web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Të kopjojmë Kosovën"/ Grida Duma: Ndryshim sistemi, pastaj Kod të Ri zgjedhor

22 Tetor 2019, 20:11, Politikë CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, nga studio e lajmeve në RTV Ora ka shprehur hapur propozimin e opozitës për ndryshim sistemi. Sipas Dumës, propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët zgjedhor.

?Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik?, tha Duma.

Ndër të tjera, teksa deklaroi se listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë, Duma shton se edhe një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për vendin.

?Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës. Pra sa kohë institucionet janë Maliq dhe jo ligj minimalja që duhet të bëjmë është ti thërrasim njerëzit në demokraci të drejtpërdrejtë?, tha Grida Duma./CNA.al





Lajmet e fundit nga