web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i "listës së zezë"/ Si e mbrojti Llalla nga Rama, të arsimuarin e plepave

3 Shtator 2019, 12:21, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se me datë 4 Shtator do të zhvillojë seancën dëgjimore për prokurorin Hysni Vata.

Ky i fundit do të njihet me gjetjen e hetimit nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Prokurori Vata, ndryshe njihet si klani i ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla apo edhe si prokuror i ‘listës së zezë”.

Pasi në vitin 2017, kur po procedohej për Vettingun, kryeministri Edi Rama, publikoi listën e ?zezë?,  me emrat e gjyqtarëve  dhe prokurorëve, të denoncuar nga qytetarët.

Një prej prokurorëve, emri i të cilit u publikua nga Rama ishte edhe Hysni Vata që në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

Vata në CV -në e tij mbart dhe një sërë skandalesh.

Pasi i doli emri në “listën e zezë”, ish shefi i tij Llalla, në vend që ta ndëshkonte emëroi në krye të në krye të organit të akuzës në rrethin e Matit, duke sfiduar kështu, kryeministrin.

Sa i përket aspektit profesional, Vata e ka nisur me shkollën e mesme të muzikës, si trompist dhe më pas kishte mbaruar me korespondencë fakultetin e Ciklit të Ulët në Shkodër.

?Dhe në mënyrë të ?përshpejtuar?, Vata ka mbaruar kursin e plepave në vitin 1996 dhe është emëruar kryeprokuror në Mat.  Rast pas rasti është transferuar nga një rreth në tjetrin për shkak të konflikteve që ka krijuar me kolegët, vartësit dhe gjyqtarë e avokatë. Në të shumtën e rasteve kanë dominuar lidhjet e forta politike me eksponentë të njohur të Partisë Demokratike?, u shkrua në vitin 2017 në media.

CNA.al, por risjell pasurinë e deklaruar nga prokurori Hysni Vata, bazuar në të dhënat e Open Spendindg Albania, dhe të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI.

Prokurori Hysni Vata dhe bashkëshortja e tij, punojnë në qytetin e Burrelit, por kanë pasuri të patundshme në Tiranë.  Në vitin 2007 ai ka blerë një apartament tek Kthesa e Kamzës, që ka kushtuar  41 000 euro.

Më poshte po sjellim  pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2006 (deklarata fillestare)

Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 78 m2, përfituar me privatizim në vitin 1994, 530 000 lekë.

Shtesë pasurie në vitin 2007 duke prenotuar dhe paguar për apartament me sip. 92 m2 në Tiranë, 41 000 euro, likujduar me këste deri më 02.04.2008.

Depozitë bankare, 4 100 000 lekë, me të ardhura nga paga, pjesa takuese 12%, tërhequr total vlera në Korrik 2007 për likujdim banese.

Gjendje para kesh, 1 500 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 798 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 984 000 lekë.

Prenotuar në Korrik 2007 banesë me sip. 92 m2 në Tiranë, 41 000 euro, për të cilën janë likujduar 33 250 euro me para nga depozitat bankare 4 100 000 lekë dhe 1 000 000 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 800 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 939 898 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 035 557 lekë.

Gjendje para kesh, pakësuar me 5 750 euro për likujdim këst i fundit për blerje banese.

Gjendje para kesh, shtuar me 900 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 261 533 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 235 631 lekë.

Gjendje para kesh, 1 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -285 416 lekë për kredi konsumatore marrë më 04.05.2009 me principal 3 000 000 lekë, me afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 462 125 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 302 226 lekë.

Gjendje para kesh, 400 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 461 331 lekë për kredi konsumatore marrë më 04.05.2009 me principal 3 000 000lekë, me afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -1 784 340 lekë për kredi konsumatore marrë më 04.05.2009 me principal 3 000 000 lekë, me afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 916 595 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 123 246 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 1 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -1 488 242 lekë për mbyllje kredi konsumatore marrë më 04.05.2009 me principal 3 000 000 lekë, me afat shlyerje 15 vjet.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 734 422 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 159 655 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 2 000 000 lekë.

Çelur më 09.10.2012 depozitë bankare, 1 500 000 lekë, me kursime.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 152 659 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 985 000 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 600 000 lekë.

Bashkëshortja, shtuar më 10.04.2013 depozitë bankare, me 500 000 lekë, me kursime dhe interesa bankare nga depozita e mëparshme.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 190 524 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 2 029 491 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 1 560 000 lekë.

Bashkëshortja, shtuar më 11.04.2014 depozitë bankare, me 1 000 000 lekë, me kursime dhe interesa bankare nga depozita e mëparshme.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 183 015 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 909 759 lekë.

Gjendje para kesh, shtuar me 300 000 lekë.

Bashkëshortja, shtuar më 14.04.2015 depozitë bankare, me 1 000 000 lekë, me kursime dhe interesa bankare nga depozita e mëparshme.

Viti 2016

Gjendje cash, 1 400 000 lekë

Të ardhura nga paga vjetore, 458870 lekë.

Detyrim i papaguar 2000 euro për apartamentin e banimit, me sipërfaqe 91.34 metër katror, tek kthesa e Kamzës

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 84 950 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si notere, 2341578 lekë.

Një automjet në emër të vajzës./CNA.al





Lajmet e fundit nga