web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëhiqet nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës  

11 Shtator 2019, 10:12, Kronika CNA

Pas ?furtunës? së shkarkimeve në Kadastrën e Vlorës, mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen edhe nëndrejtori tjetër i kësaj Kadastre, Ardian Musta.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, janë shkarkuar nga detyra ?kokat? më të larta të këtij institucioni.

Mes personave të shkarkuar nga detyra ishte kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili u zëvëndësua me Alteo Nazërajn.

Gjithashtu, u shkarkua nga Kadastra edhe nëndrejtori Klodian Troci, si dhe një numër i pakonfirmuar specialistësh.

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

â??Furtunëâ? në Kadastrën e Vlorës/ Ikin â??kokatâ? më të larta të këtij institucioni





Lajmet e fundit nga