Kryebashkiakët e inkriminuar/ Basha me listë të zezë
Në një konferencë për mediat kreu i PD, Lulzim Basha, ka për...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka komentuar rastin e Valdrin Pjetrit dhe reagimet e kampeve politike, përkatësisht PD-PS.
Sipas Topallit, Edi Rama dhe Lulzim Basha, mbajnë reciprokisht njëri-tjetrin dhe ndajnë interesa të mëdha mes tyre.
“Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkoder, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodres ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat te djathtë , Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e Kryetarit të Bashkisë.
Për më tepër je teper i vonuar në luftën kundër krimit”, i drejtohet Topalli, kreu të PD, Lulzim Basha.
Topalli shkon edhe më tej, duke thënë se Basha ka pasur dijeni për rastin e Valdrinit, por ka heshtu ashtu për rastin Mark Frrokajt.
“Në Shkodër, qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës të komprometuar të Valdrinit. Por ti për muaj nuk fole.
Ashtu siç nuk fole për vite për Mark Frrokun e kompaninë e tij. Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin që i bëre PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , që i more vetëm për të mbrojtur karrigen tende”, shprehet ndër të tjera Topalli.
Postimi i plotë:
?Cdo fjale ka konseguenca.
Cdo heshtje po ashtu.?
Jean – Paul Sartre
Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre.
Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.
Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise.
Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit.
Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole.
Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e companine e tij.
Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende.
Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS.
Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;
Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.
Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte.
Po te mos ishte pazari si forme komunikimi mes krereve te opozites dhe qeverise, sot skena politike shqiptare nuk do ishte e deformuar sic eshte tani, sot shqiptaret nuk do jetonin ne deshperim per shkak te vrasjes se perspektives dhe mbytjes se shpreses qe nje opozite normale sjell per vendin e saj.
Pas 3 dekadash ngjitjesh e uljesh, perpjekjesh e sakrificash , demokracia brenda forcave politike eshte ne agoni.
Dhe kjo sepse kreret e partive kane vrare voten brenda vehtes.
Ne 6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te pandalshme e katastrofike , por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur votat ne shtepine e tij ( dhe kjo me video , me ze e figure).
Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( me
dokumenta)
Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje.
Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.
Do filloje te mbledh forumet vetem pas fsheses e spastrimeve te medha ne parti, pas gjuetise se shtrigave ndaj demokrateve , pas percarjes e shkretimit qe i beri PD, per te noterizu vendimet e tij te Cmendura, si ajo e djegies se mandateve e dhe te mos hyrjea ne zgjedhje.
Megjithe pakenaqesine ne rritje ndaj qeverise , LB nuk i shkoi kush pas, sepse sic koha e ka vertetuar ai eshte i rreme.
Kauzat nga goja e tij jane fallso e te rreme. Jo sepse njerezit e Edi Rames nuk kane blere vota. Kane blere sa kane dashte sepse e dinin qe lb-se kjo nuk i interesonte sa kohe ishte ne qeveri dhe kishte bere pazarin per bashkeqeverisje me Ramen ne vazhdim.
Ishte kjo arsyeja, qe Lulzimi urdheroi anetaret e PD-se ne KQZ, qe te votonin 7;0 rezultatin e zgjedhjeve te 2017;urdheroi qe te mos behej asnje shenim kundershtues ne procesverbale dhe te mos ankimohej asnje qender votimi, duke legjitimuar mandatin e dyte te Rames.
Dhe per 2 vite rresht nuk pat asnje fjale per ceshtjen.
U kujtua vetem kur erdhi koha e fushates, kur me shpresen e presionit te djegies se mandateve kerkonte rezultatin ne tavoline.( njelloj si me Cadren)
Kur ai thoshte se vota e zgjedhjet i lira jane qellimi yne genjente.. Genjente sepse se pari ai nuk ka bere kurre zgjedhje te lira ne partine qe ai drejtoi.
Genjen sepse ka fallsifiku votat per vehten e tij si kryetar, dhe ka fallsifiku listen finale te emrave te KK dhe Kryesise.
Do mbahet mend per papergjegjesine e frikshme qe ka tregu sidomos ne opozite;
Ky te len pa fjale ne menyre konstante.
Djegia e mandateve nga LB ishte nje kembane e forte per ata qe kane minumumin e pergjegjesise mbi rrezikun qe sjell papergjegjesia e nje njeriu , qe nuk e vret ndergjegja per asgje.
Ne 1946 i pushkatuan deputet e opozites , por mandatet nuk i tradhetuan.
Mos futja ne zgjedhje ishte nje tjeter alarm i madh per rrezikun qe mbart me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papergjegjshme .
Lulzim Basha te len pa fjale kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimekembje; kur pas humbjes katastrofike te 2017 nuk lejoi as kohe per analize dhe me buze ne gaz shpalli vetengrirjen dhe vete-kurorezimin( pa gare).
Te habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki qe i kane mbetur dhe thote se fituam me 85%.
Te habit me akuzat qe i drejton kundershtarit per gjerat qe ka bere vete apo ka nder mend t?i beje vete.
Nuk i leviz cerpiku kur thote se une bera dekriminalizimin, nderkohe qe kur grupi i ish deputeteve qe e filuan kete beteje dhe u kercenuan nga krimi, i hodhi, qe t? i shqyente krimi, nderkohe qe vete merrej me katin shtese tek pallatit te tij dhe si kryatar, per vite rresht nuk permendi nje emer te dyshuar per rekorde kriminale.
Eshte i vetmi rast ne bote ne bote,qe kur pakenaqesia ndaj qeverise rritet ne kulm,
kryetari i opozites zbret ne kulm ( 13%).
Une nuk kam lexu as degju qe te gjendet sot nje njeri qe nxjerr vete forcen e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e parlamentit, e hedh jashte cdo bashkie e Keshilli Bashkiak e per vehte te vazhdoje te mbaje karrigen e tij.
Une nuk besoj se PD-se i eshte mpjre nervi politik; Nuk besoj se demokratet jane te lumtur dhe aq me pak qe te konformohen me tradhetine qe i beri njeriu qe vetem i genjeu.
Nuk besoj se te rinjte kane model, njeriun qe beri gjithe perendimin kundra, qe i dha mandatin e dyte Rames per 14 milion euro te pallatit te tij, qe dogji cdo perfaqesim te PD ne nivel qendror e lokal me premtimin e rreme per qeveri tranzitore e largimin e Rames; qe duke qene ne opozite e coi partine ne humnere, shqiptaret i coi ne deshperim dhe te rinjve i dha rruget e botes.
Luli nuk ekziston me per demokratet.
Per Shqiperine, Luli bashke me Ramen jane bere nje kosto e patolerueshme.
Shqiptaret kane nje problem per te zgjidhur.
Ata nuk mund te tolerojne me, qe 4 vete te mbajne peng jeten e tyre e te bijve te tyre./CNA.al
Në një konferencë për mediat kreu i PD, Lulzim Basha, ka për...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama ...
Valdrin Pjetri, Kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Shkodrës, pr...
Voltana Ademi tashmë që datës 10 Gusht e ka përfunduar manda...
Dje kryeministri Edi Rama dorëzoi Valdrin Pjetrin me postime...
Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, ka ironizuar kreun e Bas...
Sot, Genc Sejko, njeriu i cili shkund internetin, foto-mon...
Ish kreut të grupti parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i k...
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranesira k...
Ju nuk keni asgjë për të fshehur dhe asgjë për t’u frikësuar...
Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të sh...
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postim...
Ish Ministri i Ekonomisë Arben Malaj, i ka bërë “dush të fto...
Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e “R...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili njihet si ...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar p...
Genc Sejko i njohur si i famshmi i memeve sot ka publikuar n...
Debati për memorialin turk të vendosur tek Kodrat e Liqenit ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së cilës pamja e jasht...
Intesifikimi i i kontrollove për cilësinë e karburantit, ka ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...