Foto- Anxhelina Hadërgjonaj "djeg" Instagramin/ Bikinit "minimaliste" i nxjerrin në pah linjat seksi
Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina Hadërgjonaj nuk i ka ...
Ramush Haradinaj nuk është një ëngjëll. Përtej aureolës së komandantit trim të UÇK, që ende mban të varrosur në pragun e shtëpisë në Gllogjan dëshmorët që familja e tij i dha Kosovës, qëndron njeriu që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarët ishin zhdukur.
Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeministri që mori vendim ti rrisë pagën vetes se i duheshin më shumë kravata, qëndron njeriu që theu rekordin e numrit të zëvendësministrave duke e përdorur shtetin si kamaradare për ekuilibrat e pushtetit, qëndron lideri që i mbushi bordet publike me militantë dhe familjarë.
Ramush Haradinaj aq më pak është një politikan parimor. Ai që, sëbashku me Vetëvendosjen, i vuri flakën parlamentit dhe i mbyti kolegët e tij me gaz lotësjellës, për të mos i falur tokë Malit të Zi, kur erdhi puna për t?u bërë kryeministër, i tradhëtoi sa hap e mbyll sytë aleatët e dikurshëm, madje i haroi edhe ato 8 mijë hektarë për të cilat ishte betuar se do të derdhej gjak.
Pra, në këtë kuptim, ashtu si të gjithë heronjtë që kanë imponuar emrin dhe famën e tyre përmes grykës së pushkës, ai është i adhuruar pa kushte nga disa, po aq sa është i urryer nga të tjerë.
Por, ky personaliteti dyzuar, prej njeriu që ngjall po aq frikë sa edhe respekt, që i shërbën atdheut po aq sa edhe botës së nëndheshme të Rrafshit të Dukagjinit, që ndan, po aq sa edhe përbashkon, nuk u pasqyrua me të gjithë dritë hijet e tij në momentin që u thirr sërish nga gjykata speciale, duke e detyruar të heqë dorë nga kryesimi i qeverisë.
Çuditërisht rreth Ramush Haredinajt u krijua një empathi mbarë kombëtare e cila nuk kishte të bënte, as thjeshtë me lotët e derdhur live teksa lajmëronte dorëheqjen dhe as vetëm me faktin se qe ai që duhej të përgjigjej për të tretën herë përpara Hagës, ndërkohë që të singjashmit e vet vazhdojnë të shijojnë kolltuqet e pushtetit.
Jo, përreth kryeministrit në ikje u krijua një emocion më i madh që e tejkalon historinë e tij në të shkuaën dhe qeverisjen e tij të përditshme.
Kjo ndjenjë solidariteti që shpërtheu në të dy anët e kombit është e lidhur me qëndrimet e fundit të Ramushit, me mbrojtjen që ai i bëri takësës 100% ndaj produkteve serbe, dhe me vendosmrinë që tregoi kundër copëtimit të Kosovës.
Në sytë e shumëkujt, Haradinaj krijoi profilin e politikanit që i flet njësoj shqipëtarëve, po ashtu dhe Makronit apo Uashingtonit, ndryshe nga Edi Rama apo Hashim Thaçi që e kanë shndërruar politikën në teatër.
Ai skaliti aureolën e liderit që di ti mbrojë bindjet e veta edhe përpara një presioni asgjesues ndërkombëtar, gjë që deri më tani rrallë ndonjë politikan shqiptar ka guxuar ta bëjë.
Ai ndërtoi imazhin e njeriut që nuk bën pazar as me ndarjen e kufijve, as me shkëmbimin e popullsive, për ti shpëtuar Gjykimit të Hagës apo për të krijuar profilin e një lideri global, që të lë më gjatë në pushtet.
Nëse ideja e rrezikshme e coptimit të Kosovës u varros, apo u shty larg në kohë, pa dyshim që një kontribut jo të vogël ka dhe taksa e vendosur peesonalisht nga Ramushi dhe qëndrimi i tij i palëkundur kundër projektit të iniciuar në Beograd.
Pikërisht këto dy kolona identifikuese për qeverisjen e tij të dytë, kanë krijuar përshtypjen se Ramush Haradinaj po viktimizohet për qëndrimet që ka mbajtur, më shumë sesa për të shkuarën e tij në luftë. Kjo ide, e mëkuar edhe nga teoritë konspirative që gëlojnë në këto raste, e që e shohin Hagën si një zgjatim të manovrave meskine të politikanëve, kanë përforcuar edhe më pranojën e një puçi të ndërkombëtarëve me liderët shqiptarë që mendojnë vetëm për menderen e tyre.
Në këtë konteskt, shumëkush po e sheh thikën pas shpine për Haradinajn, si atentat ndaj përpjekjes për vendime sovrane të një udhëheqësi shqiptar, si shenjë të bashkëpunimit okult mes politikanëve tanë të inkriminuar dhe një kaste të pamoralshme ndërkombëtarësh që mbështet të parët në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve, shkurt si arbitraritet të një elie që kërkon të reduktojë hapsirat demokratike.
Piikërisht për këto arsye, në ditët e fundit, që pas thirrjes nga Gjykata Speciale, ka shpërthyer një valë empatie për Haradinajn, një solidaritet shumë më i gjërë sesa ai i rrethit të simpatizantëve të tij, që në kushte të ndryshme, Ramushi, as nuk do të kishte patur mundësi t?a ëndërronte kurrë./ Lapsi
Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina Hadërgjonaj nuk i ka ...
Këngëtarja dhe moderatorja e emisionit “Boom”, Rozana Radi ë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prono...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhirimet e filmit “Fast an...
Së fundmi moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka qënë në qënd...
Prej kohësh sëmundja e Alzheimerit ka prekur shumicën e popu...
Në verë detaji tek i cili të shkojnë menjëherë sytë janë rro...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot konfirmim...
Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa foto...
Një konflikt i çastit me një 39-vjeçar ka rezultuar fatal pë...
Kreu i Gjykatës Administrative të Gjirokastër, Ramiz Lala pr...
Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Ma...
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion, në kua...
Memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli në fshatin Krane ...
Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe shumë njerëz z...
Një dentist 30-vjeçar nga Kalispell, Montana, Joel Booth nuk...
Teknologjia dhe mediat sociale kanë “pushtuar” botën dhe të ...
Dukesha e Sussex dhe ish aktorja e Hollywood, Meghan Markle ...
Ata u bënë të famshëm në fillim të vitit 2008, ku çifti Noel...
Ish e dashura e futbollistit Neymar, Soraja Vucelic, ka post...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...