Çfarë mund të pritet nga takimi i Berlinit?
Të hënën, (29 prill), kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ...
SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku më shumë para për armatimin, se të gjitha vendet e tjera në botë, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm, SIPRI.
Shumica e miliardave të shpenzuara vijnë nga SHBA. Nga të gjitha vendet në botë, janë SHBA ato që japin më shumë para për armatimin. Drejtuesi i projektit, Nan Tian thotë në bisedë me Deutsche Wellen, se ?rritja e shpenzimeve këtë vit prej 4,6% është më e larta prej 7 vitesh”. Sipas Tian ?SHBA po vë në jetë një program të zgjeruar modernizimi të të gjithë ushtrisë dhe po fillon me këtë. Bëjmë fjalë për një shumë prej 1,8 bilionë dollarësh për 20 vitet e ardhshme që do të jepet si për armët konvencionale, ashtu edhe ato nukleare.”
Sipas raportit, SHBA, Kina, Arabia Saudite dhe India së bashku japin më shumë fonde në botë për ushtrinë. Franca zuri në vendin e pestë në vitin 2018, e ndjekur nga Rusia, që për herë të parë u rendit në vendin e gjashtë. Por kjo sipas Tian, nuk lidhet me atë që Rusia ka dhënë më pak për shpenzimet ushtarake, por për shkak se shifrat e SIPRI-t janë të llogaritura në dollarë. ?Rënia e shpenzimeve ushtarake me 3,5% lidhet vetëm me inflacionin. Kthyer në rubël u bënë për vitin 2018 po aq shpenzime si për vitin 2017.”
Shqetësim në Europën Lindore
Shpenzimet ushtarake ruse sjellin shqetësim të madh sidomos në shtetet fqinje, thuhet në raportin e SIPRI-t. Konflikti Rusi-Ukrainë po ashtu e shton situatën e tensionuar dhe bën të rritën shpenzimet ushtarake. Ukraina ka dhënë në vitin e kaluar afër 4,8 miliardë dollarë për armatimin, një rritje me 21%. Por edhe vende si Bullgaria, Letonia, Lituania, Rumania dhe Polonia i kanë rritur shpenzimet ushtarake për t’iu përgjigjur ndjenjës së kërcënimit nga Rusia.
Në Europën Perëndimore janë Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania tek 10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake. Edhe Gjermania i ka rritur shpenzimet. Qeveria federale gjermane synon të rrisë shpenzimet ushtarake në 1,5% të prodhimit të brendshëm bruto. Partneri i NATO-s, SHBA kërkon një rritje të shpenzimeve në 2%.
Në vendin e dytë për shpenzimet ushtarake në botë qëndron Kina. 250 miliardë dollarë jep Kina për armatimin dhe modernizimin e ushtrisë, në 10 vitet e fundit buxheti ushtarak është rritur me 83%. Nga njëra anë sipas ekspertëve të SIPRI-t, Kina zgjeron influencën e saj në rajon. ?Kina nuk dëshiron që SHBA t’i afrohet shumë rajonit dhe vendeve fqinje. Ka tensione të mëdha mes dy aktorëve më të mëdhenj.” Nga ana tjetër, modernizimi i forcave të armatosura amerikane luan rol si për Kinën ashtu edhe Rusinë.
Megjithë rënien e çmimit të naftës, Arabia Saudite me shpenzimet e saj ushtarake ka zënë vendin e tretë, pas Kinës. Buxheti ushtarak i shtetit të gjirit kap shifrën e 67,7 miliardë dollarëve. Arabia Saudite është importuesi më i madh i armëve në botë, dhe e trajtuar në mënyrë të veçantë nga koncernet prodhuese të armëve. Pas vrasjes së gazetarit kritik, Jamal Khashogi, qeveria gjermane vendosi ndalim të eksportit të armëve ndaj Arabisë Saudite, por industria e armatimit shpesh prodhon në bashkëpunim me vende të tjera, e në këtë rast qeveria gjermane nuk mund të vendosë ndalim eksporti.
Turqia vazhdon të rrisë shpenzimet e armatimit
Një vend tjetër që i sjell shqetësime Gjermanisë në drejtim të eksportit të armëve është Turqia. Shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi dhe ofensiva ushatarke kundër kurdëve, bën që të rritet në Gjermani kritika për furnizimin me armë të Turqisë. Por Turqia vazhdon të rrisë shpenzimet e armatimit, në vitin e kaluar shpenzimet ushtarake u rritën me 24%. Turqia zë vendin e 15-të tani.
Ndërkohë India është vendi që për të pestin vit me radhë rriti shpenzimet ushtarake, Me 66,5% miliardë dollarë për buxhetin ushtarak, India shpenzon gati 6 herë më shumë se rivali i saj, Pakisani. Por të dyja fuqitë atomike vazhdojnë rritjen e armatimit dhe gjendja në rajonin e Kashmirit mbetet e paparashikueshme.
Afrika në raportin e SIPRI-t përmendet se ka dhënë më pak për armatimin, por sipas ekspertëve, nuk bëhen transparente të gjithë shpenzimet në disa vende afrikane. Sudani përmendet në raport, si një vend që nuk i bën tërësisht publike shpenzimet ushtarake.
Raporti i SIPRI-t mbështetet në burime të bëra transparente dhe zyrtare dhe nuk reflekton marrëveshjet sekrete. Prandaj mendohet, se shpenzimet ushtarake mund të jenë edhe më të larta se 1822 miliardë dollarë që ka llogaritur instituti i Stokholmit./DW
Të hënën, (29 prill), kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancela...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur rreth lëvizjes së aleatë...
Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krij...
Ish kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Fiks Fare u vu në dijeni nga pacientë se Spitali Shkodër mbe...
Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, foli rreth takimit q...
Shtatë persona të vrarë në një muaj, ose një i vrarë në katë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nga studioja e emi...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka folur rreth takimit që pritet të ...
Takimi mes aleatëve dhe Lulzim Bashës i cili nisi në orën 19...
Deputeti Myslim Murrizi, në një postim në rrjetet sociale ka...
Një pako e çuditshme u konstatua në zonën e Astirit, pasdite...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i qenë prezent në emisio...
Këngëtari Alban Ramosaj ka kaluar një episod mjaft të pakënd...
Në SHBA vdiq në moshën 87-vjeçare ish-senatori i shtetit të ...
Ish-kryeminstri Sali Berisha me një postim në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim, në or...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...