web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama i çmendur, të gjithë po i çmend”/ Mediu i përgjigjet Ramës

25 Qershor 2019, 18:58, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një shkrimi në rrjetet socliale.

Rama tha sot nga Tropoja “Imagjinoni t? jesh Fatmir Mediu, që nuk të llogarit njeri fare.”

Ndërsa Mediu ka shkruar se Rama është një i marrë që merr nëpër gojë të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut

Rama, ky i marre qe mer ne goje gjithe Shqiperine me paska qare hallin se kush meret me Fatmir Mediun.

Te mos shaje Rama me ?diarene? e tij te perditshme, duhet te jesh ne reshtin e bandave apo rrjetit te tij te maskarrallikut.

Une merem dhe bashkohem me ata shqiptare qe bene Shqiperine vend anetar te NATOs dhe duan qe Shqiperia te behet vend anetare i BE, ku shqiptaret me vote te lire dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nen urdhrat dhe komanden e Rames vendosin ke te shesin e te blejne, dhe e kane kthyer parlamentin dhe politiken ne pazar te gjese se gjalle.

Po perseris edhe njehere nese Driteroj do ishte gjalle do ndryshonte poezine e tij dhe do thoshte.
?Ne vendin tim ne vendin tend
Rama i cmendur te gjithe po i cmend?./CNA.al





Lajmet e fundit nga