Samiti i Berlinit/ Manjani ironizon Ramën
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Çdo ditë kryeministri Edi Rama, zgjohet me ëndrrën e Shqipërisë Evropiane. Me video propagandon reklamon pjesë të ndryshme të Shqipërisë nga rrjetet sociale.
Sigurisht vetëm, ato vende që në objektivin e kamerës Rilindjes, duken bukur, ndërkohë, që pjesa më e madhe e Shqipërisë, është në varfëri, mjerim dhe e shkatërruar.
Shqipëria, nuk është Tirana, Durrësi, apo disa pika turistike që propagandon Rama.
Pjesa tjetër e Shqipërisë, para së cilës Rilindja dhe kryeministri mbyllin sytë, është e shkatërruar.
Shqipëria është edhe Burreli, ku rruga që përshkon për të arritur deri atje është e shkatërruar.
Varfëria e këtij qyteti ulëret me të madhe. Qytetarët e Burrelit dhe të fshatrave përreth janë braktisur nga Rilindja.
Janë braktisur se nuk kanë rrugë dhe në një vend që mungon infrastruktura nuk ka jetë dhe zhvillim.
Nëse udhëtojmë nga Tirana për në Burrel, deri tek rruga që të shpie tek kthesa e Ulzës, asfalti duket më i mirëmbajtur.
Ndërsa sapo kalon kthesësn e Ulzës dhe nisesh në drejtim të fshtrave, Bushkash, Stojan, Baz dhe deri në hyrje të Burrelit, rruga është lënë në mëshirë të fatit.
Gropa të mëdha, të cilat në ditët me shi, bëhen burim aksidentesh përshkojnë gjithë segmentin nga kthesa e Ulzës deri në Burrel.
Bëhet fjalë për 20 km rrugë, ku edhe kafshët shtëpiake e kanë të vështirë të kalojnë dhe jo më automjetet.
Edhe pse rruga Skuraj – Burrel – Peshkopi është dhënë me konçension për mirëmbajtje me një vlerë rreth 20 milion euro, deri tani nuk është mbyllur as edhe një gropë.
Të paktën në aksin Skuraj-Burrel, situata është tejet e rëndë, duke çuar kështu në izolimin e qytetit.
Në ditët me shi, situata bëhet më e rëndë, ndërsa në ditët me diell të mbulon pluhuri.
Rama “kërcet” dhëmbët me propagandë, qytetarët kërcasin makinat në gropa dhe gurë, të sëmurët rrezikojnë të vdesin në rast se iu duhet ndihmë e specializuar në Tiranë.
Gropat me thellësi prej me shumë se 20 centimetër, nuk ka ambulancë që i kalon me shpejtësi në rast urgjence. Në këto rrethana, pacientët e sëmurë rëndë dhe që kërkojnë mjekim të specializuar mund të humbin edhe jetën.
Mirë që është rregulluar qendra e qytetit, por askush nuk e ka menduar se si mund të arrihet deri atje, kur nisesh nga Tirana po nga Durrësit.
Kur është në një gjendje të tillë rruga nacionale, nuk imagjinohet se si janë rrugët që lidhin Burrelin me fshatra apo qytetet të tjera si Klosi dhe Peshkopia.
Jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe kryeministri e ka nisur turin “Bashkia që duam”.
Sigurisht që kryeministri do të jetë i detyruar të shkojë edhe në Burrel, aty ku qytetarët luftojnë çdo ditë me varfërinë dhe papunësinë.
Por, vetëm nëse do të zgjedhë të udhëtojë me “mushkonjat e Divjakës apo të Ishmit”, pasi nëse do të niset me makinë edhe pse të blinduar, do t’ia prishin retë e tymit propagandën.
CNA.al po sjell fotot e mëposhtme, duke i kërkuar ndjesë kryeministrit Rama dhe Rilindjes që po ia prishim fundjavën me Shqipërinë e vërtetë./ Etleva Skonja

























Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ndryshe nga vipat e tjerë që e kanë nisur sezonin e verës p...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Mbretëresha Victoria, Karl Marx, Bob Dylan, Sigmund Freud, A...
Policia, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kane zbark...
Me 2 Maj 2019, është mbyllur gara për postin e Prokurorit të...
Koreja e Veriut vijon testimet e armëve, duke lëshuar së fun...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, k...
Një person është gjetur i mbytur në liqenin (rezervuar) e Fu...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë me një rezolutë, që ...
Në prag të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut në 7 maj, P...
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima deklaron se ar...
Eurodeputetja Doris Pack, ka marrë pjesë sot në një aktivite...
Dashi:Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marr...
Rashel Kolaneci u bë e njohur për herë të parë në emisionin ...
6 VIP-at ndërkombetarë që do të shihni më poshtë në fillimet...
Ka reaguar sot këshilltari bashkiak i PD-së, Mateo Spaho lid...
Policia në Rinas ka goditur një tjetër rast të rast i trans...
Modelja shqiptare, Oriola Marashi së fundmi ka postuar disa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...