Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të re, përpos një thirrjeje me gjysëm zëri për të bojkotuar televizionet që janë vënë në shërbim të Ramës dhe emisionet e gazetarëve të shndërruar në papagaj të tij.
Ti thuash sot opozitarëve apo publikut se kryeministri ka kapur pjesën e luanit të mediave tradicionale, se ai financon në mënyrë okulte pronarë dhe drejtues programesh, se këta së bashku shërbejnë si një makineri propagandistike për të shfokusuar vëmendjen e teleshikuesve, nuk përbën kurrëfarë shpikje. Atë nuk ka shqiptar me sy në ballë që nuk e ka vënë re.
Dilema që rrjedh pas këtij konstatimi është se ç?duhet bërë në një rast të tillë: a duhet opozita të rrefuzojë vazhdimin e bashkëpunimit me to, apo në të kundërt, të shfrytëzojë çdo dritare, për të thënë të vërtetën e saj?
Bojkoti do të ishte njëra rrugë. Ai shkon në koherencë me strategjinë e përgjithshme të djegjes së mandateve dhe mosmarrjes të asnjë përgjegjësie në pushtetin lokal. Në këtë pikë, dalja nga sistemi do të bëhej edhe më e fortë. Denoncimi jo vetëm i Ramës, por edhe i obortarëve oligarko- mediatikë që e rrethojnë do të merrte edhe më shumë peshë. Kjo do ta shtonte edhe më neverinë popullore ndaj një kaste të vogël privilegjndarësish që vetë vendosin, vetë flasin dhe vetë debatojnë. Si strategji, ajo do të bënte më të çmuar zërin e opozitës përmes sharmit të vetvetishëm që të jep mungesa. Njësoj si nën diktaturë, kur forca e thashethemit ishte tejet më depërtuese se të gjitha mjetet e propogandës shtetërore edhe tani, në monizmin rilindas, Facebooku, Twitteri apo Instagrami do të bëheshin platformat e reja të ku do të gëlonin zërat, idetë pse jo dhe memet kundër autoritarizmit të shfrenuar.
Kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk përbën një shpikje shqiptare. Edhe në të tjera vende perendimore, lëvizje antisistem kanë zgjedhur të njëtën mënyrë, për tu bërë më të besueshme dhe më atraktive për atë pjesë të popullsisë që ishte indiferente apo skeptike ndaj tyre. Lëvizja 5 yjet në Itali e shndërroi në art këtë lloj komunikimi deri sa mbërriti në pushtet.
Por, ka një ndryshim.
Zakonisht kjo ka qenë një taktikë e ndjekur nga forca të reja, që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e sistemit, që nuk e kanë kalëruar atë kur kanë pasur mundësi, që nuk kanë ndarë para dhe privilegje me ato media që duan ti bojkotojnë. Në këtë kuptim, opozita shqiptare ka shumë minuse sepse të paktë janë ata që që besojnë tek sinqeriteti i saj në raport me televizionet dhe shtypin. Vërtet sot gjithçka ka degraduar në ditën më të zezë, po a nuk mbylleshin dhe në kohë të PD-së emisione kritike? A nuk hiqeshin nga puna gazetarë me integritet? A nuk qe, në fund të fundit, TV Klani, po i njëjti? A nuk shpërndaheshin miliona euro reklama fiktive, ashtu siç jepen sot koncesione rrugësh, paratë e të cilave përfundojnë në xhepat e pronarëve të mëdhenj mediatikë?
Pra, ende për shumë kënd, denoncimi që opozita po i bën sistemit mediatik, më shumë sesa një dëshirë parimore për një pushtet të katërt të denjë për këtë emër, ngjan me xhelozinë e atij që e sheh mantenutën e vet në krahët e armikut.
Dhe këtë imazh nuk e zhbën dot as lëvizja e fortë e djegjes së mandateve dhe as ajo që pasoi, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ato qenë vërtet akte vetësakrifikimi dhe reflektimi por, nga ana tjetër, nuk mund të konsiderohen kurrësesi si çertifikatë pastërtie për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Për opozitën ato janë vetëm porta në rrugën e gjatë të katharsisit, por asnjëherë fundi i procesit të shndërrimit nga djall në ëngjëll.
Që të bindin për këtë, PD dhe aleatët e saj duhet të japin ende prova. Dhe këtu fati i tyre nuk mund të jetë i njëjtë me atë të partive të singjashme antisistem. Ata janë të dënuar ta shfrytëzojnë qerthullin e përbaltur mediatik, edhe për të denoncuar kundërshtarët e tyre dhe për të dëshmuar vetëtransformimin pozitiv nëse kanë ndërmend ta kryejnë atë realisht.
Këtu natyrshëm lind një pyetje: Po përse u dashkërka dalë jashtë nga sistemi politik (parlament, bashki) dhe u përligjka mbajtja e njërës këmbë brenda atij mediatik?
Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ndryshe nga parlamenti në debatet televizive nuk vendos as forca e kartonit, as shkelja e ligjit, por vetëm pesha e argumentit; sepse ndryshe nga zgjedhjet, aty nuk funksionojnë as të fortët, as blerja e votës, por mjafton thjeshtë thënia e së vërtetës.
Një kohë e gjatë eksperience personale në debatet televizive më ka bërë të mbërrij në një konkluzion, se pak rëndësi ka se cili është drejtuesi i emisionit dhe tema e drejtë apo e deformuar që ai zgjedh të debatojë, aq më pak rëndësi ka nëse ke përballë bashkëbisedues të ndershëm apo të blerë, në mendjen e publikut, mbetet vërtetësia e fakteve dhe sinqeriteti i qëndrimeve. Ato triumfojnë edhe kur janë në minorancë edhe kur janë zëra të vetmuar edhe kur zhurmohen nga mercenarët e pushteteve.
Prandaj opozita sado e margjinalizuar që të ndihet, nuk e ka luksin ta braktisë këtë mundësi. Edhe e nëpërkëmbur ajo duhet të shfaqet në dritaret e mediave në shërbim të qeverisë, jo e nisur nga ëndrra për ti bërë sërish të vetat, por për të thyer mitin se do të ketë ndonjë vlerë që ti përdorë, nëse vjen në pushtet.
©Lapsi.al
Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një s...
Nga Preç Zogaj– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ar...
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Nga Arian Galdini– Duke qenë se jemi ende në javën kur festu...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bush...
Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për...
Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në v...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ...
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...