Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj deklaroi të mërkurën se kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ishte treguar ?neglizhent? ndaj saj dhe nuk i kishte treguar për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.
Në një bisedë telefonike me BIRN Imeraj konfirmoi përmbajtjen e një faksimileje të publikuar fillimisht në publikimin online cna.al, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje ?verbale dhe fizike? me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar ?procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale?.
Imeraj i tha BIRN se të dy palët ? si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo ? që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur ?në mënyrë të papërgjegjshme? të fshehur këtë rrethanë.
?Burri është treguar neglizhent dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem të kjo sepse është personale?, tha Imeraj.
Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi.
?Është e papërgjegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit,? tha Imeraj. ?Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi?, shtoi Imeraj.
Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ajo është shortuar për t?u rivlerësuar po në gusht të vitit 2018 si pjesë e listave prioritare për shkak se ishte prokurore e Krimeve të Rënda.
Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen. Ajo e përjashtoi mundësinë që një rrethanë e tillë të ishte harruar, ndërsa nënvijëzojë se vetë do ta kishte mbajtur mend nëse do të ishte sulmuar fizikisht.
Prokurorja shpjegoi se Bungo ishte përjashtuar tashmë prej çështjes së saj dhe se përjashtimi nga trupi gjykues dhe kërkesa për divorc kishin ndodhur thuajse në të njëjtën kohë.
E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses së KPK-së, kryetarja Genta Tafa Bungo nuk ishte e arritshme për koment të mërkurën.
Ndërkohë, në faksimilen e publikuar online lexohet se Imeraj pretendon se konflikt midis komisioneres dhe bashkëshortit ka ndikuar procesin e rivlerësimit ndaj saj.
?Shumë detaje gjatë këtij procesi në mënyrë të çuditshme kam vënë re që lidhen vetëm me bashkëshortin tim?, thuhet në padinë ku kërkohet zgjidhja e martesës.(BIRN)
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ish deputetja e PDIU-së Mesila Doda e ftuar në studion e “Re...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së mi...
Ish ministrja e Jashtme Arta Dade nuk i ka ndalur sulmet nda...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Caka...
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka ashpërsuar tonet ndaj k...
Fjalimi i deputetets së opozitës parlamentare, Majlinda Hali...
Ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur lidhur me Reformën Z...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar pesë kërkesat...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar tre kandidatët...
Ish-eurodeputeti njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se pasi u vërtetua se Ag...
Nëse fut emrin e ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana ...
Nga Kreshnik Spahiu1- Pyes socialstët: Sa shumë euro paska k...
Rreth tre vite më parë, Ben Blushi themeloi partinë e tij LI...
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli pritet të vi...
Pas pretendimeve të Lulzim Bashës, se pallati i tij është dë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgji...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Detyrim P...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa ndodhet n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...