Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës dhe kryeministrin Edi Rama se kanë mashtruar studentët.
Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri u shpreh se 4 muaj pas rikonstruksionit me tender 200 milionë ka rënë tavani dhe janë çarë muret në konviktet e Qytetit Studenti.
Sipas saj, Veliaj dhe Rama bënë shoë me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.
?Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët?, theksoi Pampuri.
Deklarata e plotë:
Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte.
Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonstruktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe veliajt.
Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë shoë me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.
ERION VELIAJ: ?Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t?u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik?
Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat.
Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët.
Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë.
Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë. Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë!
Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bruksel ku pritet të zhvillo...
Deputeti i opozitës, Korab Lita është pyetur pas deklaratës ...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht ish-kryet...
Ish kryeministri Sali Berisha kqa reaguar lidhur me dënimin ...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi nuk i del e keqja pas vë...
Gazeta Financial Times ka publikuar një artikull në lidhje m...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë t...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
CNA.al dy ditë më parë publikoi një material në lidhje me an...
Dy javë më parë, deputetja e opozitës Majlinda Halilaj, bëri...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se BE-ja nuk e ka mbajtur fja...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka takuar dje kreun e...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën ‘Shtetet...
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones dekla...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pasi kryeministri Edi Ra...
Dje CNA.al publikoi një vëzhgim, ku vihej re se prej më shum...
Tre protestues të Unazë së Re dalin sot para gjykatës së Ape...
Seanca e sotme plenare ka filluar me debate te ashpra dhe de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...