Hetimi i Presidentit/ "Luftë e pastër politike, turp për maxhorancën"
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në TV “News 24”, analist...
Në intervistën e dhënë për CNA.al Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve.
Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani?
Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e ktij.
A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoini se mund të ringrihet?
Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga “koalicioni i qelbësirave”. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin e demokracisë? Por, kjo ide shkon edhe nëpër kokat e shumë njerëzve nga brenda, të cilët të pafuqishëm për ta përballur gjendjen ku ndodhet PD-ja mendojnë se po i nënshtrohen thjesht fatit, “domosdoshmërisë historike” do të thoshte babai i atij koalicionit, Marx-i. Prandaj shëndoshja duhet të fillojë nga brenda në PD. Dhe për këtë qëllim kemi filluar një sërë takimesh krejt informale për t’u vetësqaruar se nëse e dëshirojmë fundin tonë, fundi do të vijë, por nëse kemi
vullnetit dhe parimet e PD-së jo vetëm që nuk ka fund por duhet të iniciojmë një cikël të demokracisë partiake, asaj parlamentare, të kontrollit dhe llogaridhënies së politikës përfshi qeverisjen. Vendi ka nevojë për një revolucion, por ky është ndryshimi i kulturës politike. Dhe këtë mund ta iniciojë vetëm PD-ja. Unë e di që realizimi i kësaj nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, kjo nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social. Gjithësesi politika nuk është e parëndësishme, ajo nuk mund të rrijë në bisht.
Aleanca me LSI dhe parti që kanë qenë në tepsinë e Ramës a e forcojnë opozitën ?
Aleancat janë të domosdoshme. Aleatët tanë të përhershëm kanë qenë substancialë në ’92, 2005, 2013. Zgjerimi i aleancave nuk ka asgjë të keqe në vetvete, përkundrazi. Ajo që nuk duhet bërë është likujdimi i aleatëve siç ndodhi në 17 maj. Ajo që duhet bërë është fuqizimi së pari i partisë tënde.
Elita e PD dhe organizimi në bazë pse duket qartazi që nuk ka energji dhe besim në lidershipin aktual ?
Energjia, frymëzimi, mobilizimi, militantizmi në një parti nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Këto ndikohen dhe formësohen nga veprimi politik,
qëllimet, puna, njerëzit. Edhe me pije energjitike anëtarët dhe votuesit e PD nuk mund ta kapërdinin kompromisin për bashkëqeverisjen, ndërprerjen e luftës kundër kanabizimit, koncesionarizimit etj të vendit nga qeveria rilindase, listën Basha, unitetin Rilindje-Republikë e Re.
Për hir të së vërtetës, në çastin kur njerëzit menduan se Basha do të mund ta çonte partinë përpara, ata e mbështetën partinë e tyre, i mbushën sheshet e protestës, treguan vullnet dhe sakrificë, militantizëm që tregon se kjo është një parti e madhe. PD nuk e ka mbyllur ciklin. Nëse PD do të dështojë në veprimin politik që ndërmori këtë vit, kjo nuk do të jetë për shkak të tyre.
Po djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si e komentoni ?
Unë, publikisht, nuk kam qenë kundër djegjes së mandateve me arsyetimin se vetëm kjo mund ta nxirrte Bashën nga kthetrat e Ramës dhe se kjo mund të ishte rruga e ngritjes së opozitës. Por po ashtu publikisht kam cilësuar tre momente: së pari, përgjegjësia është e kryetarit që po merr vendimin mbi bazën e një informacioni dhe parapërgatitjeje të caktuar; së dyti, komuniteti ndërkombëtar do të jetë kundër dhe kjo kërkon zgjidhje, që do të thotë se djegja e mandateve duhet të shërbente për zgjedhje të parakohshme dhe kjo
nuk mund të arrihej pa përfhirjen e tyre; së treti, nëse ndërmarrja dështon partia rrezikon të shuhet (Berisha e përshkroi këtë situatë si “të rrosh apo të mos rrosh!”).
Nuk jam shprehur publikisht për mospjesëmarrjen në zgjedhje, sepse nëse kishte edhe një fije shprese së paku për një shtyrje fjala ime nuk do të ndihmonte. Basha ishte në pozicionin loose-loose, i humbur gjithësesi, nëse merrte pjesë nulifikonte djegien e mandateve dhe premtimin se nuk ka zgjedhje me Ramën, nëse nuk merrte pjesë e nxirrte partinë përfundimisht jashtë institucioneve. Z. Berisha e ritheksoi shprehjen hamletiane kur tha se sot partia ndodhet midis suksesit dhe greminës, gjë për të cilën jam plotësisht dakord (ndofta me rezervën se e ka kaluar mesin).
Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje janë dy akte që së bashku nuk e përmirësojnë situatën e PD për sukses. Nëse kjo çon në “mbylljen e ciklit”, shumë e dëshiruar kjo sepse PD është e vetmja parti e madhe opozitare antikomuniste që mbijeton, çfarë duhet të bëjmë? Të konstatojmë dhe të presim “mbylljen e ciklit”? Këtë përgjigje mund ta japin vetëm anëtarësia e PD. Askush nuk ka liçencë për ta shuar partinë, as kryetari i saj.
A besoni se do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha?
Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.
Si mendoni se do të shkojë situata politike dhe zhvillimet në vend?
Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo./CNA.al
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në TV “News 24”, analist...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në...
Në një intervistë eksluzive për CNA.al themeluesi i PD, Arbe...
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ish-ministri dhe the...
“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Pres...
Skandali me tenderin Kardhiq- Delvinë dhe disa tendera të tj...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar se ç...
“Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhj...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
“Nuk ka Europë të sigurt pa integrimin e plotë të Ballkanit”...
Ka mbërritur në Tiranë President i Këshillit të Europës, Don...
Starti i emisionit Real Story të Sokol Ballës në News 24 nuk...
Kryeministri Edi Rama thotë se është koha për një përshkallë...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka bërë me dije se janë duke...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononci...
Kreu i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Ja...
Komisioni Hetimor Parlamentar, për presidentin Ilir Meta do ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një shkrim të p...
Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të fort...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...