Shënim/ Ilir Meta shtangisti që kemi komandant
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikadave të opozitës në prita rrugësh, tani po zëvendësohet me një teatër të ri, që Basha-Kryemadhi e kanë pagëzuar qeveri tranzitore. Përpjekja për të shpikur një fabulë që të mbajë gjallë kauzën e djegies së mandateve, po kthehet nga histori, në letërsi.
Edhe pse është e gjitha një shpikje qesharake, të bën përshtypje se dhe kjo krijimtari, është po aq mediokre sa shpikjet e disa javëve më pare, që nga boja ndaj kundërshtarëve, deri tek kapsollat dhe molotovët mbi Parlament e Kryeministri.
Së pari, është e paqartë se kush po e harton këtë programin e qeverisë tranzitore, pasi sipas asaj që kanë thënë në fillim, kjo do ishte një qeveri me kryeministër socialist, biles janë shprehur dhe për preferencat e tyre brenda socialistëve.
Nëse i qëndrojnë akoma kësaj ideje, duhet së paku të gjejnë dhe ndonjë socialist për të konsultuar programin, që të jenë të rakorduar. Nëse e kanë ndryshuar idenë që nuk do t?i fusin fare socialistët në qeveri, të paktën ta thonë, që të ata të jenë të qetë e të merren me fushatën.
Së dyti, është e paqartë se kush do t?i përzgjedhë ministrat, Luli, Mona, gjithë opozita, apo dhe Edi Rama. Nëse është dhe ky i fundit, është e paqartë nëse do t?ia çojnë me pëllumb postier mesazhet, që të mos kompromentohen, apo do flasin në Facebook fshehurazi.
Së treti, ky bllokimi i rrugëve që është zgjeruar, përsëri ka ngelur deri në kryqëzimin e Sheqit në Fier. A është kjo pafuqi e opozitës për të qenë forcë kombëtare, apo duan të imitojnë vitin 1997, që nuk e kalonin dot Shkumbinin?
Se një opozitë serioze, që siç thotë Luli, është dhe shumica e vetme në vend, duhet të jetë në këmbë qoftë dhe si bandë, nga Saranda në Tropojë.
Së katërti, kur flasin të gëzuar për Samitin e Berlinit, duhet dhe të shpjegohen përse janë gëzuar, pasi Gjermania, biles partia e Merkelit, vazhdon ta dënojë djegien e mandateve dhe po bën thirrje të rikthehen brenda sistemit, biles duke cituar ?një fillim të ri?.
Nëse janë gëzuar për këtë gjë, të na e thonë dhe ne të tjerëve të gëzohemi bashkë, vetëm se duhet të biem dakord që ?fillimi i ri? i vitit 2019, nuk është si ai i 2001, prapë me Doktorin. As me marionetat e tij.
Së fundi, harxhimi i kaq shumë energjish për të gënjyer nja 10 bashkiakë që të mos rikandidojnë, duket shpenzim i madh dhe në vend të qeverisë tranzitore, nuk është keq të mendojnë për një opozitë tranzitore, e cila do kalojë pushtetin nga opozita e Berishës, tek një opozitë e re e besueshme, që mund ta trondisë vërtet këtë shumicë, e cila fuqinë më të madhe morale, nuk e ka brenda saj, por tek ata që ka përballë.
Më këtë rast mund të na e kursejnë këtë teatrin që nuk të bën as për të qeshur, as për të qarë. Mund të na bëjnë së paku t?i marrim seriozisht.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është përfshirë...
Ish ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati, në një po...
Ky koalicioni i “Rilindjes” me njëzet e ca parti më të vogla...
Horoskopi Kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar ku çdo vit në...
Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, ka djegur mandatet e ...
Pak ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku...
Grida Duma është një nga politikanet më të përfolura si nga ...
Samiti i Berlinit është komentu gjerësisht nga spektri polit...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij o...
Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit ...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një po...
Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka komentuar situatën aktual...
Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça ka nënshkruar ...
Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 3 shtetas për kanosj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy foto në rrjete...
Ish deputeti demokrat, Agron Shehaj në një postim në rrjetet...
Jim Bridenstine ka paralajmëruar se këtë javë planeti ynë do...
Kriza politike, po cënon të ardhmen e qytetarëve, pasi kontr...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...