Deklarata “bombë”/ Spartak Ngjela tregon lëvizjet e fshehta të politikanëve
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ?Të Paekspozuarit? në televizinin “News 24”.
I ftuar në Studion e lajmeve në TV “Ora”, Rakipi u shpreh se ka një tentativë, nga propaganda e Edi Ramës, për ta spostuar debatin tek pronarët dhe çështjet e programacionit.
Rakipi theksoi se kontrata e tij me “News 24” është ndërprerë në mes, si pasojë e presioneve të vazhdueshme të qeverisë.
?Një kategori njerëzish, por edhe ndonjë kolegu ynë, kërkon ta çojë këtë problem tek programacioni, tek ideja, që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë, përpiqen ta çojnë problemin tek pronarët. Në fakt ka ndodhur një gjë shumë e thjeshtë. Shqipëria po shkon drejt një regjimi të plotë. Kryeministri ka staturën e një autokrati, një diktatori. Kontrata ime është ndërprerë në mes, mbaronte në vitin 2020. Ishte një kontratë dy vjeçare. Edhe kjo gjë u manipuluar për tu përdorur, si një element i rëndësishëm, për të thënë ka mbaruar kontrata.
Unë në emisionin tim përgjatë ekzekutimit të tij, kam patur problematika të mëdha me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Kam edhe materiale filmike, ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, ofendon një prej gazetarëve. E rëndësishme është se Edi Rama është fokusuar në emisionin tim, kur unë kam publikuar afera të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë.
Presioni ndaj pronarit, mund të mos jetë i drejtpërdrejtë, edhe pse këto nuk mungojnë, jo vetëm me pronarin aktual, por edhe në vende të tjera kur kam qenë, i kam parë me sytë e mi komentet, mesazhet.
Është instaluar një regjim dhe tani është radha që pasi mori pushtetet, të marrë edhe ajrin. Kështu ndodh në të gjithë diktaturat.
Ideja për ta çuar tek pronarët, është vepër e propagandës së Ramës, sikur ky është një problem pronarësh. Në Shqipëri, media është marrë përgjithësisht nga qeveria. Paralel me ekzekutimin për emisionin tim dhe të Krastës, është vënë në pozitë të vështirë në një darkë, edhe kolegu Fevziu. I është kërkuar që opozitën të mos e shfaqet.
Ne kemi filluar të pajtohemi me këtë mënyrë. Jetojmë në një komunitet që sheh punët e veta?, tha Rakipi.
I pyetur nga gazetarja Beti Njuma, nëse emisioni ?Të Paekspozuarit? do të mbyllet përfundimisht, Rakipi u shpreh se kryeministri pavarësisht përpjekjeve dhe largimit të tij nga Neës24, nuk do ta arrijë të mbyllë përfundimisht këtë emision.
?Duhet të presë akoma Edi Rama, që unë të mos jem në këtë botë, që të mbyllë emisionin ?Të Paekspozuarit?.
Vite më parë, Edi Rama dhe familja e tij nuk kanë patur nevojë për kanaçe për të parë televizion sepse jetonin në Bllok. Njerëzit në kohën e Hoxhës shihnin me kanaçe. Kur bëhej në atë kohë, nuk ka se si të mos bëhet tani.
Krahasohet shpesh koha e Berishës, që ai ka qenë njeriu më represiv ndaj medias. Berisha nuk ka qenë një mik i medias, është përplasur me median në mënyrën më të keqe të mundshme. Por, Sali Berisha nuk e bleu median. Top Channel ishte një armik për Sali Berishën, por nuk pagoi para për ta nënshtruar. Ideja dhe përpjekja, blerja masive e mediave, është ngjarja më e shëmtuar që mund ti ndodhë një vendi.
Armiq të medias kemi parë plotë, por blerës të mediave është e vështirë të gjesh.
Diktaturat në Evropë, kanë zgjatur në kohën e komunizmit. Ajo ishte një sëmundje që mori shumë kohë. Diktaturat e këtij lloji nuk zgjasin shumë, megjithatë sado të zgjasë, njerëzit do t?i vuajnë?, u shpreh gazetari Rakipi./CNA.al
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
A do të mësosh patriotizmin?Shko në Shkodër.A do të mësosh q...
Është thjesht pasoja ose më mirë një nga mijëra pasojat që l...
Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve...
Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra ...
Nga Frano KulliU ndie prapë Jozefina?…Prapë foli? Dikush mër...
U desh kacavjerrja silvesterstalloneske e Mihalit mbi makinë...
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk...
Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...