asnjë person klerik, ose laik i i formuar me arsimin e përshtatshëm dhe i pamartuar me nënshtetësi shqiptare për të marrë barrën e madhe të ringritjes nga themelet së Kishës Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë.Më 24qershor 1992, me propozim të Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I, eksarku Patriarkal Anastas Janullatos, u zgjodh me vota unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Zgjedhja e Kryepiskopit më 24 qershor 1992 ishte sipas rregullave të orthodhoksisë dhe ishte një fakt i kryer kishtar. Ky akt u bë i ditur me letra zyrtare patriarkale të gjithë Kishave Orthodhokse në botë. Fronëzimi i tij u krye në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë në 2 gusht 1922.
Ai erdhi në Shqipëri në moshën 62 vjeçare dhe për 28 vite deri më sot,sëbashku me bashkëpunëtorët klerikë dhe laikëvendas edhe të huaj, me hirin e Perëndisë e ringjalli Kishën e shkatëruar deri në themel.Përgjatë këtyre viteve u riorganizuan 460 enori orthodhokse në qytete e fshatra ku zhvillohen veprimtari liturgjike predikuese e katekiste.Janë ndërtuar mbi 150 Kisha të reja, të vogla, të mëdha edhe katedrale madhështore në shumë qytete të shqipërisë, janë restauruar 60 kisha, manastire, monumente kulture, janë riparuar 160 kisha, janë blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitropolitane, shtëpi pritje, punishte, mensa për të varfërit, e tërë vepra ndërtuese arrin mbi 450 objekte, po ashtu ndërtimi i hidroçentralit HEC Rapuni 3&4(Librazhd),2016.
Me kujdesin e Kryepiskopit Anastas u arsimuan një brez i ri klerikësh nënshtetas shqiptarë, në Akademinë Teologjike ?Ngjallja e Krishtit? ? Shën Vlash Durrës, sot degë e Teologjisë në Kolegjin Universitar ?Logos?. Gjithësej janëhirotonisur dhe shërbejnë 159 klerikë të të gjitha gradave klerikale,si dhjakon, prift, episkop në gjashtë mitropoli.
Sipas vizionit të tij që:?Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja,? u krijuan dhe funksionojnë 50 qendra rinore në qytete e fshatra. Çdo vit organizohen veprimtari rinore të larmishme si kampingjet verore, konferenca, veprimtari sportive, aktivitete me të rinj me aftësi të kufizuara, festivale rinore etj.
Janë ndërtuar nga themelet katër shkolla me konvikte, si shkolla e mesme kishtare me emrin ?Kryqi i nderuar? në Gjirokastër. Gjithashtu janë ngritur dhe funksionojnë 19 kopshte në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Elbasan, Cerrik, Gramsh etj. Në Tiranë funksionon kompleksi arsimor shqiptaro-amerikan me emrin ?Protagonistët?, po ashtu dhe në Durrës dhe në Gjirokastër shkolla 9 vjeçare ?Frymë Dashurie?. Në Korçë funksionon që prej vitit 2013 shkolla e mesme ?Platoni?, ne Mesopotam në Sarandë funksionon shkolla e mesme teknike ?Apostul Pavli?.Në Tiranë dhe Gjirokastër funksionon Instituti i Formimit Profesional ?Frymë Dashurie?.Tetorin të vitit 2012 u hap në qendrën Tabor shkolla e parë e Muzikës Bizantine me konvikt. Në Tiranë funksionon Kolegji Universitar?Logos?.
Janë botuar me dhjetëra libra teologjikë dhe formues, botohetperiodikisht gazeta ?Ngjallja?, revista për fëmijë ?Gëzohu?, revista rinore ?Kambanat?, revista?Kërkim?, të cilat formojnë breza të çdo moshe me vlera morale, me dashuri pa interes, me ndjenjën e sakrificës për të mirën, të respektit të lirisë së tjetrit, të bashkëjetesës, për t?u bërë njerëz të moralshëm dhe qytetarë të vërtetë.
Me bekimin edhe mbështetjen e tij prej vitesh një Zyrë e veçantë e Trashëgimisë Kulturore merret me objektet orthodhokse të kultit që janë dhe monumente të kulturës sonë kombëtare. Për riparimin e të cilave,janë përdorur sot me dhjetëra milionë euro.Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimin e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona. U përgatit një brez i ri artistësh që po rigjallërojnë traditën tonë të pasur ikonografike. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të pallogaritshme të artit ikonografik me autorë shqiptarë si Onufri, Kostandin Shpataraku etj.
Nga viti 1998 transmeton stacioni radiofonik ?Ngjallja? me frekuencë FM 88.5 Mhz për Tiranën dhe Durrësin, 93.4 Mhz në Elbasan, 98.7 Mhz në Fier dhe 88.7 Mhz ne Korçë. Ajo transemton 24 orë programe shpirtërore, kulturore, sociale, historike, muzikë kishtare, popullore e klasike si edhe shërbesa kishtare.
Po ashtu prej 20 vitesh funksiononQendra mjekësore diagnostikuese ?Ungjillëzimi? në Tiranë, me 23 specialitete, e cila ofron shërbime bashkëkohore mjekësore, sëbashku me qendra të kujdesit shëndetësor që funksionojnë edhe në vende të tjera si Korçë, Kavajë dhe Gjirokastër. Në mjediset e manastirit të Shën Vlashit funksionon Shtëpia e Fëmijëve Shpresa. Në vitin 2018 filloi të funksionojë shtëpia e të moshuarave Familja e Dashurisë ?Hyjlindësja Mari?.
Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë 1992, 1994, 1997 Kisha Orthodhokse e udhëhequr nga kryepiskopi Anastas, ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale e humanitare duke siguruar e shpërndarë mijëra ton ushqime, veshmbathje dhe ilaçe.Me inisiativën dhe kujdesin e vazhdueshëm të tij, Kisha Orthodhokse ka mbështetur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtim rrugësh e ujësjellësash, programe për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe grave. Ngritja e qendrave shëndetësore në fshatra, kontribute për shkolla (Gërdec), jetimore (Zyber Hallulli), spitale, burgje (burgu 325: sera, fusha e sportit), ndihma për Institutet dhe personat me aftësi të kufizuara, azile, të burgosurit, dreka për të varfrit (Tiranë, Korçë, Berat) etj.
Në vitin 1999 kur në Shqipëri mbërritën mijëra refugjatë nga Kosova, Kisha Orthodhokse në bashkëpunim me Kishat e tjera në Europë, ndihmoi dhe strehoi 33 mijë refugjatë. Në vitin 2008 pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha me bekimin e kryepiskopit,ka kontribuar në ndihmë të të dëmtuarve. Ndihma monetare janë shpërndarë edhe për familjet e prekura nga përmbytjet në zonat e veriut.
Është për t?u theksuar dhe i njohur botërisht kontributi i tij në fushën e shkencës së teologjisë dhe dëshmisë së krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera si katolikët, protestantët, në dialogun ndërfetar dhe bashkëekzistencën paqësore midis popujve dhe feve.
Nëpërmjet personalitetit dhe kontributit të tij panorthodhoks dhe ndërkombëtarKisha Orthodhokse e Shqipërisëmerr pjesë në të gjitha veprimtaritë e Kishave Orthodhokse në mbarë botën dhe është anëtare e Konferencës Europiane të Kishave, anëtare e Këshillit Botëror të Kishave. Pjesëmarrja e Kryepiskopit Anastas si primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto evente ndërkombëtare, është një
e mirë jo vetëm për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por për të gjithë vendin dhe shqiptarët që aspirojnë prej vitesh të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.
Një kontribut tjetër i madh i Kryepiskopit Anastas është ndikimi i tij i padiskutushëm si njeri i dashurisë, i së vërtetës dhe i paqes duke ndikuar ndjeshëm për uljen e tensioneve midis shteteve, grupeve etnike dhe komuniteteve fetare.Në vitin 2000, me propozimin e 33 akademikëve nga Akademia e Athinës dhe e shumë personaliteteve të Shqipërisë, ka qenë kandidat për çmimin Nobel për paqen. Ai është zgjedhur vazhdimisht në pozicione të shquara të organizmave ndërkombëtare, President i Komitetit të Dëshmisë dhe Ungjillëzimit Botëror pranë Këshillit Botëror të Kishave 1989 dhe Zëvendës President i Konferencës së Kishave Evropiane 2003-2009.
Nga viti 2009 është President Nderi i Konferencës Botërore ?Fetë për Paqen?, ka marrë shumë çmime, dekorata për paqen, si ajo që mori në Moskë në 2006 ?Për kontributin e shquar për Paqen, Dialogun dhe Mirëkuptimin?, për këtë kontribut është nderuar edhe nga Republika e Shqipërisë me dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?, në 2010-ën,dhe nëdhjetor të2017 mori më në fund nështetësinë shqiptare.
Sipaspsalmistit:?Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për të fortët në tetëdhjetë?(Psalmi 90- 10),por ai me hirin e Zotit, e tejkaloikëtë limit edhe më 4 nëntor mbush 90 vjeç. Pavarësisht moshës aiështë një njeri vital qëme shpirt të ri vrapon me vizion largpamës për të ndërtuar vepra sa mëtë mëdha për lavdin e Zotit,për të mirën e Kishës dhe besimtarëve orthodhoksë, tëshqiptarëve edhe të vendit tonë.
Ai në këtë moshëgjëndet në një dilemë ashtu si apostull Pavli që predikoj nga Jeruzalemi deri në Iliri:?Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh,sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë,por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Këtë e di me siguri , që do të ri dhe do të qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj, që mburja juaj për mua të teprojë në Jisu Krishtin, për praninë time sërish midis jush?(Filipianve 1:21-24).
Për shumë vjet o Kryezot!
*Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës së KOASH- i
E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Pogradecit organiz...
Libri shqiptar për Bosnjën promovohet në Sarajevë. Diplomati...
Shoqja Vera Grabocka! Te uroj mbaresi ne projektin e ri në R...
Për disa njerëz, ndonëse i ke njohur nga afër ke ndjesinë e ...
Ndërron jetë në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur Shpresa B...
Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni ...
Shkrimtari 83-vjeçar shqiptar, Ismail Kadare, tha të mërkurë...
Akademia Suedeze i doli në mbrojtje vendimin e saj për t’i d...
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombë...
Aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj regjiso...
Pas reagimeve të shumta lidhur me çmimin Nobel për letërsinë...
Analisti politik, Dritan Haxhiraj ka nisur një peticion për ...
Shpallja e austriakut Peter Handke si fitues i çmimit Nobel ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Austriaku Peter Handke është fitues u çmimit Nobel për letër...
Nga Bislim Ahmetaj * Unë e kam jetuar romanin Procesi: 3K/19...
Dy bashkëshortët e skenës korçare, dhe asaj shqiptare për vi...
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Agim Mujo, vëllai ...
Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit ‘Pak...
Muharrem Meko, drejtori i RTSH Korça përmes një postimi në r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...