web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD kundër aleatëve/ Basha në mbrojtje të sistemit zgjedhor

22 Tetor 2019, 17:39, Politikë CNA

Kur aleatët e mbledhur pas Bashës, të majtë dhe të djathtë, disa prej tyre të larguar edhe nga Rama, disa edhe të pakënaqur prej kryeministrit, ndërsa disa të tjerë edhe të djathtë historik, kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë kanë bërë dhjetra qëndrime publike, takime, dhe i kanë kërkuar edhe zyrtarisht edhe PD-së ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, vijnë qëndrimet e ditëve të fundit të Republikës së Re të drejtuar nga Lulzim Basha.

Disa nga eksponentët dhe mbështetës të vazhdueshëm të Bashës kanë filluar të shfaqen në televizion dhe të gjithë artikulojnë një fjali: ?Problemi nuk është sistemi?.

Pra, Partia Demokratike, Basha dhe të tijët po qartësojnë qëndrimin që kanë në lidhje me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. PD-ja qartazi nuk është për ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor. Luli dhe të tijët rreth e rrotull kanë dalë hapur ndaj aleatëve në koalicion, duke rrëzuar pikën e tyre kryesore, ndryshimin e formulës së sistemit zgjedhor në Shqipëri. Pra, një formulë të re llogaritje apo një sistem që ndryshon thelbësisht, i cili shkon në një propocional rajonal me lista të mbyllura, në një propocional kombëtar me lista të hapura dhe disa variante të sjella në tryezë prej aleatëve.

Sot ka folur Aldo Bumçi, disa ditë më parë Oerd Bylykbashi, ka folur edhe Enkelejd Alibeaj apo nënkryetarët e PD-së  Paloka dhe Spaho, të cilët kanë mbajtur qëndrim të qartë.

Ata kanë thënë se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor. Sipas tyre, sistemi zgjedhor është shumë i mirë, ligjet janë shumë të mira, ndërshkimi i votës është i parashikuar në ligj. Problemi qëndron tek qeveria dhe strukturat e saj të kontrolluara nga Edi Rama që nuk veprojnë.

Përtej një artikulimi publik politik, ky është një qëndrim i drejtëpërdrejtë që Lulzim Basha mban ndaj aleatëve, duke iu drejtuar një dorë socialistëve në kuadër të një qëndrimi publik edhe nga kryeministri dje apo edhe kushteve të vendosura  nga Gjermania. Lulzim Basha duket se do të nxitojë të bëjë një reformë zgjedhore të shpejtë në bashkëpunim me Edi Ramën dhe mesa duket aleatët e tij do të mbeten me gisht në gojë.

Nuk është çudi që përtej fjalës të thënë njëherë në publik se ai ishte i gatëshëm të diskutonte edhe sistemin ai kurrë nuk ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor në thelb ashtu sikurse kërkojnë aleatët e tij.

Tani pas këtyre daljeve publike, pritet vetëm të shohim qëndrimin e mëtejshëm që do të kenë partitë aleate të Lulzim Bashës, disa prej të cilave janë bashkuar pas tij thjesht dhe vetëm me argumentin se do të kenë më shumë garanci dhe se PD-ja do të luftonte për të drejtat e tyre, që mesa duket ka filluar t?i braktisë një e nga një rrugës.

Sistemi që kemi është kaq i mirë sa dhe Aldo Bumçi e di që kontrollohet nga një dorë… Retorikë politike boshe dhe tradhëti publike ndaj aleatëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga