web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Kukës/ Do heqim traun e Rrugës së Kombit

23 Korrik 2019, 12:02, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat nga qyteti i Kukësit, premtoi se trau në Rrugën e Kombit do të hiqet që në javën e parë që PD do të marrë pushtetin.

?Dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet?-tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës shprehu angazhimin e tij për t?i dhënë fund emigracionit, që sipas tij po e tret Kukësin.

?Shprehim angazhimin tonë për t?i dhënë fund emigracionit që po tret Kukësin. Për ti kthyer shqiptarëve pasuritë e dhëna nga zoti, në mirëqënie dhe punësim për qytetarët.

Së bashku me të gjithë qytetarët do ta kthejmë shumicën e ?Rama ik? të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar.?-u shpreh Basha.  / CNA.al





Lajmet e fundit nga