Meta garant i Kushtetutës apo kriminel?/ Çfarë thoshte dje Lulzim Basha
Mbrëmjen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Lulzim Bashës...
Stabiliteti në Ballkan është në interes të Europës – me këtë formulë Franca dhe Gjermania gjejnë një emërues të përbashkët në politikën për Ballkanin Perëndimor. Por kjo nuk mjafton, mendon Adelheid Feilcke.
Në samitin për Ballkanin Perëndimr në Berlin, që në fillim të dy politikanët e nivelit të lartë, nuk e fshehën, se për çfarë nuk do të bëhet fjalë në këtë takim joformal: Nuk do të flitet për perspektivën europiane, as për Procesin e Berlinit, dhe as “për t’i diktuar një zgjidhje” Prishtinës dhe Beogradit në konfliktin për çështjen e Kosovës. Se përse do bëhej fjalë më shumë, edhe kjo u bë e qartë: Siguria, luftimi i kontrabandës së armëve, terrorizmi, migracioni i pakontrolluar dhe kriminaliteti i organizuar. Këto janë interesat e përbashkët prioritare për rajonin.
Kujdes me stabilokratët
Prioriteti i stabilitetit e bën politikën për Ballkanin Perëndimor konsekuente dhe të argumentueshme në Europën e BE-së, por ai duhet të përplotësohet politikisht. Sepse në fund stabilitetin e dëshiruar mund ta garantojë vetëm një partner i besueshëm politikisht. Dhe besueshmëria e politikës funksionon edhe në Ballkanin Perëndimor përmes organeve demokratike të kontrollit dhe politikës demokratike të legjitimuar. Kush nuk e merr seriozisht sa duhet sot shtetin ligjor, nuk ka për të qenë aq serioz edhe në politikën e jashtme. Të besosh tek stabilokratët, që vërtet zbusin valët e refugjatëve, por gërryejnë nga brenda demokracinë është dritëshkurtësi. Gabimet e bëra në rajone të tjera nuk duhet të përsëriten në Ballkanin Perëndimor!
Prandaj është shumë e vlerësueshme, që megjithatë në fund të këtij samiti të Ballkanit Perëndimor dolën konkluzione politike të bashkëiniciatorëve gjermano-francezë. Ato u sjellin ndër mend pjesëmarrësve ndër të tjera detyrimin “për qëndrim të patundur pro demokracisë, […] shtetit ligjor dhe akte të përgjegjshme shtetërore, për luftimin e korrupsionit si edhe forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura.” Letra thuhet, se është durimmadhe. Por do të kishte qenë fatale, nëse ky sinjal nuk do të jepej.
Pikërisht ndërlidhja e interesave të stabilitetit dhe një politikë europiane e orientuar nga e ardhmja bëri që të arrihej vitin e kaluar një sukses historik në grindjen dhjetëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Adelheid Feilcke, drejtoreshë e Departamentit të Europës në Deutsche Welle
Efekti i këmbënguljes së Merkelit dhe Macron
E parametra të tillë duhet të jenë vijat orientuese edhe në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Grindja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndoshta arsyeja më urgjente për thirrjen e samitit, por edhe detyra më e vështirë e tij: Duhej të fshihej përfundimisht nga tryeza e bisedimeve ideja e korrigjimit të kufijve në kompensimin mes Kosovës dhe Serbisë, një “deal” që presidentët e të dyja vendeve me mbështetjen amerikane prej muajsh e kishin sjellë në skenë. Kjo bëri që në kryeqytetet europiane të binin sirenat e alarmit. Sepse u thye një tabu: Zhvendosja e kufijve si pjesë e një kompensimi bilateral. E jo pa të drejtë shumë i tremben një efekti negativ në vendet fqinje, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, një konstrukt i brishtë i rrezikueshëm nga thyerje të tilla tabush etnopolitike.
Këmmbëngulja e Merkelit dhe Macron për një dialog të udhëhequr nga BE e dha më në fund një efekt: Serbia dhe Kosova duan sërish të futen në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, me qëllimin e arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar dhe përfundimtare, që i shërben stabilitetit në rajon dhe hap rrugën drejt Europës.
Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohet seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë: Mbi bazën e interesave të përbashkëta të stabilitetit arrihet uniteti mes Gjermanisë dhe Francës në politikën për Ballkanin Perëndimor. Ky duet i fuqishëm europian sjell kështu një dinamikë të fuqishme në proceset e ngecura apo të orientuara gabim në rajon, sidomos në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. E rëndësishme është që ky impuls dhe presion të mbahet gjallë nga Berlini dhe Parisi. Ndryshe ato do të bëheshin shpejt pluhur diku mes Beogradit e Prishtinës./ DW
Mbrëmjen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Lulzim Bashës...
Kryetarët e pesë partive aleate të Partisë Demokratike, PR, ...
Disa ditë më parë krerët e partive opozitare aleate të Bashë...
Vdekja e 53 vjeçares Antoneta Hoxha është ende e paqartë.Ngj...
Policia e Shtetit ka ndaluar ne flagërancë dy persona në Gj...
Gjate këtij muaji duhet t’i kushtoni me shume vëmendje pers...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lezhë.Në pranga...
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e bashkuar vendosi dje...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të pësojë ndry...
Siç e patë miq në media dje Kryeministri Rama edhe Samitin e...
Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbas...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me ngja...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një i burgosu...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhjen me ngjarjen e ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 53-vjeçare është gjetur pa jetë në fshatin Vagalat, të M...
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në k...
Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operator...
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojn...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do merreni vesh me se miri m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...