Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që nga tetori i vitit 2017 po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Sot është mbajtur seanca e radhës me kërkesë të Tahirit për gjykim të shkurtuar me qëllim për ti dhënë fund sagës së hetimeve, e cila, sipas tij, po zvarritet në mënyrë të qëllimshme.
Dosja Tahiri është në duar të prokurorëve Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela, të cilët sot kanë “humbur funksionin e prokurorit” përballë Saimir Tahirit.
CNA.al ka bërë nje rezume të punës së këtyre prokurorëve, të cilëve dosja Tahiri u ka “rënë” nga duart, nga mungesa e profesionalizmit apo nga dështimi për të ngritur akuzat ndaj ish Ministrit të Brendshëm.
“Treshja që u gozhdua nga Tahiri”
Prokurori Vladimir Mara, ishte një nga kandidatët për SPAK, por nuk u përzgjodh.
Pavarësisht skandaleve që rëndojnë mbi të ai arriti të kalonte Vettingun dhe të mos ankimohej nga Komisioneri Publik, për shkak se dyshohet se të ketë lidhje me Qeverinë.
?Ka arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, sipas parashikimit të germës ?c?, të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016?, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të firmosur nga trupa e gjyqtarëve Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli.
Pas këtij konstatimi KPK ka dërguar për vlerësimin etik dhe profesional pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore për prokurorin Mara.
Bëhet fjalë për mosveprim në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasin Nazer Seitaj i njohur ndryshe si financieri i Habilajve, si dhe faktin e përdorimit të një makine, e cila nuk ka qenë regjistruar sipas legjislacionit në fuqi.
Kujtojmë se emri i Marës është lakuar më herët për dekonspirim operacioni.
Në aksionin e tetorit 2017, pas zbulimit të një sasie lënde narkotike, në media u lakua se prokurori Vladimir Mara, i ndodhur në vendngjarje bashkë me Policinë e Shtetit, ka dekonspiruar aksionin.
Ai e ka mohuar një të tillë, duke mohuar se ka qenë në vendgjarje, pasi ka pasur fëmijën sëmurë.
Pak kohë më parë gazeta Bild, publikoi 16 përgjime, ku objekt ishin kryeministri Edi Rama, drejtorë, ish ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë.
Dhe sërish në skenë doli emri i Prokurorit Vladimir Mara.
Pasi në njërin nga 16 përgjimet, dëgjohet edhe shefi i komisariatit numër 5 të Kamzës, Sali Skura. Ky i fundit rezulton kunati i prokurorit Vladimir Mara, i cili ka në duar dosjet hetimore 339 dhe 184.
Nga përgjimet e publikuara të gazetës gjermane ?Bild?, Sali Skura doli duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili ishte koordinator i Partisë Socialiste në Dibër.
Dyshimet janë se duke zvarritur hetimet dhe duke mbrojtuar socialistët dhe kunatin e dalë në përgjime, Vladimir Mara kaloi Vettingun.
Sa i përket pasurisë, prokurori Mara rezulton se të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.
Me hetimet e dosjeve 339 dhe 184 është marrë edhe prokurori Dritan Prençi. Edhe ky i fundit nuk arriti të përzgjidhje për në SPAK.
Në linjën e skandaleve të Marës ka ecur edhe Prençi. Dyshja në fjalë e thelluan skandalin e zvarritjes së hetimeve të dosjeve 339 dhe 184, duke urdhëruar mediat që mos të publikonin përgjimet. Krahasuar me kolegët, tek prokurorët e varfër radhitet dhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi.
Prokurori Arenc Çela ende nuk ka kaluar në Vetting. Edhe Çela rezulton të ketë një pasuri modeste.
Por, emri i Çelës është lakuar më herët në lidhje me të afërmit e tij dhe në fakt shpesh është shenjëstruar për këtë gjë.
Maksim Çela, xhaxhai i prokurorit, është akuzuar më herët, për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit ?Roza Haxhiu?.
Për dënimin e Maksim Çelës, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë përdorur dëshminë e të penduarit Petrit Liçi, i cili ka përfituar në atë kohë nga kjo prokurori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke u mbajtur në ruajtje.
Gjithashtu prokurori Çela është shenjëstruar edhe për shkak të kunatit të tij.
Çela është dhe kunati i shtetasit Dardan Ahmeti, shtetas ky që në muajin maj të 2014 ka shkuar me automjetin e tij, në Rinas ku së bashku me Sajmir Bajramin kanë pritur pilotin italian Giorgio Riformato.
Ahmeti fillimisht është dyshuar nga prokuroria si pjesëmarrës në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë.
Por pas verifikimeve të kryera, prokuroria e ka përjashtuar atë nga dyshimet si i implikuar në këtë çështje, duke e përdorur kunatin e prokurorit Çela si dëshmitar në sallën e gjyqit, ku po gjykoheshin të pandehurit e tjerë të dosjes ?Divjaka?.
Tashmë pritet që të shihet se si do t’i konsiderojë Vettingu këto lidhje.
Nëse kemi parasysh disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu për lidhje me të inkriminuar atëherë edhe Çela rrezikon shkarkimin, edhe pse nuk ka përgjegjësi se çfarë bëjnë të afërmit e tij.
I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut
Vladimir Mara “në krah” të financierit të Habilajve/ Vettingu konfirmon skandalin
Zvarriti hetimet për të mbrojtur kunatin?/ Vladimir Mara e ka vendin në burg
Audio-Përgjimet për blerjen e votave/ �menden Dritan Prençi dhe Vladimir Mara
Blofi i Vladimir Marës dhe Dritan Prençit/ Prokurorët i bashkohen grupit të pazareve zgjedhore
Motra e ish deputetit socialist denoncon/ “Prokurori i Krimeve të Rënda më keqtrajtoi”
I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi sfidohet nga luksi i kolegëve
Ethet e Vettingut/ Të afërmit i â??presinâ? kokën prokurorit të Krimeve të Rënda?
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me procesin gjyqë...
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga thirrja e Prokurores ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka marrë vetë në dor...
Gjykata për Krimet e Rënda vijon seancën gjyqësore ndaj ish-...
Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkua...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë seancës gjyqës...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga seanca gjyqës...
Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Një këmbësor është përplasur nga një makinë gjatë paradites ...
Gjykata për Krimet e Rënda po zhvillon sot seancën gjyqësore...
Një tjetër rast i trafikut të kanabisit është goditur nga po...
Gjykata për Krimet e Rënda pritet të zhvillojë sot seancën e...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Një tjetër aksident në punë është shënuar gjatë ditës së sot...
Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit...
Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos.Më...
Gjyqtari i Apelit pranë Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnoca d...
Goditet një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...