Rama takon kancelaren Merkel
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancela...
Të hënën, (29 prill), kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Ndryshe nga ajo që thuhet në media, një marrëveshje për ndryshimin e territoreve në Ballkan nuk pritet të ketë, i tha DW-së një zyrtar i qeverisë gjermane. Madje nuk mund të pritet as edhe një marrëveshje konkrete përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha të premten, 26 prill 2019, në Berlin se takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal. Demmer konfirmoi se Kosova është një nga temat kryesore. Sipas burimeve të DW, Kosova do të jetë tema kryesore gjatë darkës, pra, në pjesën e dytë të samitit.
Në pjesën e parë pritet një diskutim ku të gjithë të ftuarit do të shprehin pikëpamjet, qëndrimet, shqetësimet e tyre, hallet dhe kërkesat e tyre në lidhje me situatën në rajon. Gjermania pritet të kërkojë nga qeveria e Kosovës që ajo të heqë taksat doganore prej 100 për qind të e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sepse pa to nuk mund të ketë vazhdim në dialogun e normalizimit.
Pjesëmarrësit
Nga Kosova është ftuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa Serbia priten të vijnë presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç. Thaçi, Vuçiç, Gjukanoviç dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra. Disa liderë nga rajoni, si për shembull presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik më parë ishin shprehur të pakënaqur që nuk ishin ftuar në takim. Demmer tha në konferencën e shtypit, se nuk mund të jepte informacion për ftesat.
Angazhimi i drejtpërdrejtë i kancelares Angela Merkel në Ballkan ka qenë një dëshirë e kahershme e shumë politikanëve nga rajoni dhe nga Gjermania. Dëshira u përforcua kur dialogu i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, i drejtuar nga shefja e politikës së jashtme në BE Federica Mogherini, nuk solli rezultat.
Zonja Mogherini është gjithashtu e pranishme në Berlin. Në takim nuk pritet të jetë i pranishëm kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ai nuk e kish konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij, i tha DW-së një burim.
Në takim marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, pra, krahas Francës dhe Gjermanisë, bëhen katër vende të BE-së të interesuara seriozisht për Ballkanin. Organizatorët Macron dhe Merkel nuk duan të zëvendësojnë në asnjë mënyrë rolin e Bashkimit Evropian. Por ata duan të dëshmojnë se edhe pse BE aktualisht ndoshta nuk flet me një zë në lidhje me Kosovën, interesimi i shteteve të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është i pandërprerë, mësoi DW nga qarqet diplomatike.
Zgjerimi i BE
Megjithëse takimi është joformal, pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të takimit, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit.
Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian, prandaj kjo nuk do të jetë temë e samitit vetë. Por si për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ashtu edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë paraparë takime bilaterale me kancelaren Angela Merkel, para fillimit të takimit. Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE./DW
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancela...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka folur rreth lëvizjes së aleatë...
Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krij...
Ish kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Fiks Fare u vu në dijeni nga pacientë se Spitali Shkodër mbe...
Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, foli rreth takimit q...
Shtatë persona të vrarë në një muaj, ose një i vrarë në katë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nga studioja e emi...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka folur rreth takimit që pritet të ...
Takimi mes aleatëve dhe Lulzim Bashës i cili nisi në orën 19...
Deputeti Myslim Murrizi, në një postim në rrjetet sociale ka...
Një pako e çuditshme u konstatua në zonën e Astirit, pasdite...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i qenë prezent në emisio...
Këngëtari Alban Ramosaj ka kaluar një episod mjaft të pakënd...
Në SHBA vdiq në moshën 87-vjeçare ish-senatori i shtetit të ...
Ish-kryeminstri Sali Berisha me një postim në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim, në or...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, foli rreth krizës politi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...