ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Sa mora vesh se kishte ardhur në Tiranë Astriti me Vjollcën, vrapin e ndala te shtëpia e tij andej nga stadiumi ?Dinamo?. Ai ka vite që jeton në USA, por sa herë vjen, nuk ka rastisur ta takoj, ndaj kam shumë mall.
Kemi qenë shokë të hershëm qysh nga fillorja deri sa nisëm gjimnazin. Se më tej unë u shkollova, ai u fut në burg.
Një ditë tha “po jetojmë më keq se derrat” e kaq u desh. Nuk e mohoi atë thënie, i dolën dëshmitarë në gjyq plot shokë të klasës e të pallatit. U dënua tetë vjet e sa i afrohej lirimi, e ridënonin. Kështu bëri 17 vjet burg.
Kur doli, nuk i gjeti gjallë prindërit. Një vëlla që kish, e internuan e ai i mbajti mëri. Nuk i fliste as kur e shihte në rrugë, e quante fajtor të fatit të zi.
Kur diktatura ngordhi, Astriti sa kishte hapur një dyqan. U njoh me Vjollcën, një vejushë që banonte aty pranë dhe u martuan shpejt e shpejt. Gëzimit të atyre ditëve iu shtua dhe Lotaria Amerikane. Ikën pa kthyer kokën pas. Më në fund, rreze dielli dhe për ta.
Patën ardhur disa herë këto vite, por nuk ndodhesha unë në atdhe. Ndërsa tani… E përfshiva për krahësh e drejt e te një kafe te Blloku.
Nuk folëm ca minuta, shiheshim ndër sy e kaq ishim të gëzuar sa po lotonim. Nisa ta pyes për jetën e tij, për… por ai u nguros. Ngeli me sy shqyer. Dikë po shihte pas kurrizit tim.
– Djali i Enverit është ai?
Ktheva kokën dhe e pohova. Kuptova që ai u tmerrua se iu kujtuan vitet e ferrit. Ndaj që ta zbusja situatën, i thashë:
– Ai nuk do mbajë fajet e të atit.
– Sigurisht, por të bëjë jetë modeste, larg publikut që jetoi në burgun që ndërtoi babai i tij.
Na u prish gëzimi. Më pas vajti më keq. Te tavolina e Junior Enverit, u ul një ministër i qeverisë. Dukej që kishin shumë miqësi, se e qeshura u rrit deri në bezdisjen e njerëzve në lokal. Ngjitur u qëndroni disa bodigardë.
– Dalim, – tha Astriti, e gati kërceu nga karrigia në rrugë. Por ishte dita e keqe e tij, se u përplas me Gaqon, hetuesin që i kishte thyer krahun dhe e kishte rrahur kaq kohë. Sa zbriti nga ?Range Rover? i zi. Derën ia mbylli shoferi.
– Ka një firmë ndërtimi, thuajse ky i ka ngritur gjysmën e pallateve në Tiranë, – justifikova Gaqon.
Iku, nuk më përshëndeti, ma bëri me dorë e dëgjova: Do shkoj ca dite në Sarandë, kur të vij, mbase drekojmë.
Kështu na vajti takimi i mezipritur me shokun e ngushtë. Pas një jave, në cel më erdhi një sms: ?Nuk ndenja në Sarandë aq sa e kisha planifikuar. U tmerrova se, hotelin ku bujta, e kishte në pronësi nipi i Hajredinit, i ish-gjykatësit tim. E kishte blerë nga shteti për një çapë bukë dhe ne flinim me 100 dollarë nata.
Duke parë se rreth e rrotull vendit ende po qeverisin e gjallojnë xhelatët, ata që na vranë e na internuan, ata që as falje nuk kërkuan, më kapi paniku se mos u shkrepet dhe na mbyllin kufirin e ngelemi brenda gardhit me gjemba, siç ngelëm 50 vite rresht.
Ndaj unë e Vjollca ikëm para kohe, shpejt e me nxitim e tani që po të shkruaj ndodhem në Amerikë. I gëzuar për vete, por në merak të madh për ty se si do jetosh ende me ata njerëz mbi kokë e nën hyqmin e të paaftëve dhe grabitësve të vendit.
Paç fat, miku im!
Ngushëllime për Shqipërinë tonë!?/CNA.al
Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që ...
Nga Mero Baze– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para...
Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli ë...
Sot në mesditë, megjithëse në mënyrë të papritur, Lulzim Bas...
Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri ësh...
Komisioni i Venecias vjen ditën e hënë në Tiranë, për nismën...
Të gjitha palët, përveç shumicës, po përgjojnë se kush do je...
Askush nuk ka pritur të lexojë konkluzionet përfundimtare të...
Unë e mbështes rezistencën e pashembullt të banorëve të Unaz...
*Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari t...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një d...
Lorisa YLLIU be me shume se dy vite qe nuk kam publikuar ndo...
Nga Eduard Zaloshnja* Qysh prej vitit 1990, kam qenë partiza...
Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të r...
Disa aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë zhvilluan një s...
Nga Preç Zogaj– Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës...
Shqipëria është e vonuara e madhe e Ballkanit për sa i përke...
Nga Denis Dyrnjaja* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë R...
Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ar...
Akademi i njohur Artan Fuga, ka reaguar përmes një postimi n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...