web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta themeluesi i PD

24 Qershor 2019, 21:33, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa  në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije ndarje nga jeta të një prej themeluesve të PD-së, Sejdi Peka.

Peka ka qenë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë.

CNA.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Zotit. Sejdi Peka.

Postimi i Zhupës:

Sot u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë, një themelues i Partisë Demokratike, Zoti Sejdi Peka.

Peka ishte antikomunist i vendosur, një njeri me vlera të rralla, një intelektual, një aktivist, një personalitet shumë dimensional. Peka do mbetet shembull i pashoq i personalitetit që i shërben kombit me gjithë forcat dhe intelektin e tij.

Fati më ka bërë ta njoh edhe ta kem mik atë dhe familjen e tij të mrekullueshme që sot po vuajnë largimin e tij të parakohshëm. Nga thellësia e zemrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, djemve të tij, familjarëve dhe të afërmve.

I paharruar qoftë kujtimi tij!





Lajmet e fundit nga