Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Nga Edlira Shehu
Ndoshta nuk i rikthehesha koncesionit të shtyrë të SGS dhe për një vit tjetër. Atë ditë që doli njoftimi për mediat dhe tek-tuk u hodh si lajm online apo ndonjë titrim, kisha lënë të pija një kafe më një mikun tim.
Sapo u ul më tha: ?Më kapi rrugës syri një njoftim për këtë shtyrjen e koncesionit të SGS dhe më erdhi hije skandali e pambështetur në asnjë bazë ligjore, por si gjithçka në këtë vend dhe kjo do të kalojë në heshtje, sepse media në përgjithësi nuk reagon, pasi ka frikë nga çdo gjë?.
E lashë duke e përshkruar më pas si një lajm dhe asgjë më shumë. Por nuk mu durua të shkoja më tej, kur dëgjoj një lajm tjetër në fundjavë që të hënën Task Forca do të zbresë në rrugë pasi më shumë se 10 mijë makina nuk kanë kaluar në procesin e kolaudimit.
Thashë filloi gjobëvënia dhe për çfarë, që një kompani të maksimizojë sa më shumë fitimin e saj, apo mënyra tjetër e të reaguarit nga qeveria, që njerëzit të mos ndihen dhe të mos kuptojnë asgjë.
E bëra këtë hyrje në mënyrë të tillë, pa shifra e kontrata me shpresën që njerëzit do të tërhiqen të lexojnë e të kuptojnë si negociohet në kurrizin tonë dhe pa asnjë bazë ligjore dhe ne heshtim e shkojmë në radhë për të paguar taksën e radhës.
Çfarë në të vërtetë ka ndodhur me kontratën koncesionare dhe çfarë parashikonte ajo kur u nënshkrua?
Ishte shkurti i vitit 2008 kur qeveria e asaj kohe caktoi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të fillonte dhe drejtonte procedurën e dhënies me koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë.
Kjo procedurë parashikonte dy faza, fazën e parakualifikimit dhe atë finale. Me 18 dhjetor 2008 SGS paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Me datën 23 janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Në përfundim të negociatave teknike, me datë 03 shtator të vitit 2009, zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike dhe Transportit dhe zoti Jacques Vollenweider nga SGS, në prani edhe të mediave më të rëndësishme në Shqipëri, nënshkruan Kontratën për ?Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë?.
Por tej të dhënave në këtë formë që mbeten zyrtare dhe formale, marrëveshja e nënshkruar aso kohe, parashikonte në një pikë të saj të veçantë dorëzimin e koncesionit me disa pika të qartë:
1. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t?i kthejë QKT ekzistuese dhuratadhënësit.
2. Në fund të periudhës së marrëveshjes Operatori duhet t?i ktheje dhënësit të grantit QKT-në e sapondërtuar dhe makineritë dhe pajisjet e saj.
3. Operatori duhet t?i transferojë gjithashtu pajisjet elektronike dhe komjuterike, ndërtimin në progres, marrëveshje licencimi mbi programe kompjuterike, të drejta kontraktuale, regjistrimet në llogari etj?
Pra marrëveshja ishte deri diku e qartë, ka një fillim dhe një fund kontrate e cila duhej të ishte 3 shtatori i këtij viti. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por pa asnjë lajmërim shtyrje kontrate, negociatash apo shikim marrëveshje Ministria del në një njoftim të thatë dhe thotë që shtyhet kontrata dhe një vit. Mbi cilën bazë? Mbi ç?kriter? Çfarë është negociuar dhe me çfarë tagri është bërë negociata?
Asnjë nga këto nuk dihet, thjesht një ditë më pas mbarimit të kontratës së SGS në Shqipëri, njoftohemi për shtyrjen e saj, por si, pse dhe nga kush nuk dihet?. Dhe ne së paku dhe një vit duhet të vazhdojmë të paguajmë për një kompani që rri në vendin tonë se kështu duan ca palë dhe nuk pyesin për asgjë dhe askënd.
Nga Ylli Pata– Qëndrimi i presidentit të Republikës në Kuven...
Nga Gjorg KodraLulzim Basha paska kërkuar në PPE mbështetje ...
Sa mora vesh se kishte ardhur në Tiranë Astriti me Vjollcën,...
Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që ...
Nga Mero Baze– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para...
Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli ë...
Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Bas...
Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri ësh...
Komisioni i Venecias vjen ditën e hënë në Tiranë, për nismën...
Të gjitha palët, përveç shumicës, po përgjojnë se kush do je...
Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të...
Unë e mbështes rezistencën e pashembullt të banorëve të Unaz...
*Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari t...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një d...
Lorisa YLLIU be me shume se dy vite qe nuk kam publikuar ndo...
Nga Eduard Zaloshnja* Qysh prej vitit 1990, kam qenë partiza...
Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të r...
Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një s...
Nga Preç Zogaj– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...