web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çfarë ke bërë për të rinjtë në këto 4 vjet?!/ Aktivisit i shoqërisë civile “shuplakë” Veliajt

24 Qershor 2019, 19:59, Aktualitet CNA

Klaudio Pulaha përfaqësuese i CRCA-së dhe aktivist i shoqërisë civile, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i kujton kryebashkiakut Erion Veliaj, interesin e tij ?të harruar? ndaj të rinjëve.

?Sikur të takojë të rinjtë sa 10% të dasmave që ke bërë, do ishe LalCool?, shkruan Pulaha me ironi.

Postimi i plotë

Meqë lali Eri i kujton Lulit, Hollandën, unë po i kujtoj që të takohet më shpesh me të rinjtë, ata ?pe? vërteti që ja thonë problematikat në sy dhe jo me ata për rresht numëro…! Sikur të takoje të rinjtë 10% të numrit të dasmave që ke bërë, do ishe #LalCool!

E di që ti Lali i ke bërë më përpara se ne ato protestat e heshtura, siç u përballe njëherë në 2016 (meqë të pëlqen të marrësh gjithmonë stafetën i pari, siç e more asaj kohe live)… por pa më thuaj SA HERË JE TAKUAR ME SHOQËRINË CIVILE KËTO 4 VJET?! Llafi ce bie i themi ne andej pe Korçe, meqë dhe vet ke dalë nga ajo që ne jemi sot pjesë…

Me dëshirë e me mall, shpresoj që dikush të ta bjerë në dorë këtë status dhe qoftë sa për sy e faqe të bësh një takim pas 4 viteve dhe të na tregosh se çfarë u përmbush dhe çfarë jo nga ajo Kontrata Sociale 2015 që edhe ti vetë firmose./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga