web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Motoçikleta përplas këmbësoren, 2 të plagosur

6 Gusht 2019, 16:31, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një një motoçikletë ka goditur një këmbësore, ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Dritan Hoxha? ndërsa dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit,për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00,  në rrugën ?Dritan Hoxha?, një  motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i  motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga