web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 35-vjeçari

23 Korrik 2019, 13:24, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku një person ka humbur jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se viktima ëhstë 35-vjeçari, me inicialet V.P, i cili punonte në një pikë karburanti.

“Sot rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V.P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambientet e një karburanti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.





Lajmet e fundit nga