Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësuesi i Lëvizja Antisoros për Shqipërinë, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e vet në rrjetet sociale ka dhenë arsyetimin e tij lidhur me qënien kundër asaj që ai e etiketon si “neotomanizëm”, e që përbën rrezik për interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të shqiptarëve..
“JA PËRSE JEMI KUNDËR NEOTOMANIZMIT SI RREZIK PËR INTERESAT, IDENTITETIN DHE SOVRANITETIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE! e nis shkrimin avokat Goxhaj, që më poshtë vijon:
“Unë kam respekt për Turqinë dhe turqit por nuk dua që Shqipëria të jetë nën influencën e Turqisë Erdoganiste apo siç ka filluar të quhet Turqia Neotomaniste bazuar te një Doktrinë Gjeopolitike, mentalitet dhe ideologji rajonale e cila cënon rëndë interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të Shqipërisë Europiane dhe ProAmerikane, Kosovës, Maqedonisë dhe interesat e shqiptarëve kudo në rajon por edhe më gjerë!
Ky problem ka filluar të thellohet për herë të parë me Erdoganin e pas Grushtit të Shtetit!
Turqia e pas Grushtit të Shtetit ka ndryshuar me themel dhe transformimi i saj kanë sjellë efektet e veta edhe në Rajonin tonë duke dëmtuar interesat tona por dhe duke rritur afrinë e Turqisë me Serbinë dhe Rusinë!
Këtë duhet të kuptojnë të gjithë dashnorët e Neotomanizmit!
Ne jemi Për Shqipërinë ndërsa ata Për Turqinë!
Këta dashnorët e Neotomanizmit duan apo s’duan t’a kuptojnë por pak e nga pak po ngjajnë me ato forcat antishqiptare haxhiqamiliste por edhe esadiste të mbi 100 vjetëve para që nuk donin pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë dhe bënin çmos për t’a sabotuar pavarësinë e Shqipërisë dhe orientimin e saj drejt familjes së natyrshme europiane që u takon me të drejtë nga historia, geni dhe fara!
Ne jemi shqiptar autokton europian me farë e gjuhë, histori dhe kulturë dhe jo arnaut turq!
Tezën që shqiptarët janë turq apo vëllezër me turqit e shpikën grekët dhe serbët në 200 vjet me ndihmën e Portës së Lartë dhe të Turqisë pas otomaniste (derisa Turqia u bë anëtare e NATOs) si pretekst për shfarosjen, asimilimin, shpopullimin e shqiptarëve në Ballkan por dhe për të legjitimuar pushtimin e territoreve mijëra vjeçare të shqiptarëve!
Dikur Vaso Çubrilloviç mbi këtë tezë se shqiptarët janë turq dhe vëllezër të turqve ideoi Memorandumin e Dëbimit të Shqiptarëve nga Ballkani!
Një ndër pikat kryesore të tij ishte kërkesa për ndihmë Turqisë për të sjellë në trojet shqiptare “agjitatorë nga Turqia që do të propagandonin nostalgjinë për Portën e Lartë dhe orientimin e shqiptarëve drejt dashurisë për Turqinë”.
Ndërsa sot Soros nëpërmjet bashibozukëve dhe jeniçerëve të tij po aplikon fazën finale me Axhendën për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!
Kjo e shpjegon edhe arsyen se pse Rilindja dhe Kolona e Pestë e Soros në PD po punojnë fort për propagandimin e një identiteti shqiptar “vëlla me turkun” (siç dëshmuan dhe proklamuan te memoriali i turpit si Mazniku i MJAFTG99 të Rilindjes Sorosiste dhe Çollaku i PDRsë dhe Sorosit) dhe po e kthejnë Shqipërinë në një vend vasal të Portës së Lartë dhe duke u sjellë si pashallarë të preferuar apo kandidatë për preferencë të Sulltanit Erdogan!
Soros dhe Erdogan pavarësisht se kanë qenë në konflikt për çështjet turke, për rastin shqiptar, me fitoren e Trump dhe konfliktin e ri SHBA-TURQI gjejnë pikë të përbashkët antiamerikanizmin e kësaj Klike Politike (siç u quajt nga veprimtari dhe gazetari i madh shqiptaro-amerikan Frank Shkreli) dhe po shfrytëzojnë maksimalisht çdo gjë para ardhjes së Ambasadores së Re Amerikane të emëruar nga Trump e cila e njeh mirë Erdoganin dhe Neotomanizmin dhe është akuzuar nga krahu i Erdogan si “armike” e Turqisë Erdoganiste!
Pashallarëve tanë, Stambolli dhe Turqia Neotomane u duhen si streha e fundit ku do të fshihen nesër nga çdo rrezik brenda dhe jashtë Shqipërisë për gjithë zullumet që i kanë bërë Shqipërisë por edhe vetë SHBA-së!
Por neve na duhet me çdo kusht të veprojmë kundër një Axhende Neotomane dhe Sorosiste AntiAmerikane në Shqipëri që zbatohet nga jeniçerët e Soros dhe Erdogan!
Kjo është çështje e rëndësisë së veçantë dhe prioritet i prioriteteve! Sepse kur mendon se Djalli Soros është bërë bashkë me Sulltan Erdoganin duke bashkuar forcat në mbrojtje të jeniçerëve të tyre sorosist dmth të kësaj klike politike majtas-djathtas që po zbaton këtë Axhendë Rrënimi, Falimentimi dhe Shpopullimi të Shqipërisë, e kupton se e Keqja nuk paska fund por edhe Fundi i Maskarenjve po afron!
P.s. Kujtesë edhe një herë: Të jesh kundër Neotomanizmit të Erdogan do të thotë që je shqiptar patriot, dhe kjo nuk të bën antiturk e për më pak islamofob! Në Turqi gati gjysma e popullsisë voton kundër Erdogan dmth neotomanizmit të tij dhe kjo nuk i bën ata as antiturk dhe as islamofob! Qartë?!”, përfundon shkrimi i publikuar nga avokati Altin Goxhaj./CNA.al
Debati mbi memorialin turk/ Goxhaj: Kush e kthen në fetar shkel ligjin
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka parala...
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet ...
Avokati Altin Goxhaj ka thënë se rastin e Valdrin Pjetrit nu...
Deputetja Rudina Hajdari, në të gjithë këtë krizë politike, ...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka komentuar rastin...
Në një konferencë për mediat kreu i PD, Lulzim Basha, ka për...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama ...
Valdrin Pjetri, Kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Shkodrës, pr...
Voltana Ademi tashmë që datës 10 Gusht e ka përfunduar manda...
Dje kryeministri Edi Rama dorëzoi Valdrin Pjetrin me postime...
Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, ka ironizuar kreun e Bas...
Sot, Genc Sejko, njeriu i cili shkund internetin, foto-mon...
Ish kreut të grupti parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i k...
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranesira k...
Ju nuk keni asgjë për të fshehur dhe asgjë për t’u frikësuar...
Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të sh...
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postim...
Ish Ministri i Ekonomisë Arben Malaj, i ka bërë “dush të fto...
Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “R...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili njihet si ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...