“Mos fol si kryetar partie”/ Përplasja mes Xhafajt dhe Shabanit në Komisionin për Nismat Qytetare
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare, në...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare, në...
Nga Preç Zogaj
– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës t?u shpjegojë qytetarëve shqiptarë me video, në një formë të thjeshtë e të kuptueshme, strukturën, detyrat, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të Drejtësisë së Re.
Kësaj jave e kishte radhën Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Javën e shkuar shpjegimi i kushtohej Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ( SPAK). Më parë akoma, me të njëjtin model shpjegues, ku fjala e folur dhe e shkruar gërshetohet me gjuhën e piktogrameve (shenjave komunikuese), ambasada e ka njohur publikun me mënyrën si funksionon Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, me ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, e tjerë.
Për njerëzit e mirëinformuar e gjithë kjo duket si përsëritja e një mësimi të njohur, përsëritje e cila në këtë rast meriton të quhet nëna e dijes. Sepse ka gjithnjë elementë të rinj, detaje dhe nënvizime që fitojnë një rëndësi të shtuar në lidhjen e tyre me tërësinë e pjesëve.
Ndërkaq, ky shpjegim është një akt i dobishëm transparence për qytetarët pa dallim. Kushdo që ka ditur pak ka mundësi të mësojë më shumë. Kushdo që është informuar keq ka mundësi të informohet mirë. Kushdo që ka qenë apo është i manipuluar ka mundësi të njihet me të vërtetën nga të zotët e punës pastaj është në dorën e tij të sqarohet apo të dëshirojë të rrijë në moskuptim dhe manipulim.
Transparenca, si një e drejtë e qytetarëve, është në vetvete një akt politik. Në rastin për të cilin po flasim shpjegimi didaktik i reformës në drejtësi nga ambasada e SHBA ka një domethënie politike më të gjerë se zakonisht.
Së pari, shpjegimet pohojnë sërish bashkëautorësinë amerikane në konceptimin, hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Shpjegimet dëshmojnë vetvetiu se SHBA kanë primatin në këtë bashkautorësi, ku bëjnë pjesë BE dhe Parlamenti i Shqipërisë. Ata janë garantët e kësaj reformë. Jo më kot në shpjegimin e fundit nënvizohet fakti se agjentët e BKH-së që do të hetojnë krimet dhe korrupsionin në sferat e larta do të trajnohen në SHBA. Anëtarët e SPAK-ut gjithashtu kanë një mbulim amerikan për mjaft aspekte të punës dhe sigurisë së tyre. Kjo mbështetje dhe këto garanci janë të domosdoshme në këtë fazë të ngritjes dhe nisjes së Drejtësisë së re. Derisa ajo të krijojë një bazë solide të pavarësisë dhe profesionalizmit.
Së dyti, në çdo shpjegim ambasada ka theksuar dhe demonstruar, në referim të Ligjit, pakapshmërinë politike të organeve të Drejtësisë së re dhe faktin se ato ngrihen për të goditur krimin dhe korrupsionin në sferat e larta. Këto organe janë ndërtuar më mënyrë të tillë që duke përfshirë e respektuar institucionet e Presidentit dhe Kuvendit u kanë mbyllur çdo shteg qëndrimeve të tyre eventualisht bllokuese apo kushtëzuese, siç ka ndodhur deri dje, qëndrime të cilat kanë qenë në themel të trajtimit të mjaft emërimeve si tendera apo për qoka politike. Kjo nuk mund të ndodhë më. Partitë, Kuvendi dhe Presidenti bëjnë politika, monitorojnë dhe shprehen për punën e organeve të drejtësisë, por nuk mund të realizojnë si më parë emërime dhe shkarkime politike e klienteliste. Ndërkaq, risia me pritshmërinë më të lartë në publik është hetimi dhe ndëshkimi ligjor i korrupsionit të lartë. Reforma për këtë është bërë para së gjithash, kjo do të jetë sprova e saj. Në shpjegimin e fundit për BKH ambasada kishte publikuar, për herë të parë me sa kujtoj unë, rrethin e funksionarëve dhe ish funksionarëve që do të jenë objekt i hetimit dhe gjykimit nga SPAK dhe Gjykata Speciale. Shumë njerëz kanë dashur ta kenë këtë informacion.
Së treti, duke ruajtur stilin shpjegues të komunikimit, ambasada e SHBA u përgjigjet të gjithë atyre që reklamojnë dështimin e reformës dhe sidomos kapjen e saj. Po të duam të ushtrohemi në sportin e krijimit të fjalëve të përngjitura, mesazhi i qartë këtyre shpjegimeve është ky: Reforma në drejtësi është USAFORMË , ose EUROUSAFORMË , pse jo edhe SHQIPËRIAFORMË. Nuk është rivendikues si pohim, në kuptimin që ti thotë Presidentit Ilir Meta apo ndokujt tjetër se ju po i taksni Ramës atë që është jona. E dinë edhe amerikanët se këta janë kaq normalë sa të mos e çojnë nëpër mend se Rama mund tua shkasë me marifetet e tij SHBA-së dhe BE-së. Ky do të ishte një stërmbivlerësim i Ramës, që po të besohej, do t?i linte opozitarët krejt pa shpresë se do të mund ta largojnë nga pushteti përderisa qenka kaq i zoti sa të xhirojë fuqitë e mëdha të Perëndimit! Por nuk është. S?mund të jetë askush këtu, as sot, as nesër.
Vetë Rama është si një zombie që mbahet në pushtet nga konjuktura. Në Perëndim e kanë kuptuar me kohë se kundërshtarët politikë të reformës në Tiranë i bien pragut të dëgjojë dera; me sistemin e vjetër drejtësia ishte e kapur nga natyra e organizimit të saj, çdo kryeministër e trashëgonte të kapur. Tani nuk e kap dot më. As ky që është sot, ai që do ta zëvendësojë nesër. Alarmi real aty ku ekziston ky alarm është se ? po e kapim? amerikanët dhe europianët. Por kush është në rregull s?ka përse të shqetësohet. Perëndimi nuk kap, siç jemi mësuar ne këtu. Perëndimi siguron pavarësinë e drejtësisë, ku nuk ka e nuk mund të ketë dënime politike dhe çdo akuzë e vendim mbështetet në prova që kalojnë në sitën e disa shkallëve.
Së katërti, shpjegimet tingëllojnë si një kujtesë e përsëritur drejtuar aktorëve politikë dhe publikut për t?u thënë sesa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit në sferat e larta, ajo tashmë është një çështje e zgjidhur në rrafshin ligjor. Për herë të parë vendi ka institucionet dhe instrumentat e duhura për të përmbushur këtë sfidë të sfidave.
Prej sot dhe në të ardhmen çuarja e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë para ligjit dhe vënia në pranga e atyre që kanë bërë krime kalon vetëm përmes SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale që po ngrihen në përputhje me Ligjin e Reformës në drejtësi. Nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat janë retorika të avazit të vjetër, tashmë jashtë kohës. Kushdo që synon të shërbejë interesin publik dhe suksesin politik në kuadrin e aleancës shqiptaro-amerikane dhe europiane duhet të kuptojë se çdo nismë dhe retorikë, qofshin edhe me qëllime të mira, që priren apo synojnë të zhurmojnë, të konkurojnë apo t?u mbivendosen prioriteteve të partnerit strategjik, SHBA, nuk kanë asnjë shans për sukses. Në kohën e sotme, Italia që është një ndër shtatë vendet me të industrializuara të botës nuk bën dot pa fuqitë perëndimore, jo më Shqipëria. Për natyrën dhe kontestin e saj sui generis, reforma në Drejtësi është një provim i barabartë para rinisjes për gjithë elitën politike të vendit. Kush kalon vazhdon. Ky është një zhvillim-lokomotivë për kohën që jetojmë.
Natyrisht, siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, mbeten plot hapësira dhe mundësi ku partitë dhe më konkretisht opozita politike e vendit investohen kundër korrupsionit dhe krimit. Drejtësia nuk zëvendëson politikën, sikurse anasjelltas, politika nuk mund të zëvendësojë drejtësinë. Në rrethanat kur zgjidhja ligjore për të luftuar korrupsionin në sferat e larta është dhënë dhe pritet fillimi i zbatimit të saj, një ndihmë konkrete e madhe nga partitë, OJQ-të dhe individët është përgatitja dhe depozitimi i padive penale për çeshtje dhe për zyrtarët të lartë që akuzohen si të përfshirë në afera korruptive. Me fjalë dakord, por me padi është akoma më mirë. PD ndërkaq, si partia më e madhe e opozitës, mund të investohej për një klasifikim të krimeve, duke udhëhequr reflektimin në sjellje dhe retorike të hierarkisë së krimeve, për ti dhënë fund një sindrome të giusticializmit në vend që zhurmon prej dekadash korrupsionin e lartë me mikrokriminalitetin. Ky do të ishte një operacion me vlera humane dhe elektorale njëkohësisht.
Shpjegimet e reformes në drejtësi nga ambasada e SHBA venë pikat mbi ?i? edhe për ketë çështje të hipokrizisë dhe shëndetit mendor të shtetarucëve të Shqipërisë. Pandëshkueshmëria në sferat e larta është problemi i problemeve./Gazeta Liberale
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ar...
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Nga Arian Galdini– Duke qenë se jemi ende në javën kur festu...
Një luzmë mediash pro qeveritare i janë vërsulur Ditmir Bush...
Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për...
Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në v...
Gazetari, Ylli Rakipi, ka folur rreth mbylljes së emisionit ...
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi p...
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qe...
Duket se emisioni i Ylli Rakipit dhe Adi Krastës nuk do jetë...
Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncua...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të ...
Në 75-vjetorin e çlirimit të Atdheut, meritonte të kujtohej ...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Ha...
Qëllim themelor i këtyre rradhëve është ngasja e domosdoshmë...
Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dh...
Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...