web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta tregon sërish “dhëmbët”/ Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i pavlefshëm

25 Qershor 2019, 06:17, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku reagoi në lidhje me vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë ankimimin e Idajet Beqirit për t?u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në daljen e tij për mediat, kreu i shtetit tha se ?dekretimi i 30 qershorit, erdhi me synimin e vetëm që palët politike të reflektojnë dhe të ndihmonte përpjekjet e kryeministrit për dialog.

?Me datë 10 qershor kam shfuqizuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo synonte të ndihmonte përpjekjet për dialog të kryeministrit Rama, i cili i ka nisur shtatë letra kreut të opozitës. Por në mënyrën më zhgënjyese parlamenti miratoi një rezolutë që bënte thirrje të mos zbatonte dekretin e presidentit.?-tha Meta.

Sa i takon vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, Meta tha se nuk ka asnjë efekt mbi dekretin e Presidentit.

?Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkasa e një partie politike për tu çregjistruar nga zgjedhjet imagjinare.

Kolegji rrëzopi kërkesen për tu cregjistruar nga zgjedhjet imagjinare. Zgjedhjet në 30 qershor janë një proces i paligjshëm. Nisur nga dezinformimi në media, ju bëj të ditur se në këtë proces Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë dekretin, nuk ja njeh Kushtetuta. Presidenca nuk është thirrur si palë e për rrjedhojë nuk njihet vendimi. Në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të procedurës ligjore ka efekt vetëm për palën në process, pra mes organizatës socialiste në KQZ  dhe aleatëve të PS. Vendimi i djeshëm është një përpjekje e dëshpëruar për të anatemuar indirekt vendimin e kreut të shtetit, por kjo është i pavlefshëm sepse nuk prek dekretin?-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga