Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar, pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se i është bërë presion nga kryeministri i Shqipërisë për të hequr taksën ndaj Serbisë.
Rama ka mohuar në mënyrë kategorike ti ketë bërë presion Haradinajt.
Më tej Rama shkruan se e mbështet taksën e Kosovës ndaj Serbisë, të cilën e quan klithmë që bot ta dëgjojë Kosovën.
Deklarata e Ramës:
E VERTETA IME ME SHUME DESHMITARE
Si rregull udheheqesit nuk i komentojne ne publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me teper pa rene dakord paraprakisht dhe lere pastaj t’i shtremberojne, duke genjyer per te dale “burra te mire” para popullit te tyre, si te ishin duke shitur mish ne pazar. Me vjen sinqerisht keq qe miku im Ramush, nuk e ka mesuar ende kete rregull kaq te thjeshte, megjithese normalisht ky s’eshte as ndonje rregull udheheqesish ne fakt, po nje norme elementare mirekuptimi njerezor. Nuk eshte hera e pare qe e ben, po eshte hera me e gabuar dhe prandaj kete here, s’e kaloj dot ne heshtje si te tjera.
Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem.
E kam mbeshtetur dhe e mbeshtes edhe sot taksen si nje “klithem” te Kosoves, qe ta degjoje bota dhe si te tille edhe e kam mbrojtur, kudo e me kedo. Po une di qe ajo eshte nje takse qe i eshte vene Serbise, jo nje mur qe i eshte vene Gjermanise, Frances apo SHBA, per t’i ndaluar ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven, ne rrugen e perpjekjes se mundimshme historike drejt njohjes perfundimtare nga gjithe bota. Dhe kur keta aleate te medhenj dhe te pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s’do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua.
Shtoj ketu se me ka mbetur gozhde fakti qe miqte e medhenj, hasen ne nje refuzim te pashpjegueshem edhe kur propozuan qe perkunder pezullimit te perkohshem te takses, nese ne fund te muajve te dialogut nuk do te arrihej objektivi final i nenshkrimit te paqes, atehere do t’i hapej perfundimisht rruge liberalizimit te vizave per Kosoven(!).
Gjithesesi, meqe Ramushi u qa publikisht se une i paskesha bere me shume presion se sa Vuçiçi per heqjen e takses, mua s’me mbetet tjeter vecse te ngushellohem me faktin qe pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi.
S’kam dashur dhe s’dua te hyj asnjehere ne polemika publike me askend ne Kosove, aq me pak me kryeministrin e Kosoves. Uroj qe te mos jem i detyruar ta bej perseri. Ai ka te drejten e tij te flase ne emer te Kosoves, po mua s’ma heq dot askush te drejten te flas per Kosoven./CNA.al
?Më armiq se armiku?/ Haradinaj sulmon Ramën dhe Thaçin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh s...
Një operacion i koduar “Transportuesi” është finalizuar me s...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur rreth platforëmës...
Pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë ka ndodhu...
Themeluesi i platformës “Wikileaks” u dënua në Londër për sh...
Nuk e njohin në publik. Tani ka filluar të shfaqet, me syrin...
Ngjarja e rëndë me protagonist një shqiptar 29 -vjeçar i cil...
Pak ditë më parë, një fytyrë jo shumë e njohur për publikun ...
Pak ditë më pas pasi kishte sulmuar Erion Veliajn për vendos...
Tri javë pas grabitjes në pistën e aeroportin e Rinasit kanë...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë të...
Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikada...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është përfshirë...
Ish ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati, në një po...
Ky koalicioni i “Rilindjes” me njëzet e ca parti më të vogla...
Horoskopi Kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar ku çdo vit në...
Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, ka djegur mandatet e ...
Pak ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku...
Grida Duma është një nga politikanet më të përfolura si nga ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...