Çmimi Nobel në Letërsi/ Gent Cakaj ashpërson tonet: Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Shpallja e austriakut Peter Handke si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, u prit menjëherë me reagime të ashpra. Kritikët e quajtën atë mohues të genocidit, dhe vunë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Zoti Handke ka marrë pjesë në funeralin e Millosheviçit.
Të enjten Akademia Suedeze njoftoi se Handke fitonte për vitin 2019,ndërsa autorja polake Olga Tokarczuk për vitin 2018.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku i tha Zërit të Amerikës se vendimi për t?i dhënë çmimin një mohuesi të genocidit dhe justifiluesi të Millosheviçit është një shuplakë për të gjitha viktimat e luftrave në Kosovë dhe Bosnje.
?A jemi imunizuar aq shumë ndaj racizmit, të pandjeshëm emocionalisht ndaj dhunës, aq komodë me mbajtjen me të mirë, saqë mund të anashkalojmë bindjet e dikujt që përputhen me axhendën e mbrapshtë të genocidit??
Zonja Çitaku tha se shpreson që academia ta tërheqë vendimin.
?Arti, humanizmi dhe etika, janë dhe duhet të jenë të gërshetuara. Nuk ka dyshim që fituesit të këtij viti i mungojnë ato. Nëse jo atëherë Handke do ta varë medaljen e Çmimit Nobel pranë Urdhrit Kalorsiak Serb që i është dhënë personalisht nga Millosheviçi?, i tha ajo Zërit të Amerikës.
Shkrimtari Salman Rushdie, më i njohur për ?Vargjet Satanike?, e kishte denoncuar Handken në vitin 1999 për qëndrimet e tij ndaj fushatave të Millosheviçit. Të enjten, ai iu përgjigj një postimi në Twitter të zonjës Çitaku.
?Unë kam shkruar për idiotësirat e Handkes para 20 vjetësh. Jam dakord me ju?.
Salman Rushdie
?@SalmanRushdie
I wrote about Handke?s idiocies 20 years ago. I agree with you. https://twitter.com/vloracitaku/status/1182340335915143168 ?
Vlora Çitaku
?@vloracitaku
Dear Salman, I believe you read the news about the latest laureate of the #NobelPrize for literature. I am shocked. It is a slap in the face of all the victims of #Milo?evi? regime.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në një letër drejtuar Akademisë së Çmimit Nobel, shprehu indinjatën e saj, duke e quajtur Handken një eksponent të shquar të ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe luftërave të tij gjenocidale në Ballkan,
?Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke?, thuhet në letër.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruante në Twitter se ?paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes të turpshme nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi vuloset si një vlerë e re?.
Edi Rama
?@ediramaal
Never thought would feel to vomit because of a @NobelPrize but shamelessnes is becoming the normal part of the world we live
After disgraceful choice made from a moral authority like the Nobel Academy shame is sealed as a new value
NO we can?t become so numb to racism&genocide!
Një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të njohur boshnjakë, Zlatko Dizdarevic i tha shërbimit boshnjak të Zërit të Ameriksë, se nuk habitet.
?Çmimi Nobel për letërsinë ka kohë që nuk është provë në vetvete e një cilësie të lartë apo madhështisë së punës së dikujt. Dhe meqë ra fjala, tetë vetë në historinë e Çmimit Nobel, e kanë fituar atë për çështjen palestinezo-izraelite dhe sot jemi më larg një zgjidhjeje se kurrë?, tha ai.
Analisti Florian Bieber i Universitetit të Gracit në Austri tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës, se ajo që e bën zgjedhjet edhe më problematike është se idetë e Handkes pro nacionalizmit serb, janë reflektuar edhe në punën e tij.
?Ai ka këmbëngulur në mbrojtjen që i ka bërë pozicionit të atij që e ka quajtur pozicion serb, por unë do ta quaja pozicion nacionalist serb. Dhe kjo e bën dhënien e çmimit shumë problematike sepse nuk janë vetëm deklaratat e tij politike por i ka përfshirë në shkrimet e tij dhe tre libra, dy nga të cilët shënime udhëtimesh dhe një skenar pjese teatrale që reflektojnë këto pikëpamje?.
Çmimi Nobel për letërsi nuk ishte dhënë vitin e kaluar, pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera brenda radhëve të Akademisë Suedeze, që zgjedh fituesin.
Problemet në Akademinë Suedeze, shpërthyen pas një skandali lidhur me Jean-Claude Arnault, një personalitet kulturor në Suedi, që është edhe bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, anëtare e akademisë./VOA
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Austriaku Peter Handke është fitues u çmimit Nobel për letër...
Nga Bislim Ahmetaj * Unë e kam jetuar romanin Procesi: 3K/19...
Dy bashkëshortët e skenës korçare, dhe asaj shqiptare për vi...
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Agim Mujo, vëllai ...
Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit ‘Pak...
Muharrem Meko, drejtori i RTSH Korça përmes një postimi në r...
Moderatori i emisionit “Opinion”, Bledi Fevziu, i njohur ed...
Në mbarë botën Hëna i ka frymëzuar artistët për krijimtari t...
Me rastin e tre-vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ba...
Nga Pëllumb Kulla * Në dëshirën e shtrimit të herëpashershëm...
Është ndarë nga jeta Hirësia e Tij Imzot Nikoni, i cili i sh...
Kreu i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka shprehur ...
Si pasojë e një ataku kardiak është ndarë nga jeta në moshën...
Gazetari Erion Kristo i ka bërë një dedikim mjaft prekës, pu...
Avokati Altin Goxhaj ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka përcjellë...
Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona et...
Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen p...
Gazeta e njohur franceze Le Monde ka zgjedhur shkrimtarin sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...