Shitblerja e votave/ Eurodeputetja mesazh të prerë Ramës
Eurodeputetja Doris Pack, ka marrë pjesë sot në një aktivite...
Kryetari i partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima deklaron se armiqtë e lirisë dhe integrimit të Shqipërisë janë PD dhe PS.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Rama, kanë aleancë të heshtur, sipas tij për të mos ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Ndërsa analizon fjalimet e krerëve të dy partive kryesore në vend, Kokëdhima shkruan se njëri dhe as tjetri nuk zunë në gojë hapjen dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Reagimi i plotë i Kokëdhimës:
Ata janë liderët e PS dhe PD. Duket si koincidencë, por nuk është. Në të njëjtën kohë (Dt. 2 maj 2019) Rama dhe Basha, mblodhën njerëzit e tyre dhe na treguan planet që kanë për ?zgjidhjen? e krizës dhe çfarë e pret vendin, sipas tyre. I pari përpara deputetëve të tij, përmendi dhjetëra herë fjalën burg, por theksoi se nuk do të kishte ndryshime në Kushtetutë dhe në Kodin Penal për ?mëmën e të këqijave? që përjeton ky vend në këto gati 30 vite pluralizëm: Vjedhja e zgjedhjeve.
Edhe Lulzim Basha nga ana tjetër tregoi më në fund ?planin? e tij, që nuk ishte tjetër gjë veçse një ?17 Maj 2017, Nr. 2?, pra një vetë-ofrim në tepsinë e pushtetit. Edhe ky theksoi se sistemi zgjedhor është i mirë dhe çdo gjë do të zgjidhet me një qeveri tranzitore 4-6 mujore, e cila do të merret me gjithçka, por jo me zgjidhjen përfundimtare të krizave ciklike të tranzicionit.
As njëri dhe as tjetri nuk zunë në gojë hapjen dhe ndryshimin e sistemit. Rama dhe Basha as nuk e mendojnë, që të heqin dorë nga kapja e shtetit, uzurpimi i zgjedhjeve dhe kryetaro-kracia.
?Zgjidhja? e ka paralajmëruar me kohë se këta dhe satelitët e tyre janë në marrëveshje të përhershme dhe nuk heqin dorë nga ndarja e pushtetit në tavolinë. PS e PD janë dy Sh.p.k.-të e kryetarëve me të cilat ata kanë kapur parlamentin, qeverisjen, mediat, ekonominë, të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë. Nuk heqin kurrë dorë as nga ndarja e tepsisë dhe as nga oligarkët dhe kriminelët që bashkë i kanë, por herë-herë i shkëmbejnë, sipas rotacionit.
Lulzim Basha dhe të tijtë, ngazëllehen për ?dushin e ftohtë? që iu bë Ramës në Samitin e Berlinit nga Merkel dhe Macron, siç shkruante prestigjiozja britanike ?Financial Times?. ?Rregullo njëherë punët në vendin tënd, pastaj flasim për negociatat?, ishte thelbi i asaj që dëgjoi Rama në Berlin.
Në nëntor të vitit 2016, delegacioni faktmbledhës i Bundestagut gjerman i nxorri të palarat qeverisjes sonë klepto-kriminale dhe i vuri 7 kushte mes të cilave edhe Reformën Zgjedhore.
Rama atëherë deklaroi: ?Është e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Por dhjetori nuk ka të bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qëndrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian?.
Sipas Ramës, parlamenti gjerman ?llapte? kot sepse fatin e negociatave për Shqipërinë e paskësh në dorë vetëm kancelarja Merkel dhe qeveria e saj. Tani pas rreth 3 vitesh mashtron përsëri dhe thotë të kundërtën: ?Unë nuk shkova të njihem me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares, se dihet që ky vendim kalon përmes Bundestagut?.
Të gjithë e kemi ditur që vota gjermane pro Shqipërisë kalon nga parlamenti gjerman, por kryeministri ynë nuk ka cipë, as nuk zverdhet, as nuk skuqet.
Është e nevojshme që Ramës e Bashës tju kujtojmë se çfarë kushtesh i ka vënë Shqipërisë ky parlament.
Në shtator të vitit të kaluar, gjatë një vizite në Tiranë në krye të një delegacioni parlamentar, deputeti Gunther Krichbaum, deklaroi hapur pakënaqësinë, për përparimin që ka bërë qeveria Rama për të plotësuar kushtet e vëna nga BE dhe Bundestagu.
Zoti Krichbaum, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, theksoi edhe një kusht tjetër, për të cilin veshët e Ramës dhe të Bashës vazhdojnë të qëndrojnë të dyllosur: ?Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019-ën?, tha ai prerë.
Kuptohet qartë se kush dhe për çfarë arsye e pengon dhe nuk e do ecjen përpara të Shqipërisë drejt klubit të BE-së. Dita-ditës shqiptarët e kanë kuptuar përfundimisht, se PS-PD dhe LSI ekzistojnë vetëm për të bërë plaçkë e pasuri, duke vjedhur vendin me njerëzit më të varfër në Europë. Rama e Basha janë armiq të lirisë dhe prosperitetit të këtij populli. Sundimi i tyre jeton mbi shtypjen e pamëshirshme të popullit. Ata mbrojnë me çdo mjet status-quo-në 30-vjeçare, që i ka bërë shqiptarët skllevër në shtëpitë e tyre. Ata ndihmoen nga ushtria e vulgut më të errët të kombit shqiptar, militantët trutharë e mjeranë të PS-së e PD-së.
?Zgjidhja? fton popullin shqiptar dhe të gjithë faktorët progresistë që të ndjekin projektin e saj për flakjen në koshin e historisë, të kësaj elite drejtuese e cila nuk e fsheh më se di të bëjë vetëm shushunjën në trupin kockë e lëkurë të Shqipërisë që po jep shpirt!
Eurodeputetja Doris Pack, ka marrë pjesë sot në një aktivite...
Dashi:Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marr...
Rashel Kolaneci u bë e njohur për herë të parë në emisionin ...
6 VIP-at ndërkombetarë që do të shihni më poshtë në fillimet...
Ka reaguar sot këshilltari bashkiak i PD-së, Mateo Spaho lid...
Policia në Rinas ka goditur një tjetër rast të rast i trans...
Modelja shqiptare, Oriola Marashi së fundmi ka postuar disa ...
Ministrat e kabinetit të kryeministrit Rama, duket se po i m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Një shqiptare do të kandidojë në zgjedhjet e 26 majit per kë...
Filmat janë një relaks për të gjithë njerëzit që janë fansa ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur me fjalë të f...
Një vajzë ka tentuar sot të hidhet nga tarraca e një pallati...
Gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socia...
Në debatin e ditës për kërkesat që Partia Bashkimi Demokrat ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar vdekjen e një t...
Kryeministri Edi Rama në një dalje për shtyp ditën e sotme k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...