web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përndiqte dhe kërcënonte një vajzë/ Arrestohet 26 vjeçari i armatosur

28 Gusht 2019, 13:18, Kronika CNA

Një 26 vjeçar është prangosur pas denoncimit nga një vajzë.

Sipas policisë  F. M., ka përndjekur dhe kërcënuar në mënyrë sistematike, shtetasen L.T.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte sistematikisht dhe kanoste me armë zjarri një shtetase, arrestohet nga policia autori.

Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja L.T. ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ??Përndjekja? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit??./CNA.al





Lajmet e fundit nga