web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Berat/ Zjarr pranë puseve të naftës

27 Gusht 2019, 20:15, Kronika CNA

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Mbreshtan të Njësisë Administrative Sinje, në Berat.

Sipas informacioneve paraprake  mësohet se zjarri ka rënë rreth 700 metra larg kullës së pusit të naftës, ndërkohë që flakët kanë përfshirë rreth 5 hektarë shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikse si dhe punonjës të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë Berat.

Ende nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga