web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë/ Makina me 8 turistë të huaj bie në greminë, policia fsheh ngjarjen

5 Gusht 2019, 20:17, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë, ku një makinë me 8 turistë është aksidentuar, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia.

Mësohet se makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa metra jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit turistët polakë kanë marrë plagë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Ngjarja nuk është bërë publike nga ana e policisë, pasi kjo e fundit nuk ka lëshuar asnjë komunikatë zyrtare.

Ndërkohë që shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë mungesa e ndriçimit të rrugës dhe mosnjohja e terrenit nga ana e turistëve polak./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga