Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Agron Gjekmarkaj, pedagog i Universitetit të TIranës, analist dhe komentator i situatës politike, në një intervistë eksluzive për City News Albania (CNA.al), i përgjigjet pyetjeve për krizën politike, qeverisjen e Rilindjes, opozitën dhe situatën që po kalon vendi. Ai thekson se kriza politike në vend ekziston dhe Shqipëria nuk po qeveriset, por po grabitet nga qeveria. Gjekmarkaj në intervistën të tij ka komentuar edhe opzitën e Lulzim Bashës. Ai e shikon ate shpesh inkoherente, dhe nxjer jo pak problematika dhe arsye që e kanë dëmtuar këtë opozitë, por thekson dhe gjerat që sipas
Gjekmarkajt opozita i ka bërë mirë.
Intervista e plotë:
Krizë politike apo e stimuluar nga opozita?
Njeherë duhet të percaktojmë kriteret e Krizes! Një vend i cili nuk qeveriset po grabitet, skandalet e konçensioneve, nuk prodhon agrume e perime por kanabis , nuk ndërton udhë hekuri apo asfalti, por mirkordinon trafikun e drogës, nuk ndërton per të mirën publike po do ta shembë dhe përvetsojë pasurinë e perbashkët, rasti i teatrit kombetar, kur kriminelet i çon në parlament dhe të tjere në pushtet lokal, kur dhunon , vjedh, blen, votën e për pasoje asgjeson dinjitetin individual e shoqeror, të gjitha bashke janë deshmia e krizës!!
Sjellja e Opozitës , djegia e mandateve, mos hyrja ne zgjedhje lokale, vetem se e bënë atë më të prekshme, më konkrete, më të perditshme! Ajo ishte aty ne mesin tonë! Liria nuk gjindet mes nesh por kriza po! Lirine nuk e njohim, nuk e mbrojme, nuk e nderojmë ndersa kriza bashkjeton me ne, me karkterin tonë individual, kolektiv , partiak se në mes nesh ka një virus të tmerrshëm me disa fytyra , si fitimi, pasurimi, sundimi, mburrja , mujasharia , gënjeshtra e plot te tjera! Tanimë në fytyrën e politikës
ato janë rrulla që e bëjnë atë gati të neveritshme dhe të urryer! Pra kriza ishte , opozita i dha nje dorë!
Qeveria dhe koncesionet e PPP e saj, a janë vetëm ato problemi?
Qeveria mbetet gjithmonë problemi më i madh, konçensionet a PPP janë femijët e priveligjuar të problemit më të madh! Shqetesimi kryesor për mua mbetet modeli që krijohet, që kopjohet, që rritet dhe harliset mes nesh! Modeli prodhon mbyllje mendore, nënshtrim, servilizem, mundësi te pasurohesh pa e merituar nëse plotëson këto kushte! Modeli krijon bunkerin e banalitetit koracën më të fortë të lidershipit shqiptar!
Në kontekstin e pyetjes suaj , po, mund tju them që edhe shoqeria është problem që i nënshtrohet dhe thyhet nga vesi, e cila nuk e ka të përhershëm shpirtin e protestës ndaj së keqes! Shumë prej nesh e negociojnë të drejten e tyre, e kërkojne si favor, si lutje , si kërkese, e jo si pretendim që lind nga deklarata e të drejtave të njeriut! Po në shtratin e këtij konteksti mund të them që edhe opozita është pjese e këtij problemi! Po të mos harrojmë nuk qeveris opozita por qeveria!! Opozita ka përgjeqsi që shpesh mendon që Rama luftohet me mjetet e tij! Gabim, Rama luftohet me antimodel! Jevtushenko këshillonte në vitet 90 antikomunistet e rinj ?mos e luftoni komunizmin me me metoda komuniste? !
Çfarë i mungon kësaj qeverie?
Kesaj qeverie i mungojnë shumë gjera! Kjo është qeveria e mungesave te mëdha! I mungon me kryesorja, ndershmeria dhe pas saj aftësia! Personazhet qe e kompozojnë janë nën medioker! Janë zgjedhur nga Edi Rama ( i cili vetë e ka një karizëm të caktuar paçka se personalisht e shoh qasjen e tij tejet abuzive dhe propagandistike)
pikërisht për mungesën e cilësive! Ata jane triumfi i banalitetit dhe anonimitetit! Ajo që thashe me lart! Ky është model i frikshem! Ftesa për tu bërë ushtar! Ftesa për depersonalizim!
Ftesa për ti parë hajrin te bindurit pa sy e tru dhe mbi të gjitha pranimi i saj! Ata fyejnë çdo ditë gjuhën shqipe dhe nëpërmjet atij palo ligjërimi na fyejnë ne! Pastaj Shqiperi është ndare në Nahi dhe ata përdoren si nderlidhes e taksidarë! Nuk kanë gjë prej shtetarësh! Me duken si klluonë qe nuk bëjnë më me qeshe, vetëm të trishtojnë jo persi janë ata, por si jemi ne që i mbajmë mbi krye.
Kush është ministri më i sukseshëm i Ramës në 6-vite?
Nese flasim për të shkuarën Ditmir Bushati si performancë dhe nivel inteligjence nuk e turpëronte vendin e vet! Sot duke pranuar që padija nuk është argument, sepse nuk e di sakt sesi Olta Xhaçka e administron Ministrinë e Mbrojtjes por meqenëse jemi vend i NATO-s në raport me partnerët ligjerimi i saj me duket korrekt! Pra në aspektin ndërkombetar nuk më duket se gjuan me shpulla imazhin e vendit! Nëse për një çast do të harroja gazin e hedhur bujarisht mbi popullin opozitar, shndërrrimin në socialist të thekur në një kohe rekord, gjuhën patetike e plot urrejtje të ministrit te brendshëm , deshirën që të flasë e të shkruaj si Elisa si kulm suksesi, pa vënë dorën në zjarr ende dua të besoj se Ministri i Brendshëm Sander Lleshi nuk është hajdut!! Pastaj nëse citoj titullin e nje filmi të
Beninit me Troizin , non ci resta che? piangere , ( nuk na mbetet veç te qajmë) me oi kët medet qeveri !
Opozita e Lulit shumë zhurmë për asgjë?
Opozitën mund ta shajmë sa të duam , mund ti bejmë verejtje pa fund nëse e gjykojme atë nga e djathta apo te tjerë nga e majta! E përseris Qeveria është problemi! Ka 6 vjet që hame bukë e televizor, bukë e rrena, bukë e tallje, bukë e arrogance!
Le ti themi gjërat që Opozita ka bërë mirë ! Ligji i dekriminalizimit dhe e gjithë beteja për të, shndërrimi i reformës në drejtësi nga një traktat ideologjik në diçka të pranueshme, denoncimet të cilat e kanë bërë më të vetëdijshme shoqërine për çka ndodh në vend, qasja ndaj dosjeve te cilat kanë bërë pis zgjedhjet si ajo e Dibrës dhe Durrësit, por edhe vendimet e guximshme për të mos qenë fasadë!
Por kete opozite e kanë dëmtuar shpesh inkoherencat! Mospërputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund të përkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam parë me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike të krijojë hapesirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato janë të pastra e të dobishme për vendin, të shohë përpara pa harruar çka qenë! Në PD ka munguar gjithmonë kulti i garës , ndoshta ngaqë Sali Berisha ishte një lider karizmatik i padiskutueshëm dhe me mbeshtetje, por ka munguar dhe sot ku e ku ke tepër! Kulti i garës në Shqiperi urrehet teksa tentohet gjithmone kulti i Individit!
Opozita e Bashës per mua gjate ketyre muajve ka qenë më e vertete dhe me aktive së asnjeherë tjeter! Ka sakrifikuar, ka lëshuar pushtet, çdo gjë që ka pasur! Kjo mund të shërbeje për purifikim dhe rindertim të PD së ! Një mënyrë për tu afruar me njerzit! Por trasmetorët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pa domethënie! Ketu lind nevoja për figura politike me peshë dhe për elitën e vendit ! Opozita po lëviz dhe këtë e shoh me rëndesi! Nuk më duket bosh! Kjo levizje jep dobi për shoqerine e shpresoj edhe për politiken në teresi e PD në veçanti!
Banaliteti nuk prodhon gjenialitet! Vendit i duhen më të miret që të ketë normalitet! Dhe e fundit per këtë pyetje , kushtet gjermane për qeverinë tonë e çertifikuan krizën, e quajten të rënde, kërkuan që ajo të zgjidhet, I kerkuan të dënojë hajdutet e zgjedhjeve, vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, kthimin e gjykatave, gjithësa ka ndodhur edhe falë përpjekjeve të opozitës
PD e lodhur apo pa ide?
PD në optikën time ka nevoje për një detante të madhe si fillim nëse pretendon pushtetin! Ajo duhet të nxitet dhe me i interesuari që ta kërkojë do duhej të ishte Basha! Një detante që i ben bashkë të gjithe faktorët historikë dhe intelektualë, cdo njeri që ka mbeshtetje, 10 , 100 apo 1 mije vota e më tepër! Votat e djathta ekzistojnë po duhet një farë pune per ti kompaktesuar mbi të gjitha vullnet! Natyrisht idetë janë themelore, po duhen përcaktuar ato prioritare e mbi te gjitha koherenca !! Pastaj idetë duan shpatullat që ti mbajne!
Basha ka bere disa propozime me interes për ndryshimin e sistemit, por ai së pari nëse do të behet i besueshëm
duhet të kerkoje publikisht, nepermjet reformes zgjedhore, që të marrë fund emërimi i deputeteve në lista! Preferencat duhet ti caktojë elektorati jo Kryetari i partisë! Keshtu një parti behët më atraktive pse jo edhe më demokratike! Kesisoj puftet humbasin rrol perballë atyre që kanë nje cv dhe një perballje me opinionin publik! PD nuk më duket e lodhur po as shumë e freesket jo! Nuk është pa ide, por ende ska precizuar gjithë ato baziket ! Ajo për rrogat psh me duket shume e mirë! Qytetarët te xhepi janë të ndjeshëm dhe meritojne më shumë! Tani opozita nuk ka shumë kohë qofte nëse kemi zgjedhje të kohshme e aq me tepër nëse i kemi të parakohshme! I duhet revolucion i brendshëm dhe shpejte! Populli po pret opoziten më 30 qershor ja dergoi asaj këtë mesazh.
Çfarë i mungon Bashës?
Basha ka cenet dhe virtytet që zoterojne shumica e shqiptarve! Ka nje bonus të madh përballë kryeministrit ka mbajtur larg botën e krimit! Nuk duket arrogant dhe shfaq aftësi komunikative normale pa pretenduar që është mesianik së paku në dukje! Për mua i mungon kurajo për tu rrethuar me personalitete të forta një handikap që duhet ta superojë! Nuk mjafton të thuash njerzit e mi nuk kanë lidhje me krimin, sepse edhe mediokriteti është një sëmundje e rrezikshme!
Ka marrë vendime të forta si askush tjeter ndaj duhet të tregohet i fortë per tu shtrire dorën te gjithve , edhe atyre qe i konsideron kundërshtar me kushtin që këta ta duan bashkim pajtimin për të kompaktësuar të vetet, militancën,
pastaj dorën ta qesë përtej gardhit dhe të kërkojë personalitetet që mund ti japin nje dore ketij vendi!
Basha duhet ta kuptoje se njerzit kanë alergji nga partite ndaj ai PD duhet ta ofrojë si laborator ku shoqëria të realizoje qëllimet e veta! Ai duhët te jetë garanti! Shoqëria nuk ka nxitim për të bërë Bashën Kryeminister ajo ka nxitim për të përmirësuar jetën e vet si dhe standartet! Basha ketë duhet ta lexojë mirë e me vëmendje! Shoqëria po e vrojton dhe teston atë ndërkohë që pret që ai ta kapë këtë vështrim! Deri tani i ka munguar aftesia të bëjë koncensione! Shpresoj ta gjejë këtë aftësi jetike si brenda ne PD si jashte saj! Në çdo rast unë besoj që rrotacioni është i dobishëm për aq kohë sa pushtetet nuk marrin fytyrën e njeri-tjetrit! Për fat të keq kjo kohë është e shkurtër në Shqipëri./Intervistoi Elvi FUNDO-CNA.al
Në një intervistë për City News Albania CNA | City News Alba...
Agron Gjekmarkaj, pedagog i Universitetit të Tiranës, analis...
“Shqipëria po kryen një reformë do të thoja radikale të insi...
Sot i paraqita Fundos statutin dhe programin e Partisë Soc...
Nga Uran Butka Llazar Fundo ishte një përfaqësues tragjik...
Po t‘i besosh korit polifon të alarmuesve, atëherë Amerika ë...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kenë një dite ...
Kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mit...
Sot mbushen 75 vjet nga pushkatimi i Llazar Fundos, i dënuar...
Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sip...
Qendra nderkombetare e sizmiologjise njofton te gjithe shqip...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se institucio...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistuar paraditen e sot...
Muaji i Mjaltit, është një pushim tradicional, ku të porsama...
DASHI21. mars – 20. prillDite e shkëlqyer do jete kjo e sotm...
ALBtelecom shpall projektet fituese të Super GenerationE enj...
Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tirane...
Dëshmia e skulptorit Agim Rada për emisionin “Rrëfimi” në SC...
Dje në mbrëmje, pas dy vite gjyq dhe rreth gjashtë orë pritj...
Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...