web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryebanditi dhe kryehajduti President/ Në burg prokurorët që aministuan "Ilirin e floririt"

25 Qershor 2019, 09:04, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta, është zgjuar sot në panik. Që në orën 8 të mëngjesit ai është shfaqur në konferencë për mediat, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor që rrëzuan vendimin e tij.

Në fakt ai nuk duket i shqetësuar për rrëzimin e vendimit të tij, por për arsyen, se pas gjithë këtij kaosi ku është zhytur vendi e pret burgu.

Ngritja e SPAK-ut dhe BKH i ka futur të dridhurat Metës dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, duke bërë kështu që selia e Presidencës të kthehet në selinë e LSI-së dhe të opozitës joparlamentare.

Duke përdorur kaosin, krizën politikën kryebanditi i politikës shpreson t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos japë llogari për vjedhjen e pasurisë së popullit.

Nën petkun e Presidentit, Meta po tenton që ta mbajë drejtësinë larg tij, shkruan CNA.al.

Sot e tha copë, se deri në vitin 2022 nuk ka çfarë ti bëjë askush.

?Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në koloni. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022?, tha sot Meta në konferëncën për media.

Në fakt, në burg duhen çuar prokurorët që e kanë amnistuar nga hetimet, duke bërë që kryehajduti sot të jetë në krye të Presidencës, dhe duke kërcënuar se nuk do ta lëshojë atë.

Iliri i bllokut të zi dhe i 200 mijë eurove, ka guximin e bën moral, në një kohë që duhej të ishte pas hekurave.

Iliri i floririt të Krrabës

Vite më parë në tunelet e sigurisë në Krrabë u vodhën rreth 280 kg ar. Në atë kohë Qeveria kryesohej nga Ilir Meta dhe tunelet e Krrabës konsideroheshin ndër më të sigurtat, në ruajtjen e thesarit të shtetit.

Ishte Partia Demokratike në atë kohë që denoncoi vjedhjen e floririt të Krrabës, mirëpo alarmi i i dhënë nga selia blu, u quajtën sulme politike dhe asgjë më shumë.

Hetimet për këtë ngjarje nuk zbardhën kurrë sasinë e floririt të vjedhur në Krrabë, por organi i akuzës në atë kohë u mjaftua me arrestimin e disa banorëve të zonës.

Në vitin 2000, Sali Berisha në atë kohë President,  akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

?Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës?,  ka deklaruar në atë kohë Berisha.

Por ndaj Metës dhe bashkëshortes së rij, gishti akuzues drejtohet për pasurinë e përfituar nëpërmjet korrupsionit.

Nëse Prokuroria, ishte e paaftë, apo e ndikuar politikisht dhe nuk e hetoi Metën në lidhje me zhdukjen e floririt të Krrabës, për pasurinë duhej ta kishte bërë një gjë të tillë.

“Zhdukja” e vilës në Gjirin e Lalzit

Vila luksoze e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit u bë publike në një emision televiziv.

Me një hapësirë  2000 m2 oborr me ullinj dhe palma, të cilat për shkak të madhësisë së tyre ishin transportuan me helikopter, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta krenoheshin me pasurinë që dyshohet se është vënë me paratë e vjedhura nga populli.

Në brendësi të vilës kishte 11 tualete, madje njëri ishte specifik për nevojat personale të maces.

Ndërsa mobilimi i vilës kishte kushtuar mbi 400 mijë euro. Mirëpo menjëherë pas transmetimit të emisionit pamjet e vilës u zhdukën dhe tani nuk ekzistojnë askund.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë, së Kryemadhit që nga vitit 2003 deri në vitin 2018, ku vërehet se deklarimet e saj pranë ILDKPKI-së, kanë dhe njëfarë hije dyshimi, pasi nëse i shikojmë me kujdes, duket se vila e famshme në Gjirin  e Lalzit ka avulluar.

Pasi në lidhje me banesën dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit, nuk ka të dhëna të qarta se çfarë ka ndodhur.

?Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2?, kështu deklaron Kryemadhi pranë ILDKPKI-së.

Çifti Meta-Kryemadhi, kanë tentuar të fshehin të zhdukin vilën me 11 banjo në Gjirin e Lalzit, vilën e prezantuar nga vetë Kryemadhi tek Sonila Meço.

Por, sado që të fshihen dokumentet vila është  aty, por prokuroria ka qenë edhe është inekzistente përballë Metës.

Nëse SPAK-u do të funksionojë ashtu siç thuhet, fillimisht brenda këtij institucioni nuk duhet të jenë ata prokurorë që kanë amnistuar Metën nga hetimet dhe së dyti duhen hetuar e çuar në pranga të njëjtët.

Vetëm në këtë mënyrë Meta dhe banditët e tjerë si ai do të vihen para drejtësisë./CNA.al

Shitën pasurinë për t’i shpëtuar burgut/ Meta-Kryemadhi, zhdukën vilën në Gjirin e Lalzit dhe miliona euro





Lajmet e fundit nga