Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Eurodeputeti David Mcallister nuk i ka përmbajtur kritikat ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit holandez Mark Rutte Rutte referuar refuzimit të tyre në Samitin e KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
?Një pakicë e vendeve të Komunitetit është përgjegjëse për vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë. Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë një rrugë të gjatë, madje i është dashur të ndryshojë emrin e vendit të saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit. Grupi politik, të cilit unë i përkas në PE, ka siguruar që të gjithë krerët e qeverive të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Këshill të qëndrojnë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë të zhgënjyer që disa qeveri ishin në gjendje të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Këshillit për këtë çështje?, tha McAllister.
I pyetur nëse do të ishte më mirë që për vendimet për punët e jashtme të ndiqej procedura e shumicës së kualifikuar, McAllister theksoi se: ?për të krijuar një politikë të fortë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ne duhet të bëhemi më fleksibël dhe të vendosur. Ekzistojnë disa mundësi në të cilat ne mund të fillojmë të përdorim shumicën e kualifikuar, për shembull, kur vendosim sanksione. Ne nuk kemi asnjë shans për të forcuar pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar është në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme. Para së gjithash, ne po flasim vetëm për fillimin e negociatave. Përfundimi i tyre do të zgjaste shumë vite, kështu që vetëm fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të thotë se këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian nesër. Së dyti, presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë shpresoj që 27 liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme, kur samiti i Ballkanit Perëndimor është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj kështu. Edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, Presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman?, -shtoi McAllister.
Ndër të tjera, Mcallister është shprehur se ndihet i zhgënjyer që Gjermania, e cila ka treguar udhëheqje në këtë fushë, nuk ka arritur të bindë partnerët francezë. ?Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestagu gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë. Kjo është një arsye tjetër pse unë jam aq i zhgënjyer që Gjermania, e cila ka treguar udhëheqje në këtë fushë, nuk ka arritur të bindë partnerët tanë francezë?, theksoi ai./CNA.al
Ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga përvjetori i vdekjes së e...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar mënyrën se si zgjidhen ...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një pjes...
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në tryezën e së enj...
Bashkëshorti i zv. Ministres së Brendshme, Rovena Voda, Aure...
Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari ka reaguar një di...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar sot se Kontro...
KED nis pikëzimin dhe vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën ...
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik në Elbasan, ka vite që ka...
Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. N...
Duke nisur që nga 1 gushti, Partia Demokratike ka paraqitur ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në takimin e 100...
Ndërgjegjësimi i biznesit dhe publikut është me rëndësi të v...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shprehet se Greq...
Është një lule shumë e preferuar në shtëpitë e shqiptarëve, ...
Viti i ri shkollor ka gati 2 muaj që ka filluar , por për fë...
Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres të Brendshme Rovena ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...