Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojn...
Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operatorit shqiptar Air Albania do të kishte mundësi që të fluturonte më lirë fillimisht drejt Stambollit dhe më pas në destinacione të tjera, do të duhet të presë ende. Ndonëse fluturimet kanë filluar prej mëse një jave drejt Stambollit nuk ka asgjë të re në shtimin e destinacioneve, përveç çmimeve të kripura. Ndërsa pritet të shohim se si do të jenë biletat kur të fillojnë fluturimet drejt Romës, Bolonjës, Milanos e Londrës.
Nga Tirana në Stamboll, kishte fluturime direkte nga Turkish Airlines dy herë në ditë, në mëngjes në orën 9.20 dhe në mbrëmje në orën 20.55. Me fillimin e funksionimit të Air Albania, mbeten të njëjtat plane fluturimesh me ndryshimin e vetëm që disa fluturime kryhen në logon e kësaj të fundit. Konkretisht, Air Albania fluturon tre herë në javë në mengjes, të martën, të enjte, të shtunë.
Të dyja shkojnë në Istambul Airport (IST).
Por, nga një krahasim i thjeshtë në faqet përkatëse të Air Albania dhe Turkish Airlines, çmimet janë të njëjta për të dy operatorët, ku vajtja në mengjes luhatet në 190-220 euro, ndërsa në mbrëmje është rreth 25% më lire (145.5 euro).
Nëse do të shkosh në Stamboll me Air Albania të shtunën në datën 9 maj, dhe kërkon të prenotosh përmes faqes së saj, https://www.airalbania.com.al, çmimi vetëm vajtje në kategorinë ekonomi është 148.5 euro, por ndryshe nga operatorët e tjerë Air Albania i paraqet çmimet pa përfshirë taksat. Në momentin që vazhdon prenotimet, kësaj tarife i shtohen dhe taksat duke arritur në 191.5 euro në një drejtim. Janë vetëm 5 vende më këtë çmim dhe më pas bileta shkon në 443 euro një drejtim (përfshirë taksat).
Të shtunën, në 11 maj, bileta vetëm në një drejtim është 224.5 euro, ku thotë se ka vetëm 7 vende të mbetura në kategorinë ekonomike, dhe nëse mbarohen, bileta shkon në 440 euro një drejtim!
Për të njëjtat data mund të presësh bileta edhe me Turkish Airlines. Nëse prenoton për datën 9 maj në mëngjes, bileta është po 191.5 euro, por është e specifikuar që fluturimi realizohet përmes Air Albania.
Nëse do të udhëtosh në mbrëmje, fluturimi kryhet përmes Turkish Airlines dhe bileta kushton rreth 25% mëlirë, konkretisht 145.5 euro dhe nuk paraqiten kufizime për numrin e vendeve të mbetura.
Në datën tjetër 11 maj, përmes Turkish mund të prenotosh biletë për udhëtimin e mëngjesit, por qërealizohet përmes Air Albania, me çmim të njëjtë nëse do e blesh në faqen e internetit të Air Albania, prej 224.5 euro. Ndërsa me Turkish, në orarin e mbrëmjes, bileta kushton 165.5 euro, ose 26% më lirë.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Air Albania ka çmimet më të larta të biletave drejt Stambollit.
Nëse doni të prisni një biletë nga Shkupi drejt Stambollit, me Turkish Airlines, po në datën 11 maj për nisje në orën 9.20 të mengjesit, bileta kushton 117 euro, ose 40% më lirë se nga Shqipëria në orarin e mëngjesit.
Nga Podgorica, në të njëjtën datë (11 maj), bileta është 143 euro në një drejtim drejt Stambollit, si paradite(09.45) ashtu dhe në mbrëmje (20.35), ose rreth 36% më lirë se nga Shqipëria.
Për momentin, me Air Albania mund të prenotosh vetëm përgjatë majit, ndërsa më pas rezervimet janë tëdisponueshme me Turkish Airlines. Në 6 qershor, vajtja në Stamboll në mëngjes kushton 150.5 euro dhe në mbrëmje 145.5 euro. Edhe në korrik, çmimet janë të ngjashme, gjithnjë nëse prenotoni tani.
Air Albania thotë në faqen e vet se së shpejti pritet të fillojë fluturimet në Milano, Bolonjë, Romë dhe Londër.
Krijimi i Air Albania dhe aksionerët
Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë ?Air Albania? e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë ?Albcontrol?, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, ?Turkish Airlins? dhe ?MDN Investment?, sh.p.k.
Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu ?Albcontrol? zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind ?MDN Investment? dhe ?Turk Hava Yollari A.O? 49 për qind. ?Air Albania? është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra./ Monitor
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojn...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do merreni vesh me se miri m...
Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokra...
Nga studioja e emisionit “A Show”, ku ishte pjesë e mbrëmjes...
Me zgjedhjen në funksionin e presidentit të Republikës Ilir ...
Mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit ka qenë një tje...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma në një postim në rrjetet s...
Ish kandidati i PD-së listën e qarkut të Elbasanit, Fitim Ze...
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka publ...
Analisti Preç Zogaj, nga studio e emisionit “Opinion,” foli...
Alketa Vejsiu mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, u përlot teks...
Dy palët politike në konflikt të pandalshëm në rreshtimin e ...
Kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi e tregoi fytyrën...
“Shqipëria ka problemet e autokracisë dhe moszhvillimit ekon...
SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku...
Të hënën, (29 prill), kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancela...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur rreth lëvizjes së aleatë...
Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krij...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...