"Dështimi i negociatave, jo vetëm prej qeverisë"/ Ish Ministri i Drejtësisë zbulon fajtorët
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar edhe një...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e ka faktuar se shenjat e gishtave të Kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut dhe të Jorgo Totos përputhen.
Sipas Bardhit është konfirmuar zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto.
Bardhi citon shkresën e prokurorisë: Nga informacioni i zyrës interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmeve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazen e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurme përputhen me gjurmet e gishtave të shtetasit Jorgo Toto.
Deklarata e plotë e Gazment Bardhit
Në datë 20 gusht 2019 Partia Demokratike solli fakte se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës ishte një person që ishte i arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar në shtetin fqinj, në Greqi. Me ndihmën e Edi Ramës, Agim Kajmaku u përpoq të vijonte mashtrimin e opinionit publik se në fakt Jordo Toto ishte një person i ndryshëm dhe nuk ishte Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës. Partia Demokratike asokohe solli fakte të pakundërshtueshme se në fakt Jordo Toto i arrestuar në flagrancë në Greqi ishte pikërisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Vorës. Sot denoncimi i Partisë Demokratike është provuar zyrtarisht nga Prokuroria e cila me shkresën e datës 28 tetor 2019 ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga Partia Demokratike. Në vendimin e Prokurorisë i mbërritur vetëm pak minuta më parë zyrtarisht në Partinë Demokratike, rezulton se zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto. Më tej, Prokuroria ka sqaruar se shtetasi Agim Kajmaku kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës, nga verifikimet e kryera është provuar se Agim Kajmaku dhe shtetasi Jorgo Toto, është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e sistemit TIMS, konfirmohet nga fakti që gjurmët e shtetasit Agim Kajmaku dhe shtetasit Jorgo Toto janë i njëjti person. Nga verifikimet e kryera, – citoj, shprehet prokuroria, konfirmohet se subjekti Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qEnë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar, – shprehet prokuroria, në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij. Nga ana tjetër, shprehet prokuroria, rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti përpara autoriteteve shqiptare, jo vetëm duke ndryshuar emrin dhe mbiemrin, por dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Në konkluzion, organi i prokurorisë ka konfirmuar se shtetasi Agim Ymer Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë Vorë, përfshihet në përcaktimin e pikës 3, germa ç, kreu 3, të vendimit 17-2016-të të Kuvendit të Shqipërisë. Citojmë: Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të pa plota dhe të pa sakta në këtë formular, pas sjell skualifikimin e menjëhershëm nga ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik. Pas këtij vendimi të organit të prokurorisë, tashmë çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në bashkinë e Vorës, është rrëzuar. Ne e kemi të qartë se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Mirëpo, shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, tashmë nuk është më një çështje vullneti në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të vitit 2019-të, për një vepër penale të rëndë të kryer në shtetin grek, për të cilën do të duhej të ishte dënuar deri në 10 vjet burg. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është një tjetër provë nëse Edi Rama do të vijojë të mbajë peng Shqipërinë, duke bashkëqeverisur me krimin, apo do të duhet të hapë krahun për ti hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Europa.
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar edhe një...
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në Rep...
Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i ftuar në studion ...
Shtatë nëntori i 2013-ës do të ishte seanca e fundit plenare...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Në një bisedë në studion e “Top Talk”, deputeti i opozitës s...
Deputeti i opozitës Korab Lita, i ftuar në “Top Talk” u shpr...
Partia Demokratike ka dënuar sulmet ndaj Drejtorit Ekzekutiv...
Deputeti i opozitës Korab Lita ka reaguar pas deklaratës së ...
Zulohet personi që ka kërcënuar deputeten e opozitës Rudina ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përsa iu përke...
Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës dhe k...
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bruksel ku pritet të zhvillo...
Deputeti i opozitës, Korab Lita është pyetur pas deklaratës ...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht ish-kryet...
Ish kryeministri Sali Berisha kqa reaguar lidhur me dënimin ...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi nuk i del e keqja pas vë...
Gazeta Financial Times ka publikuar një artikull në lidhje m...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...