web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreshnik Çollaku kundër Grida Dumës/ "Jo" listave të hapura, zgjidhja reformimi

22 Tetor 2019, 22:24, Politikë CNA

Në një dalje mediatike Grida Duma ka qenë e drejtpërdrejtë kur hapur ka shprehur propozimin e opozitës për ndryshim pushteti. ?Parlament dydhomësh, lista të hapura me një propocional kombëtar si dhe prag më të ulët zgjedhor?, kanë qenë këto kërkesat e qarta nga një ish-deputete, që për herë të parë në gjithë lëmshin politik që na shoqëron kanë treguar një qëndrim konkret të opozitës.

Mirëpo, një ndër të parët persona që e ka kontestuar, për arsye të caktuara, këtë qëndrim të Dumës, është anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku. Nuk dihen arsyet që e kanë bërë Çollakun të hidhet në sulm drejt një demokrateje si qen i tërbuar, mirëpo përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale vihet re se ai është totalisht kundër listave të hapura, teksa shkruan:

?Listat e Hapura ne kontekstin shqiptare eshte hapja e deres perfundimisht per kontrollin e sistemit politik nga Oligarkia.
Nese ka nje menyre qe sistemin politik dhe parlamentin e ardhshem ta kontrollojne 100% oligarket e dhe pronaret e mediave,ky eshte sistemi me Lista te Hapura.?, thotë Çollaku.

?Pushteti i kryetareve te partive nuk dobesohet pasi do te jene ato qe ne fund vendosin emrat ne listat proporcionale kombetare e cila do te votohet ne menyre te hapur?, vijon anëtari i Kryesisë së demokratëve, pas pretendimeve të habitshme se lista  preferenciale politikanesh do të mund të mund të përdoren nga media gjatë fushatave elektorale për sulme politike, sikur thua Shqipëria ishte i pari vend që mund të përdor një sistem të tillë dhe gjithë çudirat mbetën për tu kryer këtu.

Për më tepër ja postimi i bërë nga Kreshnik Çollaku, një ndër përkrahësit kryesor të Lulzim Bashës, teksa flet për reformime partish politike duke hequr dorë nga ndryshimi i sistemit.

?Listat e Hapura ose Oligarkia ne politike.
?????
Listat e Hapura ne kontekstin shqiptare eshte hapja e deres perfundimisht per kontrollin e sistemit politik nga Oligarkia.
Nese ka nje menyre qe sistemin politik dhe parlamentin e ardhshem ta kontrollojne 100% oligarket e dhe pronaret e mediave,ky eshte sistemi me Lista te Hapura.

Listat e hapura kerkojne fushate ne nivel kombetare e kjo fushate kushton edhe per nje parti politike,imagjinoni per nje individ.

Imagjinoni se si nje profesor universiteti apo specialist i ndershem i nje fushe qe kerkon te futet ne politike do ti duhet te beje fushate kombetare. Ku do ti gjeje financat,si do ta bleje kohen televizive? Me se do ti paguje stafet,makinat,zyrat podiumet,flamujte etj etj ?

Nuk do te kete asnje rruge pervecse tu shtrije doren pronareve te mediave dhe oligarkeve…dhe duke u shtrire doren mendoni se do te jete me pas i pavarur nga ato ?
Si mund te imagjinoni fushate te ndershme kur neper televizione kombetare dhe deri lokale,ekzistojne lista politikanesh preferenciale e lista politikanesh per tu sulmuar,te sponsorizuara nga interesa qe skane asnje lidhje me te miren publike ?

Pushteti i kryetareve te partive nuk dobesohet pasi do te jene ato qe ne fund vendosin emrat ne listat proporcionale kombetare e cila do te votohet ne menyre te hapur.
E vetmja e re eshte se pervec kryetareve legjitime,de facto shnderrohen kryetare partishe dhe pronaret e medhenj te mediave dhe oligarket qe do sponsorizojne fushatat e deputeteve.

Kush merr shembull Kosoven,ju lutem shkoni te pyesni se perse ankohen votuesit e politikanet ne Kosove pikerisht per kete sistem.

Ndajmos kini iluzione e vetmja rruge per cilesine e demokratizimin e politikes eshte #reformimi i partive,thene ndryshe detyrimi qe ato te zbatojne ne menyre strikt statutet e rregullat e brendeshme,per perfaqesimin dhe karrierat.

Nese deformime ka patur,ka ndodhur pikerisht se keto rregulla jane shkelur e injoruar.

Debati mbi lista te hapura qe ze vend masisvisht ne media eshte debat i sponsorizuar pikerisht nga oligarket e mediave si nje mundesi e arte per te kontrolluar perfundimisht sistemin politik…,dhe pjesa tjeter qe e ndjekin jane romantik naiv qe pertojne dhe te mendojne se cfare krijese te deformuar po i hapin deren.?, shkruan Çollaku./CNA.al

“Të kopjojmë Kosovën”/ Grida Duma: Ndryshim sistemi, pastaj Kod të Ri zgjedhor





Lajmet e fundit nga