Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bushatit, për fajin e vetëm se ka sulmuar ?pronarin? real të tyre. TV Klan qëmtoi në arkivat e fushatës për votimet e 30 qershorit, për të treguar se ish ministri i jashtëm ndryshe mendonte një muaj e ca më parë për Valdrin Pjetrin dhe ndryshe flet sot.
Natyrisht, koherenca dhe integriteti i politikanëve të lartë, sidomos i një ish ministri të të jashtëm, duhet të skanohet nga çdo gazetar, apo ?qen roje? i pushtetit të katërt.
Por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive, nga media që janë treguar mospërfillëse ndaj këtyre parimeve dhe që nuk i kanë zbatuar ato asnjëherë për vendimmarrësit e fuqishëm, automatikisht ngrihet pikpyetja: pse po e sulmojnë njeriun që i prishi rehatinë Ramës? Si mundet të përçudnohet gazetaria deri këtu?
Për të kuptuar këtë është mirë ti rikthehemi edhe njëherë atyre që Bushati tha në kryesinë e PS.
Po të lexohen me kujdes aty nuk ka asgjë të jashtë zakonshme. Ka thirrje për të kërkuar falje për atë që ndodhi me Shkodrën, ftesë për të gjetur zgjidhje që nokëzimi, prengëzimi apo valdrinizimi të mos shndërrohen në normalitet, reflektim që ?incidenti? të mos mbulohet me lëvizje propagandistike dhe alarm për të mos luajtur me ata që PS i konsideron si aleatët e saj perendimorë, të cilët janë shprehur qartë për dekriminalizimin e politikës.
Ç?do njeriu normal që nuk e dëshëron degradimin e skajshëm të partisë që drejton e vetme vendin, çdo socialisti të ndershëm që ende beson si idiot i dobishëm, se infeksioni i rilindjes nuk do të jetë vdekjeprurës për ish partinë më demokratike të skenës sonë, fjalët e ish ministrit do dukeshin si kritika të shëndetshme, nga ato që i bëjnë mirë gjithkujt. Ditmir Bushati nuk foli as për vjedhje zgjedhjesh, nuk guxoi të përmendë koncesonet marramendëse, nuk ngriti ndonjë shqetësim për rrezikun e monizmit.
Gati me naivitet optimist ai mbajti diskurin e një militanti që ende shpreson se gjërat mund ndreqen.
Por, edhe kjo iu quajt herezi nga ata që janë mësuar me ekzaltimet Elisës për Skënderbeun, apo me justifikimet qesharake të Etildës. Reagimi i mediave qeveritare na tregon se ai është futur në listën e zezë të armiqve.
Natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të kërkosh ti thërërasësh arsyes në kupolën e rilindjes, është njësoj si të përdorësh gjilpërën e kthimit të virgjërisë në mjediset e një shtëpie publike. Aty janë të ndërgjegjshëm për rrugën që kanë nisur dhe as kanë vrasje nndërgjegjje, as nuk duan të bëjnë hapa pas.
Në këtë kuptim reagimet e Ditmirit, janë më shumë përpjekje për të ruajtur fytyrën, sesa lëvizje për të shpëtuar PS.
Por, edhe këto kritika të buta, që nuk ndryshojnë dot asgjë, përsëri krijuan alarm.
Shpjegimi i këtij absurdi gjendet vetëm në pikën ku ka dekraduar situata. Në një realitet të pushtetit absolut, ku Edi Rama ka mbushur parlamentin me opozitarë fallco, ku ka grabitur 61 bashkitë, ku s?lejon prokurorinë të dënojë asnjë nga kriminelët e tij, ku po mbyll emisionet investigative dhe procedon gazetarët kritikë, do të ishte e paimagjinueshme të toleronte belbëzima brenda gardhit të tij.
Prandaj ai i suli taborrët e vet ndaj zërit normal të Ditmirit.
Prandaj na ftoi të shokohemi nga inkoherenca e ish ministrit, që u dashka të na trondisë më shumë se gënjeshtra e madhe që na rrethon.
Por, tronditja që duhet lexuar pas kësaj përpjekje për manipulim, nuk qëndron tek ndryshimi mes atyre që ka folur dje dhe që ka ?ndryshuar? sot ish ministri i jashtëm Bushati. Rrënqethëse me rastin e Ditmirit është se në partinë e tij po shpallet armiqësor edhe normaliteti. Dhe kjo tregon se prej aty nuk priten më ditë të mira. As për socialistët e sidomos as për vendin.
Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për...
Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në v...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ...
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
A do të mësosh patriotizmin?Shko në Shkodër.A do të mësosh q...
Është thjesht pasoja ose më mirë një nga mijëra pasojat që l...
Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve...
Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra ...
Nga Frano KulliU ndie prapë Jozefina?…Prapë foli? Dikush mër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...