Venecia tha fjalën e fundit për Metën/ Blushi: Tao-Tao dhe lolot e 'Rilindjes' u detyruan të kërkojnë falje para Komisionit
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi tha se “l...
Presidenca ka reaguar lidhur me Raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias për presidentin Ilir Meta.
Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi bën me dije se është keqpërdorure raporti i Komisionit të Vencias nga ?lolot e rilindjes?.
Sipas Blushit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shpërndarë nëpër media një raport jo të vërtetë duke përhapur lajme të rreme.
?Sot kanë rënë lolot e Rilindjes me në krye famozin Tao tao në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias. Dua të bëj me dije një fakt të rëndësishëm, pafytyrësinë e lolove të rilindjes që mashtrojnë në media gjoja në emër të Komisionit të Venecias raporte të pa vërteta. Ky dokument hap lajmin e gënjeshtërt se presidenti nuk mund të anullojë zgjedhjet.
Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: ?Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet. Duke këshilluar kështu Kuvendin të investohet në plotësimin e vakumeve ligjore, siç rekomandojnë ekspertët e Venecias, dhe jo të investohet me të gjithë arsenalin e papagajve për të prodhuar dokumente Tao Tao dhe për të keqinformuar opinionin publik ?, tha Blushi.
Deklarata e plotë:
Titrat dhe lajmet e gënjeshtërta të shpërndara në panik nga shteti i propagandës, dhe të qarkulluara nga përsheshngrënësit mediatikë të PPP-ve, janë një dëshmi e qartë e dëshpërimit dhe stresit, ku kanë rënë lolot e Rilindjes, me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm, Tao Tao, në lidhje me konkluzionet e Opinionit final të Komisionit të Venecias.
Së pari dua t?ju bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lehtësisht të verifikueshëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzione të pavërteta.
Ky është dokumenti i vetëm zyrtar i publikuar sot nga Këshilli i Europës, në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias. Ndërsa ky këtu është dokumenti që Tao Tao, lolot dhe përsheshngrënësit mediatikë kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra.
Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet.
Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: ?Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet?.
Duke këshilluar kështu Kuvendin të investohet në plotësimin e vakumeve ligjore, siç rekomandojnë ekspertët e Venecias, dhe jo të investohet me të gjithë arsenalin e papagajve për të prodhuar dokumente Tao Tao dhe për të keqinformuar opinionin publik.
Gjithashtu ky dokument thotë si më poshtë, citoj: ?Ekspertët theksojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë e tij se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara ndonjë gjykate.?
Për më tepër, në këtë deklaratë zyrtare të KiE-së, këshillohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, citoj: ?të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetit në vend?.
Diferencat në përmbajtje janë shumë të qarta dhe për këdo që ka dyshimin më të vogël mund t?i adresohet faqes zyrtare në internet të KiE-s për të kuptuar të vërtetën e vetme.
Është kjo arsyeja pse Presidenti i Republikës në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin e Komisionit të Venecias, nga lolot e shtetit të propagandës.
Gjithashtu ju bëj me dije, se është e provuar me fakte e prova të pakundërshtueshme, por që për etikë nuk mund të bëhen publike, se Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në ?Venecia? janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e ?Venecias? për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit.
Duke i lënë në pacipësinë e tyre të gjithë lolot e shëmtuar të shtetit të propagandës dhe përsheshngrënësit e tyre mediatikë që nxitojnë të publikojnë lajme të pakonfirmuara, mbështetura mbi dokumente Tao Tao, ju sqarojmë se:
Opinioni Final i Komisionit të Venecias së shpejti bëhet publik dhe shqiptarët do e lexojë me sytë e tyre, e zeza mbi të bardhë, të vërtetën që Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka thënë gjithmonë
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
ZERO SHKELJE TË KOMPETENCAVE KUSHTETUESE!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!
MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!
MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!
Ju bëj me dije dhe ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:
Komisioni i Venecias vërtetoi sërish se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Komisioni i Venecias gjithashtu ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e Presidentit për dialog dhe përpjekjet e tij për arritjen e një kompromisi midis palëve, që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e krizës.
Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vazhdim do t?i bëhet e ditur çdo shqiptari!
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi tha se “l...
Gjatë diskutimit të buxhetit faktik 2018, kryetari i Komisio...
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar pas notës së pr...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhu me me çe...
Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në studion e “Top Talk” ka di...
“Rama vuan nga një delir i madh. I duket vetja pasha apo sul...
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka shprehur hapur “dashurinë’ ...
I ftuar në studion e “Top Talk”, duke folur në lidhje me Dra...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të ra...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar skandalin e radh...
Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami kërkon që të dënohen krime...
Gazetari Alfons Zeneli shprehet se kryeministri Edi Rama “po...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 72-vjetorin e vra...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 72 vjetorin e vrasjes...
Presidenti ynë Ilir Meta është një burrë i ndershëm që pasur...
Zbardhen porositë e kreut të PD, Lulzim Basha për strukturat...
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa S...
Drejtori i Kabinetit të PD, Doriam Teliti shprehet se qeveri...
Duken të trembur treshja e kastës politike në Shqipëri. Me l...
Komisoni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar për p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...