web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bleu patundshmëri dhe ndërtoi pa leje/ Si e shtoi pasurinë në 8 vite Ramiz Lala

23 Korrik 2019, 11:19, Aktualitet CNA

Kreu i Gjykatës Administrative të Gjirokastër, Ramiz Lala pritet të dalë nesër në seancën e Vettingut.

Rivlerësimi i tij do të bëhet nga trupa e gjyqtarëve Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe  Pamela Qirko.

Gjyqtari Ramiz Lala, i zhvendosur nga Kukësi në Tiranë dhe i punësuar fillimisht në Përmet dhe më pas në Gjirokastër,  ka konsiderueshëm pasuri të patundshme.

Ai deklaron se ka bërë ndërtime pa leje në zonën e Paskuqanit, në Tiranë dhe se e ka legalizuar më vone.

Bëhet fjalë pas viteve ku ai ka nisur punën si gjyqtare.

Në deklaratën fillestare atë vitit 2010, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulon se ai kishte në pronësi dy apartamente, pasuri të patundshme, tokë, arë si dhe  një automjet që kushtonte 4 000 marka.

Ai deklaron apartamente, njërin me sipërfaqe 85 m2 me vlerë 650 000 lekë që në vitin 2011 e ka shitur në shumën në shumën 4 400 000 lekë  dhe apartamentin  tjetër në Tiranë me sipërfaqe 86 m2, në Tiranë  me vlerë 51 960 euro.

Në vitin 1993 ai thotë seka blerë një tokë me sipërfaqe 600 m2 me vlerë 60 000 lekë.

Në vitin 2012, bashkëshortja e tij nga zyra e papunësimit në Kukës, siç deklaron ai, është punësuar në Tiranë, si mësuese në ciklin parashkollor.

Nuk dihet se si i është gjetur vendi, por dihet se familjarët e gjyqtarëve kanë përfituar jo vetëm punë por edhe më tepër.

Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ëhstë marrë me legalizime të pasurisë së patundshme në Tiranë, të cilën e ka blerë në vlera të ulta.

Ndërsa në vitin 2018 ka deklaruar se ka blerë një  automjet, Benz Mercedez, modeli, E220 CDI me vlerë 620 000 lekë.

Më poshtë do të gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili në 8 vite gjyqtar ka një pasuri të majme.

 Viti 2010 (Deklarata fill estare)

Apartament banimi me sip.85 m2 me vlerë 650 000 lekë

Apartament banimi me sip.86 m2, në Tiranë  me vlerë 51 960 euro.

Tokë, 600 m2 blerë në vitin 1993 me vlerë 60 000 lekë.

Tokë bujqësore në Kukës me sip 4 561 m2, përfituar me ligjin 7 501.

Automjet tip Benz, 190 , vit prodhimi 1986 , blerë në vitin 2000, me vlerë 4 000 marka.

Të ardhura nga aktiviteti privat për periudhën 2000-2006, në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga puna në aeroportin e  Kukës, në vitet 2006-2010, në shumën 63 000 lekë.

Të ardhura nga paga mujor në Ministrinë e Drejtësisë, 65 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Bashkinë e Kukësit, 25 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Përmet, 78 251 lekë.

Shpërblim, 7 200 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nëpërmjet Zyrës së Papunësisë në Kukës, 7 700 lekë.

Viti 2011

Ka shitur apartamentin me sip 85 m2, në shumën 4 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 929 971 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, nëpërmjet Zyrës së Papunësisë në Kukës, 57 866 lekë.

Kredi konsumatore 925 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 871 907 lekë.

Të ardhura në emër të bashkëshortes Vera Lala, nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Tiranë, 451 222 lekë.

Viti 2013

Ka paraqitur për legalizim një pasuri  të patundshme , shtëpi banimi, në Paskuqan me sipërfaqe bazë ndërtimi pa leje 92 m2, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit pa leje është 209 m2. Vlera e ndërtimit është 998 780 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, 1 026 221 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 448 716 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, 1 166 352 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 544 974 lekë.

Kredi 5 000 000 lekë, marre me afat 3 vjeçar për të likujduar një tjetër kredi.

Bashkëshortja ka blerë një autoveturë të markës Damler Chrysler, në vlerë 290 000 lekë.

Viti 2015

Ka regjistruar në hipotekë, arë dhe truall me sip totale 90.5 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 90.5 m2. Prona në bashkëpronësi me të atin.

Regjistruar në hipotekë, sip e tokës arë prej 140 m2 me vlerë 32.200 lekë.

Ka legalizuar një ndërtim pa leje, që nuk e cilëson se çfarë është.

Gjendje cash, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Gjirokastër 1191607 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 408 858 lekë.

Gjendje cash në emër të gruas, 100 000 lekë.

Viti 2016

Kursime, 450 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 207 495 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 511 608 lekë.

Viti 2017

Ka shitur pasurinë  me sip 71.3 m2  me vlerë 32 000 lekë.

Kursime cash, shtesë, 100 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 13 128 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 223 147 lekë.

Ka shlyer kredinë prej 5 000 000 lekë.

Viti 2018

Blerje automjeti, Benz Mercedez, modeli, E220 CDI me vlerë 620 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative, Gjirokastër, 1 240 389 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 68608.53 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore në Tiranë, 551 724 lekë./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga