web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë do bëjë Ilir Meta nëse shkarkohet?/ Kryemadhi tregon “planet”

31 Tetor 2019, 09:26, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë do të ndodhë me presidentin Ilir Meta në përfundim të mandatit ose në rast të ndonjë shkarkimi të mundshëm.

Kryemadhi ka deklaruar në emision ?byro politike? se Meta nuk do të kthehem më në LSI.

Pavarësisht se Meta është themeluesi i LSI-së, Kryemadhi e ka përjashtuar çdo mundësi që presidenti të rikthehet në parti.

Biseda  në emision:

Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..

Monika Kryemadhi: Ç?e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?

Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë familje e më gjerë?

Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar?

Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..

Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç?a të dojë.

Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?

Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.

Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim?

Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vij. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..

Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?

Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.





Lajmet e fundit nga