web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrimi i memorialit të Thimio Lolit/ Reagon ashpër qeveria greke

23 Korrik 2019, 14:33, Aktualitet CNA

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme të ndodhur në Finiq ku persona të paidentifikuar shkatërruan me dinamit memorialin e nacionalistit grek Thimio Lolit mbrëmjen e kaluar.

Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme Greke e quan ?Provokim ndaj minoritetit etnik grek, dhe si përfundim, kundër marrëdhënieve greko-shqiptare?.

MPJ greke i kërkon autoriteteve në Shqipëri të hetojnë për zbardhjen e ngjarjes si dhe ?të rikthejnë rendin dhe sigurinë midis pjesëtarëve të pakicës etnike greke?.

?Ministria e Jashtme greke, Ambasada Greke dhe autoritetet konsullore në Shqipëri do të ndjekin zhvillimet nga afër?, thuhet në deklaratë.

Thimoi Loli ka qenë përkrahës i ?Vorio Epirit? dhe ka udhëhequr një sërë masakrash ndaj shqiptarëve në Sarandë, Delvinë si dhe është përfshirë në masakrimin e popullsisë së pafajshme çame krah gjeneralit famëkeq Napolon Zerva./CNA.al





Lajmet e fundit nga