web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja "184"/ Kërcënohen prokurorët e Dibrës

27 Gusht 2019, 11:00, Kronika CNA

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku e ka detyruar Prokurorinë e Dibrës, që të marrë dosjen “184”.

Pas shpalljes së moskompetencës në mënyrë të befasishme nga Prokuroria e Krimeve të  Rënda, dosja “184” është kthyer në pingpong.

Sot, është njoftuar se Prokuroria Dibër e cila udhëhiqet nga Esmeralda Keshi (Cami), ka regjistruar për procedim dosjen “184”.

Kujtojmë se Esmeralda Keshi (Cami) ka lidhje familjare me Arben Keshin e dosjes “184”.

Për më tepër, kjo prokurori, është aktualisht vetëm me tre prokurorë. Kryetarja Keshi logjikisht nuk do të marrë pjesë në short dhe pritet që në shtator dosja të ndahet mes dy prokurorëve.

Pavarësisht se Prokuroria e Dibrës e ka kundërshtuar transferimin e dosjes “184”, Arta Marku nuk ka dashur t’ia dijë.

Nga njëra anë flet për pavarësi dhe nga ana tjetër kërcënon dhe bën presion mbi prokurorët.

Prokurorët që do të marrin këtë dosje, nëse nuk do të zbatojnë urdhrat e Markut, dyshohet se do të shkarkohen nga Vettingu.

Në kushtet kur ata janë kërcënuar dihet se si do të shkojë procedimi i dosjes “184” dhe rrjedhimisht dihet edhe përfundimi.

Ping-pongu për shkatërrimin e dosjes “184”

Me vendimin e datës 15.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenet 28/1, 74, 75/a, 76 dhe 84 të Kodit të Procedurës Penale ka shpallur moskompetencën për këtë procedim penal, duke kaluar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019.

Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit ?grup i strukturuar kriminal? në ?bashkëpunim të thjeshtë?.

Thënë më qartë, shkatërrimi është planifikuar nga prokurori Klodjan Braho me urdhra nga lart. Të paktën ky është konfirmimi i Prokurorisë së Përgjithshme vënë në dispozicion mediave.

Prokuroria e Dibrës e ka kundërshtimin vendimin e Brahos tek Prokuroria e Përgjithshme, duke dhënë një sërë arsyesh që realisht qëndrojnë.

Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye: Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Së dyti, prokurori duhet t?i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.

Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.

Por, Arta Marku duket se ka qenë tejet e interesuar për shkatërrimin e plotë të dosjes 184, është munduar të fsheh dorën pasi ka hedhur gurin, duke përdorur prokurorin Klodjan Braho.

“Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ajo që s’ka nevojë për koment, është se banditët e dyshuar të vjedhjes së votave e përbërë nga deputetë Ulsi Manja apo dhe Pjerin Ndreu që tashmë është kryebashkiak, ish ministra si Damian Gjiknuri dhe drejtorë socialistë, si Arben Keshi e Robert Ago, po dalin pa u laguar./CNA.al





Lajmet e fundit nga