Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një intervistë të tij ka komentuar edhe opozitën e Lulzim Bashës. Ai e shikon ate shpesh inkoherente, dhe nxjerr jo pak problematika dhe arsye që e kanë dëmtuar këtë opozitë, por thekson dhe gjerat që, sipas Gjekmarkajt, opozita i ka bërë mirë.
?Këtë opozitë e kanë demtuar shpesh inkoherencat! Mosperputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund te perkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam pare me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike te krijoje hapësirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato jane të pastra e të dobishme per vendin, të shohë perpara pa harruar çka qenë!
Opozita e Lulit shume zhurmë për asgjë?
Opozitën mund ta shajmë sa të duam , mund ti bejmë verejtje pa fund nëse e gjykojme atë nga e djathta apo te tjerë nga e majta! E përseris Qeveria është problemi! Ka 6 vjet që hame bukë e televizor, bukë e rrena, bukë e tallje, bukë e arrogance!
Le ti themi gjërat që Opozita ka bërë mirë ! Ligji i dekriminalizimit dhe e gjithë beteja për të, shndërrimi i reformës në drejtësi nga një traktat ideologjik në diçka të pranueshme, denoncimet të cilat e kanë bërë më të vetëdijshme shoqërine për çka ndodh në vend, qasja ndaj dosjeve te cilat kanë bërë pis zgjedhjet si ajo e Dibrës dhe Durrësit, por edhe vendimet e guximshme për të mos qenë fasadë!
Por kete opozite e kanë dëmtuar shpesh inkoherencat! Mospërputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund të përkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam parë me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike të krijojë hapesirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato janë të pastra e të dobishme për vendin, të shohë përpara pa harruar
çka qenë! Në PD ka munguar gjithmonë kulti i garës , ndoshta ngaqë Sali Berisha ishte një lider karizmatik i padiskutueshëm dhe me mbeshtetje, por ka munguar dhe sot ku e ku ke tepër! Kulti i garës në Shqiperi urrehet teksa tentohet gjithmone kulti i Individit!
Opozita e Bashës per mua gjate ketyre muajve ka qenë më e vertete dhe me aktive së asnjeherë tjeter! Ka sakrifikuar, ka lëshuar pushtet, çdo gjë që ka pasur! Kjo mund të shërbeje për purifikim dhe rindertim të PD së ! Një mënyrë për tu afruar me njerzit! Por trasmetorët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pa domethënie! Ketu lind nevoja për figura politike me peshë dhe për elitën e vendit ! Opozita po lëviz dhe këtë e shoh me rëndesi! Nuk më duket bosh! Kjo levizje jep dobi për shoqerine e shpresoj edhe për politiken në teresi e PD në veçanti!
Banaliteti nuk prodhon gjenialitet! Vendit i duhen më të miret që të ketë normalitet! Dhe e fundit per këtë pyetje , kushtet gjermane për qeverinë tonë e çertifikuan krizën, e quajten të rënde, kërkuan që ajo të zgjidhet, I kerkuan të dënojë hajdutet e zgjedhjeve, vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, kthimin e gjykatave, gjithësa ka ndodhur edhe falë përpjekjeve të opozitës
PD e lodhur apo pa ide?
PD në optikën time ka nevoje për një detante të madhe si fillim nëse pretendon pushtetin! Ajo duhet të nxitet dhe me i interesuari që ta kërkojë do duhej të ishte Basha! Një detante që i ben bashkë të gjithe faktorët historikë dhe intelektualë, cdo njeri që ka mbeshtetje, 10 , 100 apo 1 mije vota e më tepër! Votat e djathta ekzistojnë po duhet një farë pune per ti kompaktesuar mbi të gjitha vullnet! Natyrisht idetë janë themelore, po duhen përcaktuar ato prioritare e mbi te gjitha koherenca !! Pastaj idetë duan shpatullat që ti mbajne!
Basha ka bere disa propozime me interes për ndryshimin e sistemit, por ai së pari nëse do të behet i besueshëm
duhet të kerkoje publikisht, nepermjet reformes zgjedhore, që të marrë fund emërimi i deputeteve në lista! Preferencat duhet ti caktojë elektorati jo Kryetari i partisë! Keshtu një parti behët më atraktive pse jo edhe më demokratike! Kesisoj puftet humbasin rrol perballë atyre që kanë nje cv dhe një perballje me opinionin publik! PD nuk më duket e lodhur po as shumë e freesket jo! Nuk është pa ide, por ende ska precizuar gjithë ato baziket ! Ajo për rrogat psh me duket shume e mirë! Qytetarët te xhepi janë të ndjeshëm dhe meritojne më shumë! Tani opozita nuk ka shumë kohë qofte nëse kemi zgjedhje të kohshme e aq me tepër nëse i kemi të parakohshme! I duhet revolucion i brendshëm dhe shpejte! Populli po pret opoziten më 30 qershor ja dergoi asaj këtë mesazh.
Çfarë i mungon Bashës?
Basha ka cenet dhe virtytet që zoterojne shumica e shqiptarve! Ka nje bonus të madh përballë kryeministrit ka mbajtur larg botën e krimit! Nuk duket arrogant dhe shfaq aftësi komunikative normale pa pretenduar që është mesianik së paku në dukje! Për mua i mungon kurajo për tu rrethuar me personalitete të forta një handikap që duhet ta superojë! Nuk mjafton të thuash njerzit e mi nuk kanë lidhje me krimin, sepse edhe mediokriteti është një sëmundje e rrezikshme!
Ka marrë vendime të forta si askush tjeter ndaj duhet të tregohet i fortë per tu shtrire dorën te gjithve , edhe atyre qe i konsideron kundërshtar me kushtin që këta ta duan bashkim pajtimin për të kompaktësuar të vetet, militancën, pastaj dorën ta qesë përtej gardhit dhe të kërkojë personalitetet që mund ti japin nje dore ketij vendi!
Basha duhet ta kuptoje se njerzit kanë alergji nga partite ndaj ai PD duhet ta ofrojë si laborator ku shoqëria të realizoje qëllimet e veta! Ai duhët te jetë garanti! Shoqëria nuk ka nxitim për të bërë Bashën Kryeminister ajo ka nxitim për të përmirësuar jetën e vet si dhe standartet! Basha ketë duhet ta lexojë mirë e me vëmendje! Shoqëria po e vrojton dhe teston atë ndërkohë që pret që ai ta kapë këtë vështrim! Deri tani i ka munguar aftesia të bëjë koncensione! Shpresoj ta gjejë këtë aftësi jetike si brenda ne PD si jashte saj! Në çdo rast unë besoj që rrotacioni është i dobishëm për aq kohë sa pushtetet nuk marrin fytyrën e njeri-tjetrit! Për fat të keq kjo kohë është e shkurtër në Shqipëri./CNA.al
Agron Gjekmarkaj, pedagog i Universitetit të TIranës, analis...
Në një intervistë për City News Albania CNA | City News Alba...
Agron Gjekmarkaj, pedagog i Universitetit të Tiranës, analis...
“Shqipëria po kryen një reformë do të thoja radikale të insi...
Sot i paraqita Fundos statutin dhe programin e Partisë Soc...
Nga Uran Butka Llazar Fundo ishte një përfaqësues tragjik...
Po t‘i besosh korit polifon të alarmuesve, atëherë Amerika ë...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kenë një dite ...
Kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mit...
Sot mbushen 75 vjet nga pushkatimi i Llazar Fundos, i dënuar...
Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sip...
Qendra nderkombetare e sizmiologjise njofton te gjithe shqip...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se institucio...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistuar paraditen e sot...
Muaji i Mjaltit, është një pushim tradicional, ku të porsama...
DASHI21. mars – 20. prillDite e shkëlqyer do jete kjo e sotm...
ALBtelecom shpall projektet fituese të Super GenerationE enj...
Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tirane...
Dëshmia e skulptorit Agim Rada për emisionin “Rrëfimi” në SC...
Dje në mbrëmje, pas dy vite gjyq dhe rreth gjashtë orë pritj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...