46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej e të nderohej sot edhe 25 gushti i vitit 1942, dita kur 77 vjet më parë, doli numri i parë i gazetës ?Zëri i Popullit?.
Më së pari, meritonte nderimin e Partisë Socialiste, sepse ajo nuk do të mund të kishte shpëtuar në transformin e vet si pasardhëse prej Partisë së Punës në kohën e shembjes së të shkuarës, pa gazetën ?Zëri i Popullit?.
E mandej, meritonte vëmendjen dhe kujtesën e historianëve, të publicistëve, gazetarëve e reporterëve, veteranëve të luftës e të shtypit, të të gjithë atyre që kanë punuar në të dhe që e kanë dashur.
Sepse më 25 gusht 1942, Luftës së madhe çlirimtare Antifashiste të popullit shqiptar, ju bashkua edhe ?Zëri i Popullit?, gazeta partizane dhe luftëtare e lirisë, shkolla e shtypit revolucionar e përparimtar, fjala e zjarrtë e një populli që e bashkoi Shqipërinë me koalicionin e madh antifashist botëror!
Përgjatë gjithë ekzistencës së vet, ?Zëri i Popullit? ishte dhe mbeti gazeta e vetme ku publicistika shqiptare me të gjithë llojet dhe nënllojet e veta, njohu larminë më të pasur dhe cilësisht në planin profesional, arritjet më të spikatura.
?Zëri i Popullit? ka historinë e tij, padyshim të lidhur me Shqipërinë e kohës së vet; me lavdinë dhe dramat, me profesionalizmin dhe dogmatizmin, me të vërtetat dhe gënjeshtrat si reflektim i propagandës instrument i të cilës qe, me heronjtë dhe martirët, me kolosët e publicistikës shqiptare dhe të persekutuarit e rregjimit ndaj të cilit shërbeu më gjatë, por që fatalisht u mbyll për t?u vrarë e fshirë, si një shenjë historie e papërsëritshme në shtypin shqiptar. Si një histori që nis me Enver Hoxhën si kryeredaktorin e saj të parë në zjarrin e luftës partizane, e mbyllet me Edi Ramën në ?zjarrin? e PPP-ve, të krimit, korrupsionit e kanabizimit e degradimit të shtetit, që urdhëroi mbylljen e saj!
Sot, në ditën e ?Zërit të Popullit?, si njëri prej kryeredaktorëve të gazetës, dua të shpreh nderim e mirënjohje për të gjithë ata që qoftë edhe një ditë të vetme punuan e dhanë kohë, mund e kontribut në të, pavarësisht pozicionit që kanë patur prej nëpunësit më të thjeshtë e deri në kryeredaktor, i bindur se të gjithë ata që jetojnë, ndjejnë nderim dhe respekt, por edhe krenari që qenë në ?Zërin e Popullit?.
E, për të gjithë ata që nuk jetojnë, një homazh nderimi, si mirënjohje për emrin që lanë në ?Zërin e Popullit?.
Nderim dhe mirënjohje sot në ditëlindjen e ?Zërit të Popullit? edhe për të gjithë ata që e lexuan, pavarësisht në e zgjodhën, në e pëlqyen apo nëse e refuzuan.
?Zëri i Popullit? ishte dhe mbetet tribuna më jetëgjatë dhe me tirazhin më të madh e shtypit shqiptar, por edhe gazeta me më shumë gazetarë, kryeredaktorë e bashkëpunëtorë të vrarë, pushkatuar dhe persekutuar nga regjimi totalitar.
Qoftë edhe për këtë fakt, duhej përkujtuar me nderim!
Sepse sot është ditëlindja e ?Zërit të Popullit?, dëshmitar dhe kronikan i historisë së Shqipërisë në tri epoka./CNA.al
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
A do të mësosh patriotizmin?Shko në Shkodër.A do të mësosh q...
Është thjesht pasoja ose më mirë një nga mijëra pasojat që l...
Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve...
Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra ...
Nga Frano KulliU ndie prapë Jozefina?…Prapë foli? Dikush mër...
U desh kacavjerrja silvesterstalloneske e Mihalit mbi makinë...
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk...
Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne ...
Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupoh...
Presidenti Ilir Meta deklaroi qe nuk ka nder mend te dekreto...
Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozefina, se sa ...
Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të të përzgjedhu...
Nga Artan FugaUnë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...